Sipas disa zyrtarëve nga Departamenti i Zjarrfikësve North Bay, Cigarja elektrike e një Amerikani nga Florida kishte eksploduar gjersa po e përdorte duke ja thyer disa dhëmbë dhe duke i shkaktuar djegie serioze në fytyrë. Joseph Parker, shef i departamentit të zjarrfikësve, tha se beson se bateria e cigares elektrike kishte shpërthyer gjersa po e pinte ai. Parker tha se ishte sikur një raketë të ishte ndezur në gojën e viktimës.
Sipas raporteve të mediave lokale thuhet se njeriu i cili po përdorte cigaren elektrike për të lënë duhanin gjithashtu kishte humbur një pjesë të gjuhës si rezultat i këtij shpërthimi.
Nuk janë dhënë shumë detaje për emrin (firmën) i cigares elektrike dhe se çfarë lloji të baterisë kishte. Parker beson se është bateri litium që rimbushet për shkak se kanë gjetur edhe mbushësin e kësaj baterie.
Cigarja elektrike gjithashtu kishte djegur tepihun, fotot dhe jastëkët e viktimës – ai ishte në zyren e tij në shtëpi kur kishte ndodhur incidenti. Zyrtarët kishin gjetur mbetje të djegura të baterisë dhe vrima në tepih. Anëtarët tjerë me të dëgjuar eksplodimin i kanë dalë në ndihmë dhe kanë provuar ta fikin zjarrin duke hedhur kripë.
Çka është cigarja elektrike?
Cigaret Elektrike, që gjithashtu njihen si e-cigaret, janë pajisje që imitojnë lëvizjet dhe ndjenjat e pirjes së një cigare normale – ato lirojnë nikotinë të avulluar e cila thithet nga duhanpirësi. Mekanizmi ushqehet nga një bateri dhe kjo cigare elektrike mund të liroj edhe qindra solucione tjerë përveç nikotinës, si për shembull, mentoll, cola, kafe e bile edhe dredhëz.
Prodhuesit dhe shitësit e cigares elektrike thonë se cigarja elektrike nuk përmban ato 4000 kimikale të dëmshme që i përmban një cigare normale.
Prodhuesit e gjithashtu edhe një numër i madh i përdoruesve thonë se cigarja elektrike vërtet ofron ndjenjë të ngjashme me at normalen por pa djegie dhe tim.
Cigarja elektrike në pamje është e ngjashme me at zakonshmen. Ka disa tjera që duken si laps, disa prej tyre janë të ripërdorshme ndërsa tjerat janë për një përdorim.