Java e 4 e Shtatzanise

0
2640
Java e katert e shtatzanise

Java e 4 e Shtatzanis

Urime! Nëse e dini që jeni 4 javë shtatzënë, keni gjetur lajmin më herët sesa shumë gra (sepse keni bërë testin posa keni vërejtur se nuk ju kanë ardhur periodat, apo edhe pak ditë më parë, në vend që të prisni pak) – dhe mund të jeni tërësisht të ngazëllyer, ose mund të jeni duke u mësuar me idenë e lindjes së fëmijës. Sido që të jetë, mund të mos ndjeheni ndryshe (të paktën tani për tani), meqë simptomat e hershme të shtatzënisë nuk zmbrapsen menjëherë.

Definitivisht festoni këtë lajme të mirë me partnerin tuaj, por kjo  nuk do të thotë ti tregoni të gjithë botën… prisni pak. Thirrja telefonike e parë në javën 4 të shtatzënisë duhet të jetë tek mjeku juaj për të caktuar vizitën tuaj të parë prenatale, ku ai ose ajo do të konfirmojë shtatzëninë tuaj me një test urine ose gjak – po pra qysh nga java e 4 e shtatzanise. 

Java e 4 – Sa është madhësia foshnjës në javen e katert të shtatzanise?

Me 4 javë shtatzënë, foshnja është më e vogël se një farë e lulekuqe-praktikisht mikroskopike. Foshnja njihet tani si një blastocist, një top nervor i qelizave, dhe është e zënë duke u vendosur në shtëpinë e tij apo saj të re (mitrën), duke përgatitur të gjithë zhvillimin e rëndësishëm që do të ndodhë gjatë gjashtë javëve të ardhshme. 

java e 4 e shtatzanise
java e 4 e shtatzanise – madhesia e frytit ne javen e 7 te shtatzanise

Java e 4 – Simptomat në Jave e 4 te Shtatzanise

Të njëjtat hormone të shtatëzanisë që bënë që rezultati i testit të shtatzanise të dali pozitivë mund të shkaktojë edhe disa nga simptomat tipike të shtatzënisë  në javën e katërt. Këto nivele të hormoneve rriten shumë shpejt, kështu që përdersia është normale të jesh 4 javë shtatzënë pa ndonjë simptomë, shtrëngohu: përzierjet dhe të vjellurat mund të jenë afër. Ja se cilat simptomat mund ti keni me kater jave shtatzëne:

  • Fryerje – Ju mund të ndjeheni pak e fryer kjo duke ju falenderuar hormonit të shtatzanisë proge progesteronit. Veshi pantallonat e rehatshme!
  • Ngërçe të buta – në javën e katërt të shtatzanisë disa ngërçe mund të ju shqetsojnë, mirpo kjo gjithashtu mund të jetë shenjë se foshnja është vendosur (ngulitur) në muret e mitrës. Sidoqoftë, çdo ngërç në apo dhimbje në këtë javë diçka që ju duhet patjetër t’i tregoni mjekut tuaj menjëherë. Mjeku duhet ndoshta të ju kontrollojnë për të përjashtuar ndonjë problem.
  • Njolla – Gjakëderdhje e lehtë mund të ndodhë gjatë javës se katër të shtatzënisë e kjo si rezultat i implantimit. Ske pse shqetsohesh sepse kjo është normale. Por nëse ke shumë gjakdërdhje, diçka njejtë si gjatë periodave apo ndoshta edhe më shumë, dhe zgjatë për disa ditë, apo edhe nëse vetë brengoseni, atëherë vizitoni mjekun.
  • Disponimi – Nuk është imagjinata juaj. Gjendja juaj po çrregullohet kryesisht për shkak të luhtjes së hormoneve tuaja. (Por ndoshta edhe për shkak të stresit dhe për shkak se mendja juaj është hiperaktive.) Luhatjet e disponimit gjatë shtatzënisë janë më drastike gjatë 12 javëve të para. Pas kësaj, hormonet do të nivelizohen pak, duke ju bërë më pak të ndjeshëm që të qani gjatë çdo seriali që shikoni. 
  • Sëmundja Mëngjesit – Ekspertët thonë se rreth 50 deri 90 për qind e grave shtatzëna përjetojnë një llojë të sëmundjes në mëngjes (të tilla si përzierje dhe nganjëherë edhe të vjella). Pra, edhe në qoftë se ju ende nuk keni pasur një stomak përziera, herët a vonë ndoshta do të keni. Sëmundja mëngjesit zakonisht është më e ashpër rreth nëntë javëve të para dhe pastaj ngadalë lehtësohet e zakonisht zhduket plotësisht në tremujorin e dytë.
  • Plogështi – Një nga simptomat më të zakonshme të shtatzanise në javën e katërtë është plogshtia, kjo pasi trupi juaj po punon shumë që të rrisë topin e qelizave në një embrion. 
  • Gjinjë të Ndjeshëm – Off! Gjinjtë tuaj janë të fryrë dhe të ndjeshëm për shkak të hormoneve që qarkullojnë dhe i tregojnë trupit tuaj, “Ke një fëmijë që po vjen. Bën mirë të filloni përgatitjen e këtyre kanaleve të qumështit!”

Java e 4 – Barku ne Javen e Katert te Shtatzanise

Një bark shtatzënë ne java e 4 mund të jetë pak i fryrë, por pothuajse me siguri nuk duket ende shtatzënë. Sidoqoftë, duhet të fillosh të veprosh si një nënë për t’u bërë. Dhe kjo do të thotë të dhurosh dashni dhe kujdes për veten dhe fëmijën tuaj që po vijë.

Foshnja është duke kaluar nëpër një zhvillim të rëndësishëm në javën 4 të shtatzënisë, prandaj nëse akoma nuk e keni bërë, filloni të merrni vitaminë prenatale. Shiko për një me të paktën 400 micrograms të acidit folik dhe mos harroni të merrni atë çdo ditë. Ne e dimë shumçka u sillet në mendje, por kjo është shumë e renëdësishme pasi që acidi folik është provuar për të ndihmoj në parandalimin e defekteve të lindjes!

Pasi tani si xhinset e ngushta tuaja më nuk përthokohen, mos tu vije turp të veshni rrobe të shlira. Mendoni pantallona të gjërë, hollohopke, këmisha , dhe gjamperë të gjatë. Ka një mori opsione të veshjeve të lirshme që do t’ju ndihmojnë të dukeni elegante dhe të ndjeheni rehat.

Java e 4 – Ultrazëri në Javën e 4 të Shtatzënisë

java e 4 - ultrazeri
Ultrazeri nejaven e katert te Shtatzanise

Gjatë javës së 4 të shtatzënisë, topi i qelizave ndahet në embrion (fëmijën tuaj të ardhshëm) dhe placentën. Tubi neural i foshnjës, blloku ndërtues i shtyllës kurrizore, trurit dhe shtyllës së sipërme, tashmë është formuar. Gjaku dhe lëngu amniotik janë duke u formuar në jastëk mbrojtës për fëmijën tuaj. Dhe në një ultratzë në javën e katërt të shtatzanise, të gjitha këto duken si një pikë e vogël, e quajtur qeskë gjestacional. Gjasat janë, megjithatë, ju nuk do të bëni ultrazë me 4 javë.

Kur telefononi mjekun për t’i treguar se jeni 4 javë shtatzënë, mund të ju thonë juve “urime” dhe të ju tregojnë që të caktoni terminin e parë prenatal për rreth një muaj nga tani. E kuptojmë që mund t’ju duket e gjatë të prisni aq shumë. Por, nëse jeni mirë me shëndet dhe nuk ke rrezik për ndërlikimet e shtatzënisë, thjesht nuk ka nevojë të vizitohet mjeku. Mjeku do të ketë shumë më tepër për të parë e dëgjuar (duke përfshirë rrahjet e zemrës!) nga java e 8 apo java e 9 e shtatzanise. Në ndërkohë, hani mirë, pini shumë ujë, shmangni veset e këqija si alkooli dhe pirja e duhanit, dhe përpiquni të relaksoheni.

Java e 4 – Lista detyrave

Mos harro këtë javë:

  • Gjeni një gjinekolog-e & dhe caktoni terminin e parë prenatal
  • Ndalo mos pi alkool dhe duhan
  • Fillo të marrësh vitaminë prenatale
  • Tregoj partnerit tuaj se je shtatzënë, nëse se ke bë deri tani

Burimi

Vazhdo tek Java e 5 e Shtatzanise ose kthehu tek Faqja Shtatzania Jave Pas Jave

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.