7 Receta Të Shëndetshme Të Lëngjeve

0
3386

shtrydhjeSherohu.com ka gjetur disa receta lëngjesh shumë të mira në Pinterest që do ti ndaj me ju të gjithë! Lëngjet kanë shumë dobi shëndetësore përveç asaj të spastrimit të brendshëm që përmendet shumë ditëve të sotme. Nëse ke shtrydhëse apo blender ju shumë lehtë mund ti bëni këto receta. Thjesht merr të gjithë përbërësit dhe futi në shtrydhëse apo blender. Nëse përdor blender atëherë e gjitha që ju duhet të bëni është ti shtoni një në të katërtën e një gote me uje (1/4) dhe pastaj kullo lëngun. Më mirë do të ishte nëse ke shtrydhëse sepse janë me efektivë. Me këto receta të shijshme ju do të arrini të keni lëkurë më të pastër, mendje më të kthjellët, zvogëlim të fryrjes, zvogëlim të dëshirës për ëmbëlsira, përmirëson nivelet e sheqerit në gjak dhe forcon sistemin e imunitetit. Lëngu thjesht ju bënë të ndiheni më mirë dhe besoj se do të ju pëlqej përzierja e shumë shijeve. Provo disa nga këto receta që mendojmë se vërtet do ju pëlqejnë. [wp-like-locker]

leng_i_gjelber1. Lëng i Gjelbër

Ky lëngë bëhet nga disa përbërës klasik dhe duhet të jetë njëra nga recetat më të mira! Ky lëng i gjelbër shumë i shijshëm është përplot përbërës ushqimor pastrues, energjik dhe alkalike, me plot vitamina, minerale dhe antioksidues. Duke shtrydhur në vend se të përziesh me blender përbërësit ushqimor më shpejt futen në rrjedh gjaku dhe fibra nuk ndërhynë në absorbimin e tyre (ashtu qysh ndërhyn kur përzien me blender). Ky lëng bëhet nga molla e ëmbël dhe spastruese, lakër jeshile spastruese dhe qetësuese, xhenxhefil i mirë për tretje dhe luftues inflamacioni dhe dhimbjeve, selino për të përmirësuar shtypjen e gjakut dhe zvogëluar dhimbjet dhe fryrjen, dhe më e mira nga të tjerat: spinaq për të dhuruar ty hekur, magnez, proteina dhe Vitamine E! Ke kujdes me xhenxhefil, duhet të përdorësh vetëm 2.5 cm nga rrënja e xhenxhefilit e jo të tërën ngase përveç që i humb shijen lëngut mund ta bësh atë shumë djegës.

Përbërësit:

2 Molla të gjelbra
4 shtaga selino
2.5 cm rrënjë xhenxhefili
1/2 e një kastraveci
2 filxhan (enë) me lakër jeshile
2 filxhan (enë) me spinaq

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, hedh lëngun në një gotë dhe kënaqu!

lengu_ilac_mrekulliberes2. Lëngu Ilaç Mrekullibërës

Ky lëng është njëri nga më të pëlqyeshmit për shkak të ngjyrës pink vibruese që ka. Në këtë recetë, rrepa janë yll i përbërësve, dhe nuk ju fajsoj nëse hamendesh të përdorësh apo jo rrepat në lëng. Duhet të fillosh me vetëm 1/4 e një rrepe duke e shtuar gjersa përdor tërë rrepën. Rrepat janë tjet të mira për spastrim të mëlçisë, shtim energjie, pushim të dhembjeve dhe tonifikim të lëkurës. Pasi ato vetvetiu janë të ëmbla ato kështu ndihmoj në shtim të shijes të kësaj recete kur kombinohet me mollë. Përdor mollë të gjelbra në vend të të kuqeve për sasi më të ulët të sheqerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmoni në balancimin e shijes së rrepave dhe karotave. Karotat janë burim i shkelqyeshëm i magnezit dhe vitaminës A. Vitamina A është përbërësi ushqimor më i mirë për të pasur lëkurë të pastër dhe largim të akneve. Magnezi në anën tjetër ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe ndihmon shërimin e muskujve. Selino është i mirë për konsum të Vitaminës K dhe për shtypje gjaku të shëndetshëm, gjersa limoni gjelbër dhe xhenxhefili vërtet i japin këtij lëngu një shtytje si spastrues i brendshëm. Për një lëkurë të shëndetshme dhe shndritshme ky lëng është favorit.

Përbërësit:

1 rrep
1/2 (gjysmë) molle e gjelbër
3 karota organike mëdha
5 shtaga selino
1 limon të gjelbër
1.6cm boç të rrënjës së xhenxhefilit

Udhëzimet:

Njëjtë si ajo më parë… Shtrydh të gjitha së bashku, hedh në një gotë dhe kënaqu!

leng_karote3. Lëng Citrus dhe Karrot

Lëngu karotës është receta klasike në botën e lëngjeve dhe shumë njerëz kanë shtrydhë karota çdo ditë për vite me radhë gjatë gjithë historisë për shkak të sasisë së lartë që kanë me Vitamina A, C dhe E, që të gjitha forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë kundër plakjes. Lëngu i karotës është gjithashtu tejet spastrues dhe njëkohësisht ka shije të mirë! Në këtë recetë ju po rrisni sasinë e antioksiduesve duke shtuar Vitaminë C nga portokajtë dhe grapefruti, që gjithashtu ndihmon në ulje të insulinës në trup tuaj. Xhenxhefili ndihmon në tretje dhe shton një shije të mirë në këtë recet.

Përbërësit:

12 Karota
1 grapefrut
2 portokaj të vegjël
1.7cm boç xhenxhefili

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, hedh në gotë dhe kënaqu!

leng_kunder_pagjumsis4. Lëngu Shërues i Pagjumësisë

Nëse ke probleme me gjumë, provo këtë lëng para darkës ose pas një darke të leht. Ky lëng është i pasur me përbërës si spinaqi, lakra jeshile dhe rrepat dhe kështu ju ndihmon më shpejt të ju zë gjumi për shkak të sasisë së lartë të magnezit në to. Magnezi është relaksues natyral i muskujve dhe gjithashtu ndihmon në relaksimin e mendjes, kështu duke ju futur më shpejt në gjumë. Kjo recetë është vetvetiu mjaft e ëmbël por përveç tjerash mjaft spastruese dhe ushqyese.

Përbërësit:

1 filxhan spinaq
1 mollë
2 shtaga selino
2 flet nga lakra jeshile, dhe
1 rrepë

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, hedh lëngun në gotë dhe kënaqu!

leng_per_energji5. Lëngu Energjik

Nëse ke probleme të zgjohesh dhe tia fillosh ditës me dëshirë ngase të mungon energjia, atëherë bëje këtë lëng sa më shpejt. Ky lëng është përplot përbërës energjik dhe antioksidues të fuqishëm për ti dhënë tërë trupit tuaj energji. Përveç tjerash është i mirë edhe për të zvogëluar fryerjen dhe mostretjen, të cilat ashtu si e dimë, mund të jenë shterues të energjisë. Ky lëngë gjithashtu ka si përbërës edhe të fuqishmen uthull molle, që do ti shtosh lëngut pasi të shtrydhësh gjithçka. Uthulla e mollës është shumë e mirë për të ulur dhembjen e nyejve, ndihmon tretjen, shton energjinë dhe është përplot me vitamin C. Sigurohu të gjesh uthull molle organike se këto janë përplot antioksidues dhe materie ushqyese.

Përbërësit:

2 Molla
2 Kastraveca
8 shtaga selino
1 boç xhenxhefil
1 kanellë
2 lugë gjelle me uthull molle organike

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, hedh në një gotë, hidh dy lugë uthull molle organike, përziej dhe kënaqu!

leng_kunder_fryrjes6. Lëngu Natyral i Gjelbër Ç’fryrës

Nëse po kërkon të largosh fryrjen pas një jave, fundjave ose një nate të rëndë nga ushqimi dhe pija e tepruar, atëherë pi këtë lëng! Ju gjithashtu do të ndjeni lehtësim të dhimbjeve dhe shtim të niveleve të energjisë pas pirjes së lëngut. Nëse je fillestar sa i përket shtrydhjes pemëve dhe perime për të bërë lëngje atëherë ky lëng i gjelbër është fantastik. Materiet ushqyese dhe antioksidues nga lakra jeshile janë aq të fuqishëm aq sa ju menjëherë ndjeni magjinë e tyre pos të pini. Lakra jeshile është e pasur me magnez, hekur, proteinë, Vitamina A, C dhe E, dhe klorofil. Ushqimet tjera si limoni, xhenxhefili dhe selino ndihmojnë në spastrim të brendshëm, zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe fryrjen e gjithashtu ofrojnë sasi të mjaftueshme me vitamin C, K dhe përbërës tjerë miqësorë për tretjen.

Përbërësit:

1 kastravec
3 shtaga selino
1/2 (gjysmë) limoni
1 flet lakre jeshile
1 mollë të gjelbër

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, derdh lëngun në gotë dhe kënaqu!

leng_energji_shtues7. Lëngu Energji Shtues

Kjo recet lëngu është i ëmbël dhe ka gjithçka nga pak. Së pari ka ananasin që është i pasur me vitamin C për të mbajtur sistemin imunitar dhe lëkurën tuaj në top form. Plus, ananasi njihet mirë për aftësin e tij në zvogëlimin e fryerjes pasi që përmban enzim të fuqishme të njohur si bromelain që ndihmon tretjen. Edhe mentoli është diçka që do përdorim në këtë recetë përveç tjerash për ti dhënë shije freskuese dhe përmirësuar tretjen. Mentol është i pasur në përbërës që zvogëlojnë stresin, fryerjen, mostretjen dhe zvogëlon dëshirën për të ngrënë. Molla këtu shtohet për të rritur sasin e Vitamines C dhe përbërësit tjerë antioksidues, e pse jo edhe për ti shtuar shije lëngut. Dhe mos të harrojmë karotat! Karotat, ashtu si veç tani e dini, janë përbërësit më të fuqishëm për shtrydhje. Nëse vuan nga nivele të ulëta të sheqerit në gjak atëherë rekomandojmë të shtoni më shumë karota se sa ananas dhe mollë në këtë recetë, apo të shtosh perime të gjelbra tjera si spanaqi apo lakër jeshile. Edhe selino është një perim tjetër shumë i mirë që mund ti shtosh këtij lëngu për të balancuar shijen. Sidoqoftë, ky lëngë do shtoj nivelet e energjisë tek ti shumë më shumë se një filxhan kafe!

Përbërësit:

1/2 (gjysëm) ananasi
3-4 flet mentol
1 mollë
4 karota të mëdha

Udhëzimet:

Shtrydh të gjitha së bashku, hedh në një gotë dhe kënaqu!

Na pëlqen të kemi ide nga të tjerët rreth recetave. Kështu që nëse shtrydh dhe bënë lëng atëherë na trego se cilët janë përbërësit tuaj favorit? Lirisht ndaj me ne recetat apo idet se çka mendon se do të bënte një lëng të mirë![/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.