MORGELON
Sipas Fondacionit të Kërkimeve rreth Morgelonit, rreth 14000 persona në të gjithë botën vuajnë nga ndjesia e zvarritjeve, pickimeve, djegjes, kruajtjes dhe shpërthimi i fibrave të çuditshme blu, të zeza dhe të kuqe që karakterizojnë këtë sëmundje. Kjo sëmundje gjithashtu shoqërohet në shumicën e rasteve me rraskapitje, humbje të përkohshme të kujtesës, dhimbje nyjesh dhe ndryshime të imazheve vizuale. Ky grupim simptomash u quajt Morgelon ne vitin 2002, nga një nënë e cila besonte se djali i saj dy vjeçar vuante nga kjo sëmundje. Emërtimi vjen nga shek. XVII-të, kur ëe Francë u shfaq një gjendje e çuditshme e lëkures dhe kur fëmijet vdiqen në mënyrë misterioze, pasi i kishin dalë “flokë te zinj”. Megjithatë, ka një debat shumë të gjerë rreth faktit, nëse kjo gjendje e lëkures ekziston me të vërtetë.
Shumica e doktorëve besonin se kjo sëmundje mund të ishte një formë iluzioni, gjatë se cilit të sëmurët besonin se ishin të infektuar nga një lloj paraziti. Në këtë mënyrë, fibrat që shfaqeshin në mënyrë misterioze në lëkurë mund të ishin thjesht ekzema apo zgjebe. Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka pranuar kohët e fundit se duhet bërë një kërkim shkencor intensiv rreth kësaj sëmundjeje të pashpjegueshme dhe që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.