Java e 10 – tani që keni arritur tek java e 10 e shtatzanise, ju mund të mos pyesni kur do të filloni të dukeni shtatzënë, sepse ndoshta është rrotull tanimë! Ja pse java 10 është një kohë e mirë për një terapi blerjesh. Gjersa ju blini, grumbulloni disa rroba të reja dhe më të lirshme – dhe ndoshta veshjen e terminit të parë të lindjes. Megjithëse, mos u çmendni në dyqan. Gjersa trupi juaj vazhdon të ndryshojë, ju do të dëshironi të merrni disa gjëra të domosdoshme përgjatë rrugës së shtatzanisë. Mbani mend, ju keni akoma shtatë muaj ndryshimesh të trupit.
Java e 10 – Sa është madhësia e Foshnjës në Javën e Dhjetë të Shtatzanise?
Gjatë javës së 10-të të shtatzënisë, madhësia e foshnjës është po aq e madhe sa një luleshtrydhe (dredhëz), me një gjatësi prej rreth 3 centimetra dhe peshon rreth 4 gram. Gjatësia e trupit të foshnjës prej 10 javësh pothuajse do të dyfishohet gjatë tre javëve të ardhshme. Uau!
Sa Muaj është shtatzënia në Javën e 10 të Shtatzëni?
Në java e 10 shtatzëni, ju jeni gati dy muaj dhe një javë shtatzënë.
JAVA E 10 – SIMPTOMAT E JAVËS SË 10 TË SHTATZËNISË
Vrisni mendjen se çfarë duhet të prisni në javën e 10 të shtatzënisë? Ndërkohë që foshnja rritet, ligamentet dhe muskujt tuaj fillojnë të shtrihen brenda barkut tuaj 10 javësh shtatzënë, gjinjtë tuaj po bëhen gjithnjë e më të madhenjë dhe disa ndryshime të tjera radikale mund të ndodhin. Këtu janë disa nga simptomat më të zakonshme ne java e 10 të shtatzënisë:
Dhimbje ligamenteve të Barku. Mos u habitni nëse filloni të ndjeni disa shtrëngime dhe dhimbje në barkun tuaj ndërkohë që shtrihet për të akomoduar fëmijën tuaj në rritje. Ndërkohë që disa shtatzëna nuk i kanë ose nuk i ndiejnë ato, të tjerat i ndjejnë këto dhembje – të quajtura ” Dhimbje të ligamenteve të barkut ” – pra, me të vërtetë të dhimbshme. Nëse jeni javën e 10 të shtatzënisë me binjakë, dhimbja e ligamenteve të barkut mund të jetë edhe më e dukshme. Vini më dije mjekun nëse shqetësimi juaj është i fortë ose nëse jeni e shqetësuar në çfarëdolloj mënyrë në lidhje me simptomat tuaja të javës së 10 të shtatzënisë.
Gjinjtë në rritje. Gjinjtë tuaj ndoshta janë bërë më të mëdhenj nga java e 10 e shtatzanise, pasi ato kane qene në përgatitje për ushqimin me gji për disa jave!
Sëmundja Mëngjesit. Përzierja dhe vjellja janë goxha të zakonshme në java e 10 të shtatzënisë. Lajm i mirë është, ato me siguri do të zhduken së shpejti pasi hyni në tremujorin e dytë.
Luhatje disponimi. Ndryshimet në hormonet tuaja mund të fajësohen për një luhatje të emocioneve.
Lodhja. Jeni e shkatërruar. Ja pse: Jo vetëm që trupi juaj është duke punuar shumë fort për të rritur fëmijën, por gjumi juaj mund të përkeqësohet nga disa ëndrra të çuditshme.
Rritja e rrjedhjeve vagjinale. Një rritje e qarkullimit të gjakut në vagjinën tuaj së bashku me një rritje në prodhimin e estrogjenit mund të shkaktojë më shumë një rrjedhje të qartë (kthjellët) dhe të padëshiruar të quajtur leukorrhea. Mund të duket pak e shpifur, por kjo substancë është mënyra natyrale për të hequr bakteret. Nëse është me ngjyrë, e ngjyrosur me gjak, ka erë të keqe ose shkakton shqetësim, gjithsesi, telefononi mjekun tuaj. Ato mund të jenë diçka tjetër.
Venat të dukshme. Ato shirita (damar) blu shërbejnë për një qëllim të rëndësishëm: Ato po bartin një ton shtesë gjaku për fëmijën.
JAVA E 10 – BARKU NË JAVËN E 10 TË SHTATZËNISË
Barku juaj në javën e dhjete te shtatzanise me shumë mundësi sapo ka filluar të duket. Kjo për shkak se fëmija juaj po vazhdon rritjen e tij ose të saj të shpejtë dhe kështu stomaku juaj ka filluar të zhvillojë një kthesë (lakore) shtesë. Ju ndoshta ende nuk dukeni shtatëzënë tek njerëzit që takoni, por mund të keni nevojë për disa pantallona me një brez të shtrirë dhe disa këmisha të lirshme mu pikërisht rreth javës së dhjetë të shtatzënisë.
Shumë mjekë rekomandojnë të fitoni rreth 1.4kg deri 2.4kg gjatë tremujorit të parë për gratë shtatzëna me BMI (Indeks Masës Trupore) mesatare. Pra, ju jeni në rrugën e duhur nëse kuptoni se në java e 10 të shtatzënisë keni fituar disa ca kilogram.
Nëse jeni shtatzënë me binjakë, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që të fitoni rreth gjysmë kilogrami në javë në gjysmën e parë të shtatzënisë tuaj, që do të thotë se mund të keni fituar rreth 4.5-kilogram në momentin që keni arritur javën e 10 të shtatzënisë me binjakë. Por mos u shqetësoni nëse nuk keni fituar kaq shumë peshë, ose edhe nëse keni humbur peshë për shkak të të vjellave në mëngjes. Ju shpresojmë që do të jeni në gjendje për të vënë përsëri peshë gjatë tremujorit të dytë, kur e të përzierjet dhe të vjellat zvogëlohen.
JAVA E 10 – EKOGRAFIA E JAVËS SË 10 TË SHTATZËNISË
Në javën e 10 të shtatzënisë, foshnja është në krijim të nyejve të krahut, dhe kërcet dhe kockat po formohen. Organet jetike të fetusit tuaj 10-javor janë plotësisht të zhvilluara dhe po fillojnë të funksionojnë. Thonjtë dhe flokët kanë filluar të krijohen gjithashtu! Dhe a mund të besoni se foshnja është e zënë duke praktikuar gëlltitjen dhe kërcitjen e dhëmbëve brenda barkut tuaj qysh në javën e 10 të shtatzënisë?
Java e dhjetë është një periudhë e rëndësishme nëse keni vendosur të bëni disa testime gjenetike të tremujorit të parë. Testimi gjenetik është opsional (zgjedhor); se cila prej jush vendos ta bëjë apo mos ta bëjë atë – varet nga ju, por një këshillues gjenetik mund t’ju ndihmojë të vendosni bazuar në historikun tuaj familjar dhe faktorët e rrezikut.
Skanimi Nuchal Transluency Scan (i ashtuquajturi NT Skan) kryhet zakonisht aty nga java e 10 dhe 14; ai teston fetusin tuaj për rrezikun nga sindroma down dhe disa anomalive të tjera kromozomale. Për të, ju do të kryeni një ekografi pa dhimbje, dhe nuqal fold i bebit (prapa qafës) do të testohet për shenja anomalie. NTS është kryer zakonisht si pjesë e një “Scanimi të Tremujorit të Parë”, ku gjaku juaj është testuar dhe rreziku juaj është vlerësuar në bazë të rezultateve të dy ekografive dhe testit të gjakut.
Një test i ADN-së së fetusit, i njohur gjithashtu si një test jo-invaziv i paralindjes (NIPT) është një test i gjakut i dhënë në javën 10 ose më vonë. Ai skanon gjakun e nënës për shenja rreziku të sindromës Down, Sindromën Edward, Sindromën Patau dhe anomali të tjera kromozomale.
Teste të tjera, më invazive – CVS dhe amniocenteza – mund të përdoren gjithashtu për të diagnostikuar anomalitë. Ato kryhen në mënyrë tipike në qoftë se ju keni një rrezik më të lartë për të pasur një fëmijë me anomali kromozomale, qoftë në bazë të historikut familjar, faktorëve të rrezikut, ose rezultateve NTS ose NIPT. CVS (marrja e mostrave chorionic villus), bëhet nga java e 10 deri ne javen e 12, përdoret një ekografi për të përcaktuar vendndodhjen e placentës.
Pastaj, duke përdorur ekografinë si një udhëzues, mjeku ose përdor një pasqyrë kirurgjie të futur në qafën e mitrës tuaj ose një gjilpërë të futur në barkun tuaj për të mbledhur qeliza nga placenta. Ato qeliza testohen për anomali gjenetike.
Nëse zgjedhni të kryeni amniocentezën, do ta caktoni atë për midis javës së 15 dhe 20. A ndjeheni i pushtuar nga të gjitha testimet e tremujorit të parë dhe të dytë?
Na besoni; pasi të keni përfunduar me to, do të jeni në gjendje të përqendroheni të argëtoheni më mirë.
JAVA E 10 – LISTA E DETYRAVE PËR SHTATZËNA NË JAVËN E 10 TË SHTATZËNISË
Mbani mend për këtë javë:
Nëse ju duhet apo rekomandohet nga mjeku, cakto termin për ta bërë testin CVS
Cakto termin per skanimin nuqal të translucencës
Vazhdo lexo për Java a 11 e Shtatzanise ose kthehu tek faqja Shtatzania Jave Pas Jave.