Që të plakesh me shëndet dhe mirësi ia vlen të dish mënyrat e parandalimit te artritit në mënyrë që të menaxhosh jetën më mirë në vitet e vonshme të jetës suaj! Artriti është sëmundje degjeneruese e kërcit që shkakton fërkim të ashtit mbi asht tek nyjat duke shkaktuar dhimbje të mëdha. Ndodh për shkak të pleqërisë dhe disa faktorëve tjerë të mënyrës së jetuarit (jetëstilit). Lajmi i mirë është se mund të marrësh hapa që tani në rini që të parandalosh të merresh me artrit vonë gjatë jetës. Më poshtë keni 7 mënyra të parandalimit të artritit që shpresojmë se do ju vetëdijësojnë të merrni hapa drejt parandalimit.
1. Qëndro Aktiv
Të jesh aktiv [wp-like-locker]është njëra nga mënyrat kryesore të parandalimit të artritit. Zvogëlon gjasat e tua që të kesh ndonjë sëmundje të asociuar nga obesiteti, ndihmon në ndërtimin e muskujve, forcon nyjet, përmirëson sistemin kardiovaskular tuaj dhe ndihmon në mirëmbajtjen adekuate të peshës trupore. Pesha e tepruar shton presionin mbi nyjet veçanërisht në nyjet e këmbës dhe gjunjë. Ky presion ekstrem degradon kërcin dhe ashtin dhe funksionet e nyjeve. Pra merru me ndonjë aktivitet fizik.
2. Konsumo Kalcium Mjaftueshëm
Kalciumi është shumë me rëndësi për eshtra të forta dhe shëndet të mirë të eshtrave dhe nyjeve në përgjithësi. Burim i mirë i kalciumit janë prodhimet e qumështit si qumështi me pak yndyrë si gjiza, kosi dhe vet qumështi. Nëse për çfarëdo arsye nuk mund të konsumosh prodhime qumështi atëherë burime tjera të pasura me kalcium janë brokoli dhe peshku salmon.
3. Mos i mundo nyjat
Ka disa mënyra që mund ti mundosh nyjat që vërtet do të doje ti shmangësh që tani. Mos përsërit veprime përsëritëse që mund të shkaktojnë dhembje dhe mundim – veprime si shkrim në tastierë për orë të tëra apo punë fizike e pandërprerë për shumë orë. Gjatë ushtrimeve sigurohu që po bënë ushtrimin në formën e duhur që të mbrosh dhe mos ti mundosh nyjat.
4. Forco dhe stabilizo duart dhe këmbët
Duart dhe këmbët përdoren më së shpeshti për çdo ditë. Këmbët tua janë shtyllat e trupit kështu që është e një rëndësie të veçant të forcosh muskujt e këmbëve, gishtërinjtë dhe nyjën e këmbës. Gjithashtu shto fleksibilitetin e këmbës tuaj dhe këtë arrin ta bësh duke u ngritur në maj të gishtave dhe pastaj thembrat poshtë kurse ngrit gishtat. Për ti forcuar duart, shtri gishtërinjtë dhe pastaj bëje dorën grusht duke shtrënguar fortë. Hap gishtat prapë dhe mbyllë një nga një. Përsërite këtë ushtrim çdo ditë.
5. Ushtrimet Forcuese
Ushtrimet forcuese janë gjithashtu shumë të rëndësishme për ndërtim të fortë të eshtrave dhe muskujve. Muskujt i lëvizin nyjet ashtu si duhet, kështu që muskuj të fortë do të thotë që ke nyje të forta! Klasat si joga, Pilates dhe trajnimi rrethor janë shumë të mira si ushtrime forcuese.
- Yoga – diciplinë shpirtërore dhe asketike pjesë e së cilës janë kontrolli i frymëmarrjes, meditim i thjesht dhe adoptim i pozitave specifike trupore, që gjërësisht praktikohet për relaks dhe shëndet të mirë.
- Pilates – sistem ushtrimesh që përdor aparatur speciale të dizajnuar për të përmirësuar forcën fizike, fleksibilitetin dhe shtatin, dhe të shtoj aftësinë mendore.
- Trajnimi rrethor – është kombinim i trajnimit aerobik dhe trajnimit rezistues të intensitetit të lartë i dizajnuar që lehtë të përcillet dhe që synon shkrirjen e dhjamit, ndërtimin e muskujve dhe përmirësim të shëndetit të zemrës. Një “rreth” ushtrimesh është përfundimi i të gjitha ushtrimeve në një program.
6. Pi Shumë Ujë
Uji vepron si lubrifikues për shumë gjëra të rëndësishme brenda trupit tonë. Duke marrë parasysh se kërci është 70% ujë, të pishë sasi të mjaftueshme uji është e një rëndësie të veçan për të mirëmbajtur shëndetin e kërcit! Edhe vetë sistemet tjera të trupit funksionojnë si duhet dhe efektshëm kur pi sasi të mjaftueshme uji.
7. Vitamina C dhe D
Si vitamina C ashtu edhe vitamina D kanë treguar se ndihmojnë shëndetin e nyjave. Vitamina C redukton inflamacionin kurse Vitamina D ka treguar se në mënyrë potenciale parandalon nisjen e artritit reumatoid. Vitamina D është gjithashtu e rëndësishme për të ndihmuar absorbimin e kalciumit për të cilën folëm më lartë se është i rëndësishëm për eshtra. Pra sigurohu të marrësh sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave.
Është e rëndë të shohësh të afërmit të ndrydhur prej dhimbjeve nga artriti! Askush nuk dëshiron të jetë në dhembje kronike apo të ketë probleme shëndetësore që shfaqen me tu moshuar thjeshtë nga mungesa e kujdesit në moshën e re. Shpesh harrojmë të kujdesemi për trupin ton tani që të përgatitemi për të ardhmen. Nuk mjafton vetë të dimë mënyrat e parandalimit te artritit, por duhet që edhe të jemi pro-aktiv ndaj tyre, do të thotë të veprojmë![/wp-like-locker]