A është e mundur që një dietë e pasur me produkte nga qumështi të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2?
Pirja e qumeshtit ka rënë dukshëm në vitet e fundit, me fjalë tjera pak kush pinë qumësht ditëve të sotme. Dhe përgjatë gjithë kësaj kohe rastet e trashjes (obezitetit) dhe diabetit tip 2 janë shtuar dukshëm. A është kjo thjeshtë një koincidencë (rastësi) apo janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën? Hulumtues nga Univerziteti Harvardit kohëve të fundit kanë shtjelluar këtë pyetje duke ekzaminuar lidhjet mes konsumimit të produkteve të qumështit, trashjes (obesistetit) dhe faktorëve kryesorë në zhvillimin e diabetit të tipit 2 tek të rriturit e ri.
Fokusi i tyre ishte në faktorët shëndetësor – duke përfshirë këtu trashjen nivele të larta të parregullta të insulinës në gjak – që duket se kontribuojnë në tensionin e lartë të gjakut, nivele abnormale të sheqerit në gjak, HDL ulët (kolesterina e mirë) dhe ngritje të triglicerideve të gjakut. Ky grup i faktorëve të rrezikut që ndryshe e quajnë sindromi i rezistencës ndaj insulinës (IRS) ose x sindromi, dhe është i lidhur me rritjen e rrezikut për diabet të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.
Një Vështrim në Dietë dhe Mënyrën e Jetesës
Për këtë analizë, më shumë se 3.000 të rritur të rinj nga 4 qytetet Amerikane kanë përfunduar një pyetësor që dokumentonte veset dhe zakonet e të jetuarit të tyre, duke përfshirë pirjen e duhanit, aktiviteti fizik, dhe dietën. Gjithashtu ata kanë kryer test fizike dhe analizat e gjakut si tensioni i gjakut, nivelin e kolesterolit, nivelin e sheqerit në gjak, dhe yndyra e trupit.
Pjesëmarrësit e këti studimi u monitoruan gjatë një periudhe 10-vjeçare, dhe janë diagnostikuar me rezistencë ndaj insulinës nëse kishin dy nga këto simptoma: nivel të lartë të sheqerit në gjak, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, dhe një kombinim të ulët të kolesterolit HDL dhe triglycerides të lartë.
Të rriturit me mbipeshë përfitojnë nga produktet e qumështit.
Në mesin e vullnetarëve të cilët ishin disi me mbipeshë, kishte një incidencë shumë më të ulët të karakteristikave të IRS – trashje, presionin e lartë të gjakut, nivelet jo normale të sheqerit në gjak – tek ata që hanin ushqime të qumështit. Ata që kanë ngrënë të paktën 5 shërbime në ditë (qumësht, djathë, kos, dhe produkte tjera të bazuar nga qumështi) kishin zvogëluar gjasat e tyre për zhvillimin e IRS karakteristikave për 72%, edhe pas marrjes në konsideratë faktorët tjerë të jetës dhe dietës që ndikojnë në gjasat për zhvillimin e IRS.
Tek personat me peshë normale, nuk kishte asnjë model të qëndrueshëm në mes konsumit të qumështit dhe zhvillimin e IRS.
Pse Produktet e Qumeshtit?
Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se si ushqimet specifike mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të IRS. Ata spekulojnë, megjithatë, se përfitimet mbrojtës të prodhimeve të qumështit mund të vijnë nga kalciumi, kalium dhe magnezi – të gjithë prej të cilave mund të ulët rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundje koronare të zemrës, infarkti, ose diabeti tip 2.
Sindromi i rezistencës ndaj insulinës, diabeti i tipit 2, dhe sëmundjet kardiovaskulare janë në rritje në të gjitha grupet e racave, etnive dhe klasave sociale. Edhe fëmijët dhe të rriturit e rinj janë duke i zhvilluar këto sëmundje me ritme të larta. Autorët theksojnë se trendet e konsumit dietik të tilla si rritja e konsumimit të sodës (coca cola) (të cilat shpesh zëvendësojnë qumështin) dhe ushqimet e zakonshme të shpejta mund të kontribuojë ndaj shëndetit të dobët dhe mbipeshën.
Kujdes Ndaj Konsumimit të Produkteve të Qumështit
Dobësia e prodhimeve të qumështit është sasia shumë i lartë i yndyrave të ngopura që përmban. Por, konsumatorët mund të minimizojnë yndyrat dhe kaloritë duke zgjedhur qumësht, kos dhe djathë pa yndyrë apo me pakë yndyrë.