Home Semundjet Semundjet e Zemres Dieta Ushqimore per Zemer te Shendetshme

Dieta Ushqimore per Zemer te Shendetshme

0

Dieta per zemerSëmundjet kardiovaskulare përfaqësojnë një ndër shkaqet kryesore të vdekjes për shumë njerëz. Në më shumë se 90% të rasteve, shfaqet infarti i miokardit i cili le si pasojë edhe nekrozën e miokardit. Simptomat klasike shfaqen që nga dhimbje e toraksit, djegie , etj.

Sëmundjet kardiovaskulare kanë shumë faktor rreziku (mosha, seksi, presioni arterial, alkooli, duhan-pirja, diabeti, kolesterolemia, etj). Megjithatë faktorët ndahen në të modifikueshëm ku përfshihet stili i jetesës dhe ushqyerja, diabeti, kolesterolemia, hipertensioni arterial, mbipesha, duhan-pirja ,  dhe jo te modifikueshëm si mosha, gjinia mashkullore dhe historiku familjar.

REKOMANDIME TE PËRGJITHSHME DIETIKE

  • Zgjedhja e ushqimeve me sasi te ulët të yndyrave dhe kolesterolit
  • Zgjedhja e ushqimeve me sasi të larte amidoni, fibrash dhe sasi te ulet sheqernash.
  • Gatuani me yndyra vegjetale (vaj ulliri, misri, liri, soje etj)
  • Preferoni metoda gatimi si avull, zierje, piastra, presioni
  • Konsumoni 5 vakte : mengjes, mesvakti ne oren 10, dreka, pasdite, darka

USHQIMET E NDALUARA

  • Alkooli
  • Ushqimet  e konservuara, ekstraktet e mishit, salsat e konservuara me shume kripe.
  • Fast food-et
  • Salsat si majoneza dhe ketchup.
  • Ushqimet e skuqura.
  • Patatinat,ushqimet snack te konservuara
  • Pijet me sheqer dhe gaz si koak kola, uji tonik, cajrat e ftohta, lëngje te  frutave te konservuara, pijet energjetike etj.
  • Shtesat ushqimore si gjalpi, margarina, panna, pancetta etj
  • Ushqimet e përpunuara si salsice, sallam, proshuta
  • Ëmbëlsirat e renda

USHQIMET E  REKOMANDUAR DHE TE LEJUARA

Perimet krudo dhe te ziera apo të avulluaral. Te merren ne sasi te mëdha. E mira është te konsumohen ne te njëjtin porcion , lloje te ndryshme duke rritur mundesinë per te marre njekohesisht sasi te konsiderueshme kripërash minerale, vitamina dhe antioksidues te nevojshëm për organizmin si dhe te nevojshëm pe te ulur dhe parandaluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Fruta, rreth dy deri tre lloje frutash ne dite për hir te sasisë me minerale, vitamina dha antioksidues.  E mira është te konsumohen me lëkure. Eshte e keshillueshme te merren frutat e stines duke evituar ato te ruajturat ne frigoriferë industrial.

  • Peshku, është mire te përfshihet 3 deri 4 here ne jave. Preferohet te merren peshqit me sasi te larta te acideve yndyrore si omega 3 te cilat ndalojnë veshjen e eeve te gjakut me kolesterol.
  • Sardele dhe acuget
  • Bishtajoret (qiqra, fasule, thjerrëza, bizele, etj). Bishtajoret jane nje burim i rëndësishëm i proteinave vegjetale.
  • Këshillohet te  konsumohen 2-3 here ne jave drithera.
  • Mishi i bardhe, (pula, gjel deti, lepur) sigurisht pa lëkure. Kryesisht ne avull ose furre..
  • Djathërat e freskët si rikota, mocarela. Te konsumohen dy here ne jave si pjate e dyte. Mund ta përdorni si garniture perimesh duke favorizuar marrjen e nevojshëm te kalciumit
  • Veze , 2 ne jave
  • Qumësht dhe kos te skremuar, një here ne dite.
  • Oriz , makarona integrale.
  • Supe perimesh
  • Erëza dhe aceto balsamike
  • Uje te paktën 1.5 litra ne dite, preferohet uje oligomineral
  • Fara kia, liri, susam
  • Domatet kruesisht te ziera
  • Qepa dhe hudhra
  • Frutat e thata
  • Molle, banane, kivi, avokado

KUJDES

Keto janë këshilla prej dietologut por kini kujdes, gjithçka e detajuar duhet te konsumohet pas vizitës tek kardiologu dhe tek dietologu për te përcaktuar kështu sasinë dhe llojin e sakte te vakteve.

Pergatiti: Hyrida Basha – Dhima (Dietologe, Nutrizioniste, Biologe )

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

 

Bashkohu me 102000 anëtar tjerë

Bëje Like dhe bashkohu