Caji Masala – Vetit dhe Dobitë Sheruese

0
2723

Caji masala shume i përdorur ne vendet aziatike. Është një prerjeje e disa erëzave te cilat se bashku krijojnë një mrekulli ne shije dhe ne shëndet.

Ja disa prej arsyeve pse duhet përdorur

  1. Veti Antiinflamatore: Te gjitha erëzat jo vetëm qe kane veçoritë e tyre te veçanta por edhe së bashku ne sinergji veprojne per te luftuar cdo lloj infalamacioni. Një nder perceptuesit kryesor është xhenxhefili i cili njihet si antiinflamator i shkëlqyer.
  2. Largon lodhjen: Nje filxhan i ngrohte me caj masala është ideal pas nje dite te ngarkuar e te lodhshme. Taninat prezente ne caj ndihmojnë ne lehtësimin dhe qetësimin e trupit duke e rigjallëruar atë.
  3. Lufton gripin dhe te ftohtin: Nxit sistemin imunitar dhe u krijon barrierë gjithë infeksioneve duke nxitur sistemin imunitar. Ka gjithashtu veti antibakteriale, antifungale, antiparazitike dhe antiseptike.
  4. Ndihmon tretjen: si pasoje e përmbajtjes se tulsit, ginger and kanelles. Caji masala ndihmon dhe nxit tretjen duke nxitur gjëndrat salivare dhe peristaltiken. Ndaj pas nje vakti te rende apo pas një lodhje te sistemit digjestiv përdorni cajin Masala.
  5. Mik i zemrës tuaj: Ka sasi te larta te cajit te zi me veti te forta antioksidues dhe antikolesterolike duke nxitur kolesterolin e mire. Ereza eleki ka veti te reduktoje bllokimin e arterieve. Kështu ky caj rregullon si ritmin e zemrës ashtu edhe presionin arterial dhe dilatimin e vazave te gjakut.
  6. Nxit metabolizmin: Te keni një metabolizëm te shpejte është e lidhur edhe me humbjen ne peshe, por jo vetëm, një metabolizëm i mire është përgjegjës edhe për shume funksione te trupit tone. Ky caj nxit ndjeshëm metabolizmin.
  7. Parandalon diabetin: Kanella dhe elaiki janë te njohura për parandalimin e diabetit duke rritur mdjeshmerine insulinike ne trup dhe duke ulur nivelin e sheqerit ne gjak. Kanella është e njohur se mban mendjen te freskët dhe mbron kundër sëmundjes se Alzheimerit.
  8. Lehtëson PMS: Sindroma para-menstrual (PMS) është një nder fazat me te papëlqyera te femrave. Ndaj jua sugjerojmë cajin masala si mikun tuaj me te mire ne rastin e PMS. Ky caj përmban agjent te cilët mbajnë te qeta nervat tuaja dhe kane efekt te stimulojnë lumturinë. Gjithashtu ndihmon ne lehtësimin e dhimbjeve duke relaksual muskujt mitral.

Tani edhe ne Shqiperi e Kosove

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.