Foshnja Duhet të Flejë me Nënën deri në Moshën 3 vjeçare

0
2401
fleje
Flej

Secili prej nesh kemi një mendim se si duhet dhe nuk duhet të rriten fëmijët. Përderisa është krejtësisht e drejtë që secili të ketë mendimin e vet, ndonjëherë paraqiten çështje kontroverse dhe nuk dimë plotësisht se çfarë duhet të bëjmë. A ka mënyrë të drejtë dhe e gjithashtu edhe të gabuar të rritjes së fëmijëve? A ka gjëra të caktuara që ju duhet absolutisht të bëni dhe tjera që ju duhet të shmangnit? Natyrisht, disa veprime prindërore janë më tepër një domosdoshmëri se disa tjera për sigurinë dhe shëndetin e një fëmije, por ka shpesh kërkime dhe këshilla të reja që na vijnë dhe na bëjnë të pyesimi. Për shembull, së fundmi është ofruar një këshille e re, që sugjeron që fëmijët të flenë me nënat e tyre deri në moshën tre vjeçare në mënyrë që të arrijnë disa dobi shëndetësore.

A duhet një tre-vjeçar të flejë me Nënën?

Sipas Dr Nils Bergman nga Universiteti i Cape Town në Afrikën e Jugut, të sapolindurit e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës së tyre për javët e para të jetës së tyre në mënyrë që të arrihet zhvillimi optimal. Por kërkimi i Bergman nuk ndalet këtu! Sipas këtij mjeku, fëmijët duhet të flenë në shtrat me nënën dhe babanë e tyre derisa të jenë të paktën tre ose katër vjeç!

Kjo ide mund të tingëllojë disi e papëlqyeshme, sidomos në një botë ku rreziku i vdekjes së foshnjës shtrat është një propagandë veçanërisht e zakonshme. Kjo frikë se një prind mund të rrokulliset dhe të mbyt fëmijën gjatë natës të bën të mendosh se ideja e bashkë-fjetjes me fëmijë është jo e mirë. Sipas Dr Bergman dhe hulumtimit të tij, “Kur foshnjat pësojnë vdekjen në shtrat, kjo nuk është për shkak se pranisë së nënës. Kjo është për shkak të gjërave tjera si: tymi toksik, cigare, alkooli, jastëkë të mëdhenj dhe lodra të rrezikshme.”

Kishte një studimi që u krye kohëve të fundit gjatë të cilit u monitoruan 16 foshnja të ndryshme. Kur foshnjat flinin së bashku me nënën e tyre në shtrat, studiuesit zbuluan se zemra e foshnjës kishte tre herë më pak stres se kur ai ose ajo flinte vetëm. Gjersa foshnjat flinin në krevat fëmijësh, u panë të kishin një model gjumi më të çoroditur dhe se truri i tyre kishte më pak të ngjarë të bënte kalimin (transicionin) nga një lloj gjumi në tjetrin, të quajtur gjumi aktiv dhe gjumi i qetë. Për sa liheshin në krevat fëmijësh, vetëm 6 nga 16 foshnjat përjetuan deri diku njëfarë gjumi të qetë, që do të thotë se cilësia e gjumit të tyre ishte shumë më e keqe se atyre që flinin me nënat e tyre.

Cilat janë Dobitë tjera të bashkë-fjetjes?

Sipas Dr Bergman, fëmijët që flenë me prindërit e tyre arrijnë shumë më tepër përfitime tjera sesa thjesht përmirësimin gjumin. Bergman shpjegon se kur një foshnje fle vetëm në shtrat, ndryshohet pjesa e trurit që ndikohet nga hormonet e stresit, kështu duke e bërë më të vështirë për trurin të formojë marrëdhënie ose lidhje të ngushta më vonë në të ardhmen. Kjo nuk është e vetmja, sepse studime të tjera që hulumtuan kontaktin lëkurë-me-lëkurë të fëmijës dhe nënës kanë zbuluar një “rritje të funksionit autonom (Respiratory sinus arrhythmia (RSA) – viriabilititeti i rrahjeve të zemrës i sinkronizuar me frymëmarrjen) dhe sjelljes maternale në periudhën e paslindjes, zvogëlimin e ankthit maternal dhe përmirësimin e zhvillimit kognitiv të fëmijës dhe funksioneve ekzekutive nga 6 muaj deri në 10 vjet”

Hulumtimi vazhdoj të shpjegon se, “Fëmijët që arrijnë të kenë kontaktin [ lëkurës-me-lëkurë] treguan reagim të zbutur ndaj stresit, gjumë të organizuar dhe kontroll më të mirë njohës (kognitiv). RSA dhe sjellja maternale ishin dinamikisht të ndërlidhura me kalimin e kohës, duke çuar në përmirësimin e fiziologjisë, funksioneve ekzekutive dhe reciprocitetin nënë-fëmijë në 10 vjet”.

Përmbledhje

Çdo prind duhet të bëjë më të mirën që munden për fëmijën e tyre. Ju gjithmonë do të hasni në këshilla prindërore të duhura dhe të paduhura, sidoqoftë, i takon prindit për të përcaktuar alternativat më të mira për fëmijën e tyre. Cilat janë mendimet tuaja mbi bashkë-fjetjen me fëmijën tuaj? A bashkëbisedoni me fëmijën tuaj, apo preferoni që të flenë në krevat fëmijësh të tyre? Cilat janë përfitimet që keni vërejtur nga cila do që keni bërë si prindër me fëmijët tuaj?

Burimi:
www.healthy-holistic-living.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.