Çka Duhet Të Dini Për Cistat Ne Vezore?

0
3757
Imazh - pamja e vezores normale dhe me ciste (djathtas)

Cistat Ne Vezore janë qese të mbushura me lëng përbrenda ose në sipërfaqe të vezorit. Femrat kanë dy vezore – secili me madhësi dhe formë të ngjashme me bajamet – në të dy anët e mitrës. Vezët (ova) zhvillohen dhe piqen në vezorë dhe pastaj lirohen në cikla mujorë gjatë gjithë viteve sa një femër është e aftë për të lind fëmijë.

Shumë gra u bie të kanë cista ne vezore ndonjëherë gjatë jetës së tyre. Shumica e cistave ne vezore nuk paraqesin ndonjë mundim dhe janë të padëmshme dhe zhduken përbrenda disa muajve pa pasur nevojë për ndonjë tretman.

Sidoqoftë, cistat ne vezore shpesh prodhojnë simptoma serioze. Mënyrat më të mira për ta mbrojt shëndetin është ti njohim simptomat që mund të sinjalizojnë ndonjë problem pak më serioz dhe pastaj të caktojmë termin për ekzaminim të komblikut.

cistat ne vezore
Imazh – pamja e vezores normale dhe me ciste (djathtas)

Cistat Ne Vezore – Llojet e Cistave

  • Cistat Funksionale – Këto cista normale shpesh tkurren dhe zhduken brenda dy apo tre ciklave menstrual. Ky lloj i cistave rrall ndodh tek gratë në menopauzë për shkak se formohet gjatë ovulacionit dhe në menopauz vezët më nuk prodhohen.
  • Cistat Deromoid – Këto janë cista që janë të mbushur me lloje të ndryshme të indeve, duke përfshirë këtu edhe çime dhe lëkurë.
  • Cistat Endometrioma – Këto cista gjithashtu njihen si “cistat çokollat” të endometriozes dhe formohen kur inde të ngjashme me rreshtimin e mitrës ngjiten në vezore.
  • Cistet Cist-adenoma – Këto cista ne vezore janë ato që zhvillohen prej qelizave nga sipërfaqja e jashtme e vezoreve.
  • Semundja Policistike e Vezoreve – Kjo sëmundje i referohet cisteve që formohen nga mbledhja e folikulave. Këto cistet shkaktojnë vezoret të zmadhohen dhe krijojnë mbështjellje të trash të jashtme e cila mund të ndaloj ovulacionin dhe shpesh janë edhe problemi i shtatzënisë (arsye pse ca gra nuk mbesin shtatzënë)

Një cist i madh mund të shkaktoj dhembje barku. Nëse cisti i madh bënë presion mbi fshikëz të urinës atëherë ti mund të ndjesh nevojë të urinosh më shpesh për shkak se kapaciteti i fshikëzës zvogëlohet.

Cistat Ne Vezore – Simptomat e Cistave Ne Vezore mund të jenë:

1. Çrregullime menstruale

2. Dhembje kombliku – dhembje e pareshtur apo e herëpashershme që mund të bartet edhe tek mjedisi dhe kofshët.

3. Dhembje kombliku pak para se të ju fillojnë periodat ose pak para se të përfundojnë.

4. Dhembje kombliku gjatë marrëdhënieve (dyspareunia)

5. Dhembje gjatë jashtëqitjes ose presion në zorrën e trash.

6. Përzierje, vjellje apo dhembje gjoksi të ngjashme me ato që përjetohen gjatë shtatzanise

7. Fryrje apo rëndim në bark

8. Presion në rektum apo presion në fshikëz që të bënë të urinosh më shpesh apo vështirësim në zbrazjen e plot të fshikëzës së urinës.

Kërko ndihmën e mjekut menjëherë nëse:

Papritur keni dhembje të forta barku dhe dhembje kombliku

Dhembje të shoqëruara me ethe dhe vjellje

Këto shenja dhe simptoma – apo ato të shok-ut, siç janë ftohja, lëkurë e lagësht dhe e ftohët, frymëmarrje e shpejt, marramendje dhe dobësim – tregojnë emergjencë dhe kërkohet menjëherë të shkoni në spital.

Egzaminimi i Komblikut nga Gjinekologu
Egzaminimi i Komblikut nga Gjinekologu

Cista Ne Vezore shpesh nuk shkaktojnë asnjë simptomë kështu që është me rëndësi për gra që kan pasur cista më par që të bëjnë ekzaminime të rregullt të komblikut. Gratë që kan pasur cista ne vezore më parë janë në rrezik më të madh të zhvillojnë prapë cista. Përveç tjerash, endometrioza mund të përkeqësohet me prezencën e cistave të vezoreve dhe kështu ju shtohen gjasat për largimin e vezoreve. Në raste të pazakonta të cisteve malinje të vezoreve, trajtimi i hershëm ofron gjasat më të mira për shërim. Gratë që zhvillojnë cista ne vezore pas menopauzës kan më tepër gjasa të kenë probleme malinje.

Burimi – Cistat Ne Vezore, eMedicineCistat Ne Vezore & Tumoret, WebMDCistat Ne Vezore, Healthline

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.