Të gjithë e dimë që një natë pa gjumë të ndryshon krejtësisht të nesërmën kurse pagjumësia ndikon në gjithçka duke filluar nga memoria e deri te sistemi i imunitetit tua, zemra dhe metabolizmi. Për tu arritur gjumi i thelle apliko këshillat në vijim.
Krijo Rutinë Tranzicioni
Kjo është diçka që bënë çdo natë para se të biesh për të fjetur. Mund të jetë diçka po aq e thjesht sikur fikja e dritave, fikja e ngrohësit, larja e fytyrës dhe pastrimi i dhëmbëve. Pa marrë parasysh, çka do që është duhet duhet ta bësh vazhdimisht. Posa të fillosh të hysh në rutinën e mbrëmjes, mendja juaj merr sinjalin se tash është momenti që të qetësohesh, kështu duke të përgatitur psikologjikisht për gjume.
Jastëku i Duhur = Gjumi i Duhur
Një studim Suedez ka zbuluar se jastëkët të cilët i ngjajnë drejtkëndëshit dhe janë të shtypur paksa në mes, munden të përmirësojnë kualitetin e gjumi e gjithashtu edhe të zvogëlojnë dhembjet e qafës. Hulumtuesit kanë zbuluar se për të bërë gjumin e mirë jastëku ideal duhet të jetë i butë dhe jo i lartë (trash), t’i ofroj qafës mbështetje, i testuar për alergji dhe të mund të lahet. Një studim tjetër ka zbuluar se jastëkët me ujë ofronin gjume më të mirë në krahasim me ata pjesëmarrës që kishin jastëk të zakonshëm. Gjithashtu një studim tjetër ka vlerësuar se jastëkët e ftohët (fllad) si më të mirët, kështu pra zgjedh një jastëk të bërë nga fibrat natyrale, që e liron nxehtësinë më mirë se jastëkët nga poliesteri e kështu të mbanë kokën në fllad. Nëse je alergjik apo ke vërejt se ke hundët e nxënë sa herë që zgjohesh në mëngjes, provo jastëkun hipoalergjik.
Ha Banane Para Gjumi
Banana është burim i mrekullueshëm natyral i melatoninit, hormonit të gjumit, e gjithashtu edhe tryptophan. Natyrisht tradita e vjetër a një gote qumësht të ngrohët është gjithashtu e mirë sepse edhe qumështi është burim i mirë i tryptophan e kështu ndihmon që të bësh gjumë të mirë.
Bëj Dush Të Ngrohtë 90 deri 120 Minuta Para Gjumi
Një studimi i publikuar në revistën “Sleep” (Gjumi), se gratë që vuanin nga pagjumsia e të cilat bënin dush në këtë kohë (me ujë të ngrohtë deri në 40°C), gjumin e bënin shumë më të mirë atë natë. Dushi rriste temperaturën bazë të trupit e cila më pas binte shpejt pasi dilnin nga dushi, kështu duke përgatitur ato për gjumë.
Me Pizhame Apo i Zhveshur?
Përgjigja është me pizhame. Lëkura e ngrohët ndihmon në ngadalësimin e qarkullimit të gjakut kështu duke ulur temperaturën e trupit e përgjithësisht kontribuon drejt një gjumi të thellë. Por mos e tepro sepse me kalimin e natës trupi juaj kalon nëpër disa cikle ftohët-nxehtë, kështu pra të duhen pizhamet, çarçafët dhe mbulesat që të t’i kalosh këto ndryshime.
Pastro Dhomën e Gjumit dhe Ngjyrose me të Gjelbër Hiri
Së pari largo mbeturinat, gjërat e panevojshme nga dhoma e gjumit sepse të pengojnë që të bësh gjumë të thellë, e më pas ngjyrose me ngjyrë të butë qetësuese. Ngjyrat e buta qetësuese të përkujtojnë gjumin e kështu të qetësojnë posa të shtrihesh duke lexuar apo duke u përgatitur për të fjetur.
Nxirr Qenin Apo Macen Jashtë Dhomës
Në vitin 2002 një studim hulumtues ka zbuluar së një nga pesë pronarë të kafshëve shtëpiake flenë bashkë me kafshën. Po i njëjti studim gjithashtu ka zbuluar se qenët dhe macet krijonin njërën nga pengesat më të mëdha që një natë e mirë gjumi të arrihet. Arsyeja? Studimi ka zbuluar se 21 përqind e qenve dhe 7 përqind e maceve gërhinin! Tek shqiptarët nuk është edhe aq e zakonshme të flemë me qenë apo mace por kjo ka filluar të bëhet kohëve të fundit e nëse ke probleme gjumi mendo mos ndoshta po të pengon qeni apo macja me të cilin po fle bashkë!
Bëj Vetvetes Masazh
Ngadalë lëviz majat e gishtave rreth syve duke bërë lëvizje të ngadalshme rrethore. Pas një minute lëviz poshtë te goja dhe prapë pas koke. Vazhdo kështu poshtë trupit derisa ndjenë se je gati për të fjetur. Një opsion tjetër: pyet gruan/burrin tuaj që të të bëj masazh dhe bëni masazh njëri tjetrin herë pas here për gjume të rehatshëm dhe të thellë.
Spërkat Çarçafët dhe Mbulesat e Jastëkut Sapo të Larë Me Ujë Të Livandës
Pastaj hekurosi para se të vendosësh në shtrat. Shkencërisht është vërtetuar se kjo aromë është qetësuese (relaksuese), dhe puna e përsëritshme e hekurosjes të zbutë dhe qetëson ty. Gjithashtu mund të vendosësh ujin me livandë në një spërkatës parfumesh dhe spërkat shtratin tuaj pak para se të biesh për të fjetur.
Dëgjo Ndonjë Libër në Kasetë Apo CD Gjersa Flenë
Ashtu sikur ndonjë përrall që zbutë dhe qetëson fëmijët në shtrat, një libër i mirë në kasetë ka të njëjtin efekt tek të rriturit. Provo libër poemash apo biografi, por rri larg nga novelat horror se përndryshe prapë do mbetesh pa gjumë në sy.
Na trego nëse ke edhe ndonjë këshill tjetër për të bërë gjumë të rehatshëm. Ju që keni ndonjë kafshë shtëpiake tregoni përvojën tuaj nëse keni ndonjë probleme gjumi nëse flini bashk me qenë apo mace.