Duart dhe Tastierat e Pastërta Zvogëlojnë Rreziqet Shëndetësore

0
2588

Thjesht duke përdor sanitizer (pastrues duarsh) nga etanoli apo pastrimi i rregullt me peceta me etanol në mënyrë dramatike zvogëlon bakteret në tastierat të kompjuterëve dhe kështu zvogëlon rreziqet shëndetësore.

Një studim i bërë nga hulumtues nga Universiteti Teknologjisë Ambientale dhe Qendrës Biotekonologjike në Swinburne ka vërtetuar se këto masa të thjeshta ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve shëndetësore.

Studimi është vazhdim i një studimi tjetër më të hershëm që ka hetuar numrin dhe tipin e mikroorganizmave në tastiera të kompjuterëve në vendet me shfrytëzues të shumëfishtë në kampus Swinburne Hawthorn.

Tastiera dhe miu i dhjetë kompjuterëve në laboratorë janë zgjedhur dhe testuar çdo të Premte për pesë javë me radhë. Në fillim që të gjithë janë zbuluar të jenë kontaminuar si me koliform, një bakter i zakonshëm që tregon kualitetin sanitar të ushqimeve dhe ujit, dhe stafilokok, shkaktar i zakonshëm i helmimit nga ushqimi.

Pas dy javëve, shfrytëzuesit janë kërkuar të përdorin pastrues duarsh komercial (Hand sanitizer) para se të përdornin kompjuterin. Gjysma e kompjuterëve gjithashtu janë pastruar me peceta antibakteriale.

Gjatë dy javëve në vijim nuk është detektuar koliforma në kompjuter kështu duke bërë me dije se vetëm pastruesi i duarve mjaftonte dhe ishte efektiv.

Në anën tjetër stafilokoki nuk është eliminuar krejtësisht nga kompjuteri por niveli ishte zvogëluar dukshëm.

“Internet kafet dhe laboratorët kompjuterik janë vende potenciale që mbajnë shumë mikroorganizma dhe njëherit edhe shpërndarës të sëmundjeve” tha Profesor Enzo Palombo, njëri nga autorët e këtij studimi. “Organizatat e ndryshme duhet të jenë më rigoroze që ti mbajnë kompjuterët e tyre të pastërt.

“Ajo që rekomandojmë është që pastrues duarsh të jenë në dispozicion tek shfrytëzuesit dhe ata duhet të inkurajohen të pastrojnë duart para dhe pas përdorimit të një kompjuterit të përbashkët.”

Për më shumë informacione: Studimi është publikuar në American Journal of Infection Control.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.