Java e 11 – Vizitoni në Airbnb dhe Trip Advisor, urgjentisht! Java e 11 e Shtatzënisë është një periudhë e mrekullueshme për të filluar planifikimin e një babymoon (muaj mjalti për bebën): një largimi romantik me partnerin tuaj. Ne ju rekomandojmë që të shkoni në këtë udhëtim në tremujorin e dytë, sepse atëherë do të ndjeheni më energjike dhe dyshojmë se do të dëshironi të bëni shumë udhëtime pasi të keni arritur tremujorin e tretë. Një babymoon nuk është vetëm një mënyrë fantastike për të festuar shtatzëninë tuaj; është një shans për t’u lidhur me partnerin para se foshnja të fillojë të marrë një ton të kohës dhe vëmendjes tuaj.
Hej, ndoshta gjithashtu do të relaksoheni pak! Pra, largoni mendjen nga vjellje dhe përzierjet tuaja dhe filloni të zbuloni disa destinacione për babymoon tani, në javën e 11 të shtatzënisë tuaj. Dhe në qoftë se keni nevojë për një tjetër nxitje, imagjinoni fëmijën tuaj se si rritet krejt në rregull, duke kaluar shkëlqyeshëm atje, duke u zhvilluar edhe më shumë çdo ditë.
Java e 11 – Sa është madhësia e foshnjës në në javën e 11?
Foshnja tani ka madhësinë e një limoni! Fetusi juaj 11 javësh është rreth 3.8 cm i gjatë dhe peshon rreth 71 gram. Ai ose ajo ka një raporti 1:1 kokë-trup (që tingëllon e çuditshme, por që do të ndryshojë!).
Java e 11 – Sa muaj janë 11 javë shtatzëni?
Kur jeni në javën e 11, jeni dy muajshe dhe rreth dy javëshe shtatzënë. Në një dy javësh tjetër, do të filloni tremujorin e dytë.
JAVA E 11 – SIMPTOMAT E SHTATZANISE NË JAVËN E 11
Rreth javës së 11, trupi juaj (dhe mendja!) janë ende krejtësisht të çoroditura. Sipas gjitha gjasave është vështirë të ndiheni mirë tani, meqë hormonet tuaja janë ende të nxitura dhe mund të ndiheni paksa me përzierje dhe të vjella. Por dijeni se ka dritë në fund të tunelit – mbeten vetëm dy javë të tjera për ti dhënë fund tremujorit të parë, i cili që është më i keqi për simptomat e shtatzënisë! Këtu gjeni më shumë për atë çka mundësisht jeni duke ndjerë në java e 11 të shtatzënisë:
- Lodhje. Jeni e mundur, por mund të prisni një rritje në energjinë tuaj në tremujorin e dytë. Deri atëherë, jepini vetes leje për tu tërhequr dhe për të bërë pushime shtesë.
- Sëmundja mëngjesit. E kuptojmë këtë. Ju jeni e sëmurë dhe e lodhur nga të qenit e sëmurë dhe e lodhur. Ju premtojmë se së shpejti duhet të filloni të ndiheni më shumë si vetvetja dikur.
- Gazrat (oof!). Na vjen keq, por problemet e stomakut janë pjesë e shtatzënisë. Bëni kujdes me dietën tuaj (nëse jeni në gjendje të mbani gjithçka poshtë, kjo është ajo që duhet të bëni) dhe përpiquni të shmangni ushqimet që ju shkaktojnë gazra, siç janë fasulet, lakrat, ushqimet e skuqura dhe ëmbëlsirat. Gjithashtu pini shumë lëngje dhe ushqime të pasura me fibra.
- Luhatje disponimi. Provoni disa ushtrime mendje / trupi, si yoga, për t’ju ndihmuar të ndjeni më shumë Zen (e qetë). Dhe nëse është e mundur, shmangni situatat stresuese (si festat familjare me shumë njerëz – qëndroni në shtëpi e shiko televizorin).
- Ngërçe të këmbëve. Muskujt e ngushtë dhe të dhimbshëm mund të godasin natën dhe të ndërhyjnë në gjumin tuaj. Pirja e mjaftueshme e ujit mund të parandalojë ngërçet e këmbëve, e po ashtu edhe shtrirja e muskujve të këmbëve gjatë ditës ndihmon. Ju gjithashtu do të donit ti hidhni një sy dietës tuaj për t’u siguruar se jeni duke marrë mjaftueshëm kalium dhe magnez.
- Errësim Lëkure. Një mëngjes mund të zgjoheni dhe të mendoni, Opa! Çfarë është ajo vijë e errët në qendër të barkut tim dhe pse është atje? E pra, kjo është një simptomë tërësisht normale e shtatzënisë e quajtur vija nigra. Kjo vijë e errët shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe nuk është e përhershme – edhe pse mund të vëreni se ajo qëndron rreth e rrotull për një kohë pas lindjes, veçanërisht nëse ushqeni me gji. (Për shkak të hormoneve të përfshira në ushqimin me gji.)
- Rrjedhje vagjinale. Në rregull, me shumë mundësi do të dëshirosh të investosh në disa pantilinerë, sepse një rritje e rrjedhjeve mund të pritet gjatë shtatzënisë.
Gratë që janë 11 javëshe shtatzënë me binjakë shpesh kanë nivele të larta të hormoneve, të cilat mund të kenë dyfishin e simptomave dhe rritje më të madhe të peshës. Të dyja janë normale, dhe ju gjithashtu duhet të përjetoni rritje të energjisë dhe zvogëlim të përzierjes gjatë javëve të ardhshme.
JAVA E 11 – BARKU NË JAVËN E 11 TË SHTATZËNISË
Barku juaj 11 javësh shtatzënë po fillon të zhvillojë një bark të plotë të fëmijës përveç gazrave dhe fryrjes, por mund të jetë e vështirë ta dallosh! Sidomos nëse është shtatzënia juaj e parë, mund të mos ta vësh re në java e 11. Gratë shtatzëna me foshnjat e tyre të dyta dhe ato që janë në java e 11 të shtatzënisë me binjakë kanë tendencë të fillojnë të duken më herët sesa shtatëzënat për herë të parë.
Gjersa ndryshimet tek barku juaj mund ose nuk mund të dallohen, mund të habiteni kur të shihni se gjinjtë tuaj kanë ndryshuar dukshëm. (Gjë e cila mund të jetë e mirëpritur ose e padëshirueshme, varet nga preferencat tuaja!) Ne ju rekomandojmë që të blini disa sytjena të reja, të rehatshëm dhe të shtrishme në këtë fazë të lojës. Nëse jeni duke planifikuar të ushqyerit me gji, një plalë sytjenash shtatëzënie mund të vishen tani dhe do të jenë në dispozicion pas lindjes së foshnjës. Plus, sytjenat e shtatëzënisë zakonisht janë krijuar për të vazhduar me një ndryshim në madhësinë së gjinjëve dhe ndoshta keni për të pasur ende rritje.
Në java e 11, mundësia e abortit mund të jetë në mendjen tuaj. Është e vështirë të mos shqetësoheni – mirëseerdhët në amësi (të bërit nënë)! – por dijeni tani që keni parë rrahjet e zemrës së fëmijës, rreziku juaj i dështimit është vetëm 3 për qind. Ai do të bjerë edhe më poshtë gjatë muajit të ardhshëm apo e në vazhdim.
JAVA E 11 – EKOGRAFIA E SHTATZANISE NË JAVËN E 11
Ju nuk mund ta shihni atë, por fëmija po lëviz qetë brenda barkut tuaj në javën e 11 të shtatzënisë. Fetusi juaj 11-javësh ka lëkurë që është e tejdukshme, por është drejt rrugës së saj për t’u bërë më e errët. Në javën 11, gishtat dhe këmbët e foshnjës nuk janë më të ngjitura. Mishrat e dhëmbëve, folikulat e flokëve, dhe mbështetëset e thonjve po krijohen gjithashtu. Fantastike, huh?!
Rreth kësaj periudhe – midis java e 11 dhe 13 – mund të kryeni një skanim të tremujorit të parë. Ky është një kombinim i një ekografie të veçantë të quajtur Nuchal Translucency Screening (NTS) dhe një testi gjaku. Gjatë ekografisë së javës së 11 të shtatzënisë, tekniku apo mjeku do të masë pjesën e pasme të qafës së foshnjës – një matje jonormale mund të jetë një shenjë e një anomalie kromozomale.
Pastaj, testi i gjakut do të skanojë për nivelet e hormoneve tepër të ulëta ose tepër të larta. Duke marrë parasysh rezultatet e NTS dhe testin e gjakut, mjeku juaj do t’ju tregojë rrezikun që foshnja të ketë një situatë kromozomale. Pritja e rezultateve mund të jetë nervozuese, por dihet rezultatet me siguri do t’ju japin paqe mendore.
Për gratë që janë në java e 11 të shtatzënisë me binjakë, një ekografi në këtë pikë do të tregonte litarët kërthizor të foshnjave dhe një ose dy placenta. Nëse foshnjat ndajnë një placentë, fetuset ndoshta janë binjakë identikë. Nëse ata kanë dy placenta të veçanta, ato mund të jenë identike ose vëllazërore. Binjakët identikë që ndajnë të njëjtin placentë zakonisht kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta për t’u siguruar që ata të dy po marrin ushqim të mjaftueshëm. Po, edhe në mitër këta binjakë duhet të mësojnë të ndajnë!
LISTA E DETYRAVE PËR SHTATZANA NË JAVËN E 11 TË SHTATZËNISË
Mbani mend për këtë javë:
- Blini rroba elegante të lindjes
- Planifikoni një babymoon (mauj mjalti për shtatzani)
Vazdho lexo Java e 12 e Shtatzanise ose ktheu te faqja Shtatzania Jave Pas Jave.