Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnë dorë për dore. Gati dy nga tre persona të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e larte e gjakut). Që të dy këto gjendje rrisin rrezikun për sulm ne zemer, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave.
Sikur sheqeri në gjak ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatë ditës. Shtypja normale e gjakut është 120/80 mmHg. Rezultatet ndër 120/80 mmHg konsiderohen normale, por një rezultat përmbi të nuk duhet të konsiderohet shkak për të bërë panik. Hipertensioni definohet atëherë kur kemi dy apo më shumë lexime të rezultatit mbi 140/90.
Sidoqoftë, njerëzit me diabet kanë cak më të ulët të shtypjes së gjakut se sa të tjerët. Kjo është për shkak të rritjes së rrezikut të semundjes së zemres që vie nga diabeti. Mjekët anë e mbanë rekomandojnë që njerëzit me diabet duhet të mbajnë shtypjen e gjakut ndër 130/80.
Nëse shtypja e gjakut ngritët mjeku sigurisht se do ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e të jetuarit para se të përshkruaj barna. Dhe për këtë më poshtë keni disa këshilla që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension.
Lexoni me poshtë 15 mënyra se si të ulet presioni i gjakut pa barna
- Shkurto sasinë e kripës. Nuk është për tu çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në Gusht të vitit 2008 në American Journal of Clinical Nutrition e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11000 njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejtë e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.
- Largo Stresin. Një shqyrtim i 107 studimeve të bërë për teknikat e zvogëlimit të stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menagjimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut.Gjithashtu, një studim tjetër i prezantuar gjatë Majit 2008 në mbledhjen vjetore të American Society of Hypertension (Shoqatës Amerikane për Hipertension) ka zbuluar se dëgjimi i muzikës relaksuese për 30 minuta në ditë zvogëlon shtypjen e gjakut.
- Alkooli. Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femra dhe dy gota për burra në ditë. Në fakt, studimet tregojnë se kur ata që pinë shumë alkool shkurtojnë sasinë që pinë, edhe shtypja e gjakut zvogëlohet. Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut bënë mirë që të ndaloni apo shkurtoni pirjen e alkoolit.
- Mbushu me potas. Edhe pse sot rekomandohet që të rriturit të konsumojnë së paku 4700 miligram (mg) të potasës në ditë dhe jo më shumë se 2300 mg të sodiumit, njerëzit ashtu sikur ti kishin rekomanduar e bëjnë të kundërtën dhe konsumojnë dy herë më shumë sodium se sa rekomandohet dhe marrim shumë më pak potas se sa rekomandohet. Një shqyrtim i studimeve i publikuar në Gusht të vitit 2008 në Journal of Clinical Hypertension ka zbuluar se të ushqyerit me ushqime të pasura me potas ndihmon në uljen e shtypjes se gjakut. Burimet e mira të potasës me gliceminë të ulët janë: fasulet e sojës, fasulet e konzervuara, salcë domateve dhe paste, zarzavate, spinaqi, shojzë, fasule dhe thjerrëzat.
- Merr magnez. Ushqimet e pasura me magnez munden që gjithashtu të ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes se gjakut. Një shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar një lidhje inverze në mes magnezit dhe shtypjes së gjakut. Për më shumë hulumtimet kanë lidhur marrjen e magneziumit me zvogëlim të rrezikut ndaj goditjes në tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzënia). Ushqimet e mira që përmbajnë magnez janë drithërat, orizi i kaftë, bajamet, gështenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumështi.
- Të mos harrojmë qumështin. Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumështi gjithashtu kanë treguar se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri gota qumësht të zakonshëm. Burime tjera të kalciumit janë jogurti, djathi, lakra kineze, brukoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
- Ha patate. Një të vogël sepse jo vetëm që janë të pasura me potas por gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes se larte të gjakut që quhen kukoamine, substancë që më parë është njohur të gjendet vetëm në mjekësin popullore Kineze. Nëse patatet janë me shumë karbohidrate për ty, atëherë provo domatet në vend të patateve. Edhe domatet përmbajnë kukoamine por kanë koncentrim më të vogël.
- Selino. Në një studim të vitit 1992, sipas një artikulli të botuar në New York Times të titulluar (Një vështrim i ri ndaj barit të lashtë: Selino) 9 qërshor 1992, tregon që një përzierje që gjendet në selino relakson muskujt e butë shtresus të enëve të gjakut dhe kështu zvogëlohej tensioni i larte i gjakut.
- Peshku. Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Nëse nuk jeni peshk ngrënës, provo vezët apo kapsula me vaj peshku.
- Arrat. Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të mira janë ato Angleze sepse kanë ALA më shumë se tjerat. Ju gjithashtu mund të merrni këto dobi edhe nga farat e lirit, arrat, dhe soja.
- Ha djegës. Erëzat jo vetëm që ndihmojnë ti japin shije të mirë ushqimeve por ato gjithashtu ndihmojnë që të ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok janë raportuar se që të gjitha ndihmojnë që presioni i gjakut të ulet. Së fundi hulumtuesit Iranian hanë zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
- Një thelb hudhre. Një shqyrtim i studimeve të publikuar përgjatë 50 viteve të shkuara ka zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit Australian kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e studimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të allicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhres përmban nga 5 deri 9mg të allicinit.
- Spinaqi. Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi janë të lidhura më uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Një studim i publikuar më 2005 në Journal of the American Medical Association ka zbuluar se gratë të cilat konsumonin së paku 1000 mikrogramë të folates në ditë përmes ushqimit apo përmes suplementëve (zëvendësuesve), kanë arritur të zvogëlojnë rrezikun për hipertension krahasuar me ato të cilat konsumonin 200 mikrogram në ditë. Burime tjera me folate janë perimet me gjethe të gjelbërta, bimët bishtajore, dhe shparg.
- Shoqërohu. Hulumtuesit në Univerzitetin e Çikago kanë zbuluar se ata të cilët kishin më pakë lidhje shoqërore (shoqëri) kishin më shumë gjasa të vuanin nga hipertensioni. Në fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht për 30 pikë më e lartë se sa ata të cilët nuk ishin të vetmuar.
- Çokollata e Zezë. Kënaqu duke ngrënë çokollatë për çdo ditë nga pak përderisa ajo është çokollatë e zezë. Studimet tregojnë se është e mirë për shëndetin e zemrës dhe se zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut. Nuk kem nevojë të përmendim se çka bënë për disponimin tuaj.
E di që është e vështirë të inkorporohen në jetë të gjitha këto përnjëherë por mundohuni sadopak që të bëni ndryshime pak nga pak. Çka mendoni ju, a ka dikush që ka provuar ndonjërën nga këto mënyra ose edhe ndonjë tjetër e që ka pasur sukses ose ka dështuar?
Keshillat tuaja në lidhje me shëndetin lexohen nga shume veta, të cilët kanë dhenë pëlqimin e tyre dhe ka nga ata që dhe i shpërndajnë në shokë apo miqtë e tyre apo dhe në të tjerë .
Ato janë shumë të vlefshme për shëndetin ,sepse shëndeti është në radhë të pare e pastaj vijnë të tjerat .
Ju lutem dua një informacion në lidhje me intolerancën ndaj glutenit dhe refluksin e stomakut kur ai është bazik ,çfarë suplementesh vitaminash duhet të marrësh në ketë rast, përveç lënies së ushqimeve me përbërje gluteni.
Dhe pse në vendin tonë kjo ” sëmundje ” e quajtur celakia nuk diagnostikohet .
Cilët mjekë merren me këtë alergologët apo gastroenterologët .
Me respekt
Shqiponja
Shqiponja, per momentin i vetmi tretman per njerezit me semundje celakia eshte te ushqyerit me diet pa gluten. Per shumicen e njerezve kjo diete ndalon simptomat, ndihmon ne sherimin e demeve ekzistuese te zorreve dhe parandalon demet e metutjeshme. Sherimi i zorres se holl behet brenda 3 deri 6 muajve tek femijet por tek te rriturit kjo mund te zgjas me shume. Kur njerezit me kete semundje usheqehen me ushqim qe ka gluten, sistemi imunitar i tyre pergjigjet duke demtuar dhe shkatrruar te ashtuquajturat “villi” – duken si gishtrinj dhe jane brenda shtreses se brendshme te zorres se holle. Keta Villi normalisht lejojne qe materiet ushqyese nga ushqimet te absorbohen permes mureve te zorreve ne rrjedh te gjakut. Nje njeri qe nuk i ka keto te shendetshme eshte i kequshqyer pa marr parasysh se sa ushqim ai/ajo han. Me kete merren te gjithe por eshte lami e gastroenterologeve. Shendet dhe cdo te mire.