Foshnjat E Lindura Para Javes Se 39 Ballafaqohen Me Rreziqe Shendeti

0
2419

Planifikoni orarin e punëve, pushimet verore, pushimet e fundjavës dhe gati gjithçka në jetën tuaj, dhe nuk është për t’u çuditur nëse dëshironi të caktoni datën e lindjes së foshnjës tuaj? Apo ndoshta edhe bënë një jetë të pa planifikuar ashtu si shumë nëna tjera shqiptare.

Sidoqoftë NPR Raporton ku tregon se problemi është se nënat shatatzane po caktojnë datën e lindjes me prerje cezariane apo nganjëherë edhe po nxiten (me barna) të kryejnë lindjen disa javë para datës fikse të lindjes së foshnjës thjeshtë për arsye të ndryshme, si dëshira për të lindur foshnjën në një datë të caktuar apo për shkak se janë lodhur dhe mërzitur duke qenë shtatzane.

Ekspertët tregojnë se kjo gjë nuk është e mirë dhe shpalojnë burimet e studimeve që tregojnë se foshnjat e lindura para javës së 39 ballafaqohen me rrezik më të lartë të problemeve shëndetësore.

Ed Donovan pediatër në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati, thotë për NPR-n, “Tash veç më është dokumentuar shumë mirë në studimet kombëtare se edhe atëherë kur foshnja lindë vetëm dy javë para kohës rreziku i mundësisë për kujdes intensiv në njësit e kujdesit intensiv e bile edhe rreziku i vdekjes se foshnjes rritet.”

Sipas burimit të lajmeve data e lindjes së një gruaje mund të jetë caktuar gabimisht deri në dy javë, çka do të thotë se një foshnjë e lindur në javën e 37 në të vërtetë mundet të jetë vetëm 35 javëshe. Përveç tjerash Donovan i tregon NPRs se jo të gjitha foshnjat zhvillohen në të njëjtën shkallë.

“Vetëm pse mushkëritë janë të afta nuk do të thotë se organet tjera janë gati”, i thotë ai NPRs. “Një foshnje e lindur tri javë para kohe me mushkëri të afta mundet të mos jetë e gatshme të ushqehet pasi që truri akoma nuk është zhvilluar plotësisht.”

Shtatzania është një mrekulli dhe nëse nuk ke ndonjë gjendje mjeksore që kërkon nga ju të kryeni lindjen më herët atëher ja vlentë pritësh deri në datën e caktur për fëmijë të shëndetshëm”.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.