Formula E Mjekut 97 Vjeqare Per Jeten

0
2557

shigeakihinohara.jpgShigeaki Hinohara ne moshen e tij 97 vjeqare eshte njeri nder mjeket dhe edukatoret me te moshuar qe ende sherben. Prekja magjike e Hinoharas eshte legjendare: Qysh nga viti 1941 ai ka sheruar pacient ne Spitalin Nderkombtar St. Luke ne Tokio dhe ka dhen mesim ne kolegjin St. Luke College of Nursin. Pas luftes se dyte boterore ai ka parashikuar nje spital dhe kolegj te klasit boteror qe do te buroj nga germadhat e Tokios; duke ju falenderuar shpirtit te tij prej pionieri dhe mendjes se nje biznimeni, ky mjek ka kthyer keto institucione ne spital dhe kolegj numer nje ne vendin e tij.

Sot ai sherben si kryetar i bordit te te besuarve ne te dy keto organizata. Gjithmon duke dashur te provoj gjera te reja, ai ka publikuar mese 150 libra qysh nga ditlindja e 75 e tij, duke perfshire ketu edhe “Living Long, Living Good” i cili eshte shitur ne me shume se 1.2 milion kopje. Si themelues i Levizjes e Re e te Moshuarve, Hinohara inkurajon te tjeret qe te jetojne nje jete te gjate dhe te lumtur, dicka per te cilen askush nuk eshte role model me i mire se sa vet ai.

Energjia vie kur ndihemi mire, e jo kur hame mire apo flejme shume. Ne te gjithe e mbajme mend shume si femij se si kur knaqeshim ne shpesh harronim te benim gjume apo edhe te hanim. Une besoj se ne mund ta mbajme at qendrim edhe si te rritur. Me e mira eshte qe mos ta lodhim trupin tone me shume rregulla sikur koha e drekes dhe koha per te shkuar ne shtrate.

Te gjithe njerezit qe jetojne gjate – pa marr parasysh kombesin, racen apo gjinin e tyre – ndajne nje gje te perbashket: asnjeri prej tyre nuk eshte me mbipeshe. Ne mengjes une pi kafe, nje gote qumesht dhe ca leng portokalli me nje luge vaji ulliri ne te. Vaji ullirit eshte i mire per arteriet dhe mbane lekuren time te shendetshme. Dreka eshe me qumesht dhe disa biskota, apo fare asgje (pa dreke) kur jam shume i nxene. Une kurr nuk uritem sepse fokusohem ne punen time. Darka eshte me perime, pak peshke dhe oriz dhe dy her ne jave 100 grame mishe pa dhjame.

Gjithmone planifiko paraprakisht. Programi im per libra veqme eshte i mbushur per deri ne vitin 2014, me ligjerimet dhe me punet e zakonshme te mia ne spital. Ne 2016 planifikoj te kem ca knaqesi por gjithashtu planifikoj te ndjek Olimpiaden e Tokios!

Nuk ka nevoj qe te pensionohemi ndonjeher, por nese eshte patjeter, ateher se paku duhet te jet dikur me vone se sa 65 vjet. Gjysme shekulli me pare eshte caktuar qe mosha per pension te jet 65 vjet, ateher kur jetegjatsia mesater ne Japoni ishte 68 vjet dhe vetm 125 Japonez ishin mbi moshen 100 vjeqare. Sot, grate Japoneze jetojne deri ne moshen 86 vjeqare, kurse burrat deri ne moshen 80 vjeqare, dhe kemi 36000 njeqindvjeqare ne vendin tone. Brenda 20 viteve do te kemi diku rreth 50000 njerez mbi moshen 100.

Ndaj ate qe di me te tjeret. Une jape mese 150 ligjerata ne vite, disa per 100 femije te shkollave fillore, tjerat per 4500 biznismen. Zakonisht flase per 60 deri ne 90 minuta, ne kembe per te qendruar i forte.

Kur nje mjek rekomandon qe te beni nje test apo nderhy ndonje operacion, pyet nese mjeku do te sygjeronte qe gruaje e tij apo femijet e tij te nderhyninn nje procedure te tille. Edhe pse kunder besimit te popullarizuar, mjeket nuk mund te sherojne gjithsecilin. Ateher pse te shkaktojme dhimbje te panevojshme permes operacionit? Une mendoje se muzika dhe terapia shtazore mund te ndihmojne me shume se sa imagjinojne shume mjeke.

Per te qendruar i shendetshem gjithmone ece shkalleve dhe barte gjerat e tua me vete. Une eci nga dy shkalle per nje here per ti ber muskujt e mi qe te levizin.

Inspirimi ime eshte poema “Abt Vogler” e Robert Browning. Babai im ma lexonte. Na inkurajone qe te bejme veper arti te madhe, jo vetem disa shkarravina. Na thote qe te provojme te vizatojme nje rreth aq te madhe saqe nuk ka mundesi ta perfundojme sa jemi gjalle. E gjitha qe shohim eshte nje harke; pjesa tjeter eshte large vizionit tone por eshte atje ne distance.

Dhimbja eshte misterioze dhe te kenaqesh eshte menyra me e mire se si ta harrojme ate. Nese nje femi ka dhimbje dhembi dhe ju filloni te luani nje loje me te, ai apo ajo menjeher harrone dhimbjen. Spitalet duhet te kujdesen per kete nevoje themelore te pacienteve: Ne te gjithe deshirojme te knaqemi. Ne spitalin St. Luke ne kemi terapi muzikore dhe shtazore, dhe ore mesimi per art.

Mos u cmend reth grumbullimit te gjerave materiale. Mos harro: Ju nuk e dini se kur ju hargjohet numri (vitet) dhe se nuk mund ti marresh me vete ato gjera tek vendi tjeter.

Spitalet duhet te projektohen dhe pergaditen per katastrofa te medha dhe ato duhet te pranojne secilin pacient qe shfaqet para dyerve te tyre. Ne kemi projektuar St. Luke ashtu qe mund te operojme kudo: ne bodrum (qilar), ne korridore, ne faltore. Shumica e njerezve mendoni se isha i çmendur qe thosha se duhet pergaditur per katastrofe, por, me 20 Mars 1995 u vertetua se kisha te drejte kur nje numer nga kulti fetar Aum Shinrikyu leshoi nje sulm terrorist ne metro te Tokios. Ne pranuam 740 viktima dhe brenda dy oresh e zbuluam se ishte gaz sarin qe kishte goditur ata. Eshte piklluese qe humben vetem nje persone, por kemi shpetuar 739 jete.

Shkenca si e vetme nuk mund ti sheroja apo ndihmoj njerezit. Shkenca na mbledh bashke qe te gjithve por semundja eshte individuale. Secili person eshte unik dhe semundjet jane te lidhura me zemren e tyre. Per te mesuar semundjen dhe ndihmuar njerezit neve na duhen artet liberale dhe vizuale, e jo vetem ato medicinale.

Jeta eshte e mbushur perplot me incidente. Me 31 Mars te vitit 1970 ateher kur isha 59 vjeqare, hipa ne Yodogo, fluturimi per ne Fukuoka nga Tokio. Ishte nje mengjes i bukur me diell, dhe me tu shfaqur mali Fuji aeroplani ishte rrembyer nga Liga Japoneze Komuniste-Faksion Ushtris se Kuqe. Kater ditet ne vijim i kalova i prangosur per karrige ne temperature prej 40 gradeve. Si mjek, e kam shikuar te gjithen si nje eksperiment dhe jam habitur se si trupi u ngadalsua ne krize.

Gjej nje role model dhe syno te arrishe edhe me shume se sa ata kan mundur te arrijne. Babai im pat shkuar ne Amerike me 1900 per te studiuar ne Duke University ne Karolinen E Veriut. Ai ishte pioneri dhe njeri nder heronjet e mi. Me vone kam zbuluar edhe disa udhezues tjere per jete, e kur ndonjeher ngeci diku, pyes vetveten se si ata do te mirreshin me kete problem.

Eshte e mrekullueshme te jetosh gjate. Derisa arrihet mosha 60 vjeqare eshte e lehte qe te punosh per familje dhe per ti arritur qellimet. Por ne vitet e mevonshme ne duhet te mundohemi te kontribuojme ne shoqeri. Qysh nga mosha ime 65 vjeqare une kam punuar si vullnetare. Une ende dhuroj 18 ore ne jave dhe e dua secilin minute te saj.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.