Kanceri i Prostates – Pirja e Kafes Zvogelon Rrezikun

2
2237

Pirja e kafes mund të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të avancimit të kancerit në prostatë. Studimi i cili gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar është prezantuar në konferencën e American Association for Cancer Research në Houston, tregon se njerëzit që pinin më së shumti kafe, në krahasim me ata që nuk pinin, ishin për 60% me më pak gjasa të zhvillonin kancer të avancuar të prostatës.

Hulumtuesit thonë se është paksa herët që të rekomandojmë se duhet të filloni të pini kafe për të parandaluar kancerin në prostatë, por rezultatet e deritashme janë inkurajuese.

“Pak faktorë të mënyrës së jetuarit në mënyrë të vazhdueshme janë shoqëruar me rrezikun e kancerit në prostatë, veçanërisht me rrezikun e agresivitetin e sëmundjes (kanceri i prostates), kështu që do të ishte mjaftë shumë mirë po që se ky asociacion (lidhje mes pirjes së kafes dhe kancerit në prostatë), konfirmohet në studime tjera,” thotë hulumtuesja Kathryn M. Wilson, doktoreshë në Harvard Mecdial School dhe Harvard School of Public Health. “Rezultatet tona sugjerojnë se nuk ka arsye të ndalemi e të mos pimë kafe për ndonjë arsye rreth kancerit në prostatë.”

Hulumtuesit thonë se ky është i pari studim i llojit të tillë që shikon në mënyrë prospektive si në rrezikun e përgjithshëm të kancerit në prostatë ashtu edhe në rrezikun e kancerit në prostatë të lokalizuar kundrejt kancerit të avancuar të prostatës që është përhapur edhe jashtë prostatës.

Në studim, hulumtuesit kanë analizuar informatat nga një studim i mëhershëm i cili ka grumbulluar të dhëna në veset e pirjes së kafes të mese 50.000 njerëzve nga 1986 deri 2006. Gjatë kësaj periudhe kohore 4975 prej tyre kanë zhvilluar kancer në prostatë.

Rezultatet tregonin se ata që kishin pirë më së shumti kafe (gjashtë apo më shumë gota në ditë), kishin 59% zvogëlim të rrezikut për kancer agresiv të prostatës (sëmundje fatale apo e avancuar) krahasuar me ata të cilët nuk pinin kafe.

Por, hulumtuesit thonë se nuk është vetëm kafeina që është përgjegjëse për dobitë e parandalimit të kancerit në prostatë. Studimi gjithashtu tregon se edhe ata të cilët pinin kafe të dekafenizuar kishin zvogëlim të ngjashëm të zvogëlimit të rrezikut që të kenë zhvillim kanceri ne prostate.

Hulumtuesit tregojnë se kafeja gjithashtu përmban edhe shumë përzierje potencialisht të dobishme si antioksidant dhe minerale që mund të luajnë rol në parandalimin e kancerit në prostatë dhe se nevojiten studime tjera për të konfirmuar këto rezultate.

“Kafeja ka efekt edhe në insulinë dhe glukozë metabolizëm e gjithashtu edhe në nivelet e hormoneve seksuale, që të gjitha luajnë rol te kanceri i prostates,” thotë Wilson.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.