Është vështirë ta leme duhanin por ti mund ta bësh. Që të kesh gjasat më të mira ta lesh duhanin dhe të mos e ndezësh asnjëherë ju duhet të dini se me çfarë vështirësish do përballesh, cilat janë opsionet e tua, dhe ku të kërkosh ndihmë.
Këto informacione do i gjeni këtu.
Pse është vështirë ta leme duhanin?
Mark Twain ka thënë: “Ta lesh duhanin është e lehtë. Unë e kam lënë njëmijë herë.” Ndoshta edhe ju keni provuar ta leni duhanin. Po përse është e vështirë për shumë njerëz ta lenë dhe të mos e ndezim më? Përgjigja është nikotina.[wp-like-locker]
Nikotina
Nikotina është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në tobako (duhan). Krijonë varësi sa heroina dhe kokaina. Me kalimin e kohës ju bëheni i fizikisht i varur dhe emocionalisht i ngjitur pas nikotinës. Kjo varësi fizike shkakton simptoma të padurueshme kur provoni ta leni duhanin. Varësia emocionale dhe mendore e bënë më të vështirë të rrish larg duhanit pasi ta keni lënë. Studimet tregojnë se ta lesh dhe mos ta ndezësh mës duhanpirësit duhet të përballen si me varësin fizike ashtu edhe at mendore.
Si futet brenda nikotina, ku shkon dhe sa gjatë qëndron
Kur thithni timin e duhanit, nikotina bartet thellë në mushkëritë tua. Atje shpejt absorbohet në rrjedh gjaku dhe bartet nëpër gjithë pjesët e trupit. Në fakt nikotina e thithur nga tymi shumë më shpejt arrin trurin se sa ilaçet që futet në trup përmes venave (IV apo intravenoze).
Nikotina ndikon në shumë pjesë të trupit duke përfshirë këtu zemrën dhe enët e gjakut, hormonet, mënyrën se si shfrytëzon trupi juaj ushqimin (pra metabolizmin tuaj), dhe trurin tuaj. Nikotina mund të gjendjet në qumësht gjiri e gjithashtu edhe në mukozën e zverkut tek femrat që pinë duhanin. Gjatë shtatzanise, nikotina kalon placentën dhe është gjetur në lëngun amniotik dhe në gjakun e kërthizës së foshnjës së porsalindur.
Faktor të ndryshëm ndikojnë në at se sa gjatë i kërkohet trupit të largoj nikotinën dhe bi-produktet e saj. Në shumicën e rasteve, duhanpirësit e rregullt prapë do kenë nikotinë apo bi-produktet e saj si kotinine, në trupin e tyre edhe 3 deri 4 ditë pasi ta keni lënë duhanin.
Si ju bënë të varur nikotina
Nikotina nxit ndjenja të kënaqshme dhe të shpërqendron nga ato të pakënaqshmet. Kjo ju bënë që prapë të dëshironi të pini duhan. Nikotina gjithashtu vepron si një lloj depresanti duke ndërhyrë në rrjedhën e informacionit në mes të qelizave. Duhanpirësit fillojnë të pinë më shumë cigare kur sistemi nervor adoptohet ndaj nikotinës. Kjo në anën tjetër shton sasinë e nikotinës në rrjedhën e gjakut të duhanpirësit.
Me kalimin e kohës duhanpirësit zhvillon tolerancë ndaj nikotinës. Toleranca do të thotë se kërkohet akoma më shumë nikotinë që të arrihet efekti që duhanpirësi arrinte nga sasi më të vogla. E kjo ju shtyn të pini akoma më shumë duhan gjersa një ditë duhanpirësi arrin nivel të caktuar të nikotinës e pastaj i duhet të vazhdoj të pijë duhan për të mbajtur nivelet e nikotinës në nivel të kënaqshëm.
Kur përfundoni një cigare niveli i nikotinës në trup filloj të bjer duke shkuar poshtë e më poshtë. Ndjenjat e kënaqësisë veniten dhe duhanpirësi e vëren se po ndjen nevojë të ndez një tjetër. Nëse pirja e një cigare shtyhet duhanpirësi fillon të ndjehet i neveritshëm dhe padurueshëm. Kjo zakonisht nuk arrin pikën e simptomave të vërteta të lenies se duhanit, por me kalimin e kohës duhanpirësi bëhet akoma më i padurueshëm. Kur ai/ajo pi një cigare ndjenjat e pakënaqësisë veniten dhe kështu cikli vazhdon.
Simptomat e tërheqjes nga nikotina mund të shtyj që prapë t’i kthehesh pirjes së duhanit
Kur duhanpirësit provojnë të shkurtojnë sasinë e cigareve që pinë apo provojnë ta lënë duhanin krejtësisht atëherë mungesa e nikotinës i shtyn drejt simptomave të tërheqjes. Tërheqja është si fizike ashtu edhe mendore. Fizikisht trupi reagon ndaj mungesës së nikotinës ndërsa, mendërisht duhanpirësi përballet me sfidën e harrimit të një vesi të ngulitur, e kjo kërkon ndryshim të madh në sjellje. Që të dy faktorët si ai fizik ashtu edhe ai mendor duhet të adresohen që procesi i lenies se duhanit të funksionoj.
Ata që kanë pirë duhan rregullisht për disa javë apo edhe më gjatë do të kenë simptoma tërheqjes nëse përnjëherë vendosin të lënë duhanin apo shumë zvogëlojnë sasin e duhanit që pinë. Simptomat zakonisht fillojnë përbrenda disa orëve nga cigarja e fundit dhe arrijnë majen rreth 2 apo 3 ditë më vonë atëherë kur shumica e nikotinës dhe bi-produkteve të saj janë nxjerr nga trupi. Simptomat e tërheqjes mund të zgjasin për disa ditë deri disa javë. Ato përmirësohen dita ditës përderisa ju qëndroni larg duhanit (dmth nuk pini)
Simptomat e lenies se duhanit janë:
- Marramendje (që mund të zgjas një apo dy ditë pasi ta leni duhanin)
- Depresion
- Ndjenja frustrimi, nervoz dhe pa-durueshmëri
- Ankth
- Iritueshmëri
- Mërzi dhe parehati
- Koke dhembje
- Lodhje
- Shtim apetiti
- Shtim peshe
- Kapsllëk dhe gazra
- Kollitje, tharje gojës dhe rrjedhje hundës
- Shtrëngim në gjoks
- Ulje të rrahjeve të zemrës
Këto simptomat mund ta shtyjnë njeriun ti kthehet pirjes së duhanit për ti dhënë shtytje niveleve të nikotinës në gjak derisa simptomat të largohen. (Për informacione se si të përballeni me simptomat e lenies së duhanit, lexo “Si Ta Leme Duhanin”)
Substancat tjera në cigare
Ka ca dëshmi se kimikale tjera në cigare që pini mund të veprojnë me nikotinën për ta bërë akoma më të vështirë që ta lëni pirjen e duhanit. Efektet e pirjes së duhanit në monoamine oxidase (një kimikal truri) dhe substancat e quajtura harman dhe norharman akoma po studiohen. Për ca njerëz, lenia e duhanit shkakton probleme akoma më të mëdha në disponimin e tyre e kjo në anën tjetër shton ëndjen për cigare dhe vështirësinë për të mos e ndezur më.
Pirja e duhanit ndikon edhe në medikamentet tjera
Pirja e duhanit gjithashtu e bënë trupin tuaj të nxjerr jashtë ca medikamente më shpejt se sa zakonisht. Kur ta lëni duhanin nivelet e këtyre medikamenteve mund të ndryshohen. Këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme dhe rrisin paqëndrueshmërinë e lenies se duhanit. Pyet mjekun nëse ndonjëra nga këto ilaçe që merrni duhet të kontrollohen apo ndryshohen pasi ta leni duhanin.
Në artikullin e ardhshëm do të lexoni për arsyet pse duhet ta leni duhanin?[/wp-like-locker]