A mendon se ke logjik të fortë? Provoni këtë gjëegjëzë logjike të luanit dhe njëbrirëshit gënjeshtar që kemi gjetur në https://Braingle.com. Ia vlen të merrni një laps dhe fletore për këtë. Lexo, provo zgjidhe, e nëse dështon, vazhdo lexo përgjigjen.
Gjëegjëza Logjike
Duke ecur në pyll takoni luanin dhe njëbrirëshin. Luani ju thotë se gënjen të hënën, martën dhe mërkurën, kurse flet të vërtetën ditëve tjera. Njëbrirëshi gënjen të enjten, të premten dhe të shtunën dhe flet të vërtetën ditëve tjera.
Sot, luani ju thotë, “Dje kam gënjyer.” Njëbrirësh iu përgjigj: “Edhe unë”.
Pyetja: Cila ditë e javës është sot?
Vazhdo lexo për të mësuar përgjigjen.
Përgjigja
Nuk mund të jetë e diel për shkak se si luani ashtu edhe njëbrirëshi flasin të vërtetën at ditë. Në këtë gjëegjëzë, një nga krijesat është po gënjejë.
Pra, sot duhet të jetë e enjte, sepse luani mund të thotë me të vërtetë se ai ka gënjyer të mërkurën (dje). Dhe, për shkak se njëbrirëshi gënjen të enjten, por tregon të vërtetën të mërkurën, ne e dimë që njëbrirësh po gënjen sot kur thotë se ka gënjyer të mërkurën dhe se sot është në të vërtetë e enjte.
A e keni zgjidhur atë?