Dhjetë sëmundjet më misterioze në botë

0
2779

SINDROMA E THEKSIT TË HUAJ

Ata që vuajnë nga sindroma e theksit të huaj e gjejnë veten, duke folur në mënyrë të pashpjegueshme në një dialekt të panjohur. Janë regjistruar vetëm 60 raste të këtij fenomeni shumë misterioz. Në fillim, mjekët e shpjeguan atë si problem psikiatrik por në vitin 2002, shkencetarët e Universitetit të Oxfordit në Angli, zbuluan se të prekurit nga kjo sëmundje kishin të njëjtat anomali në tru që i shkaktonin rritje të zërit në bisedë, zgjatjen e zanoreve dhe shumë çrregullime të tjera.

Sipas gazetës së “Neurolinguistikes”, të sëmuret nuk duhet që domosdoshmërisht të njohin theksin që ata përdorin. Zëri i tyre i ri nuk flet me doemos me një theks të huaj, por ndryshimet e tyre në të folur shpesh ngjasojnë me thekse të ndryshme të botës. Rasti i parë i evidentuar ka qenë ai i nje gruaje norvegjeze në vitin 1941, e cila zhvilloi vetvetiu një theks të fortë gjerman dhe si pasojë u izolua nga komuniteti i saj.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.