A ke menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë kur vlojmë ujin ose nëse është e sigurt ta ri-vlojmë ujin?
Ja përgjigjet
Uji i zakonshëm përmban gazra të tretshëm dhe kur vlohet ndryshohet kimia e ujit dhe këta përbërës bëhet të paqëndrueshëm. Pas 10 minuta vlimi është e sigurt të pihet uji.
Kur vlojmë ujin në një ibrik (gjygym) elektrik shpesh na ndodh që të harrojmë, thjesht për shkak se habitemi duke shikuar TV apo për at se jemi në mes të diçkaje. Kështu pra uji i sapo vluar ftohet përsëri. Çka bëni? Prapë e vloni ujin e njëjtë, por a e dini se çfarë ndodhë me ujin kur e ri-vloni atë?
Kur ri-vloni ujin ju rrisni gjasat që të lirohen disa kimikale të padëshirueshme që gjenden në ujë. Mineralet e shëndetshme mund të bëhen shumë të dëmshme, veçanërisht kur konsumohen në sasi të mëdha dhe kështu mund të shkaktojnë gurët në veshka, bllokimin e arterieve, artritin dhe gurët në tëmth.
Efektet Dëmtuese të Ujit të Ri-Vluar
Substancat toksike shpesh janë arseniku, nitratet dhe fluori
Arseniku
Varësisht nga niveli, ekspozimi ndaj arsenit mund të ju vë në rrezik të helmimit nga arseni, diabetit, neuropatis periferale, sëmundjes kardiovaskulare, mosfunksionim të sistemit veshkave, lesione të lëkurës dhe kancerit
Nitratet
Nitratet janë gjithandej në tokë por më së shumti gjenden në dhe, ujë dhe ajër. Por përdorimi i nitratit aditiv ushqimi, për shembull në mishra, apo ekspozimi ndaj nxehtësive të larta sikur vlimi i ujit e transformon nitratin në nitrosamine që janë të dëmshme dhe kancerogjene.
Konsumi i tepërt i nitrateve shpien tek methemoglobinemia (çrregullim gjaku kur prodhohen sasi abnormale të methoglobines – formë e hemoglobinës) dhe disa lloje kanceri si kanceri i zorrës, fshikëzës, pankreasit, ezofagut, etj.
Fluori
Përkundër faktit se shumë hulumtime tregojnë efektet e dëmshme të fluorit ndaj shëndetit, prapë se prapë Qeveritë insistojnë ta mbajnë në ujin që pijmë.
Sipas Universitetit të Harwardit të dhënat e siguruara nga 27 studime të bëra brenda 22 viteve, ekspozimi ndaj fluorit mund të ndikoj në zhvillimin neurologjikal dhe kognitiv të fëmijëve dhe kështu ulë IQ-n e tyre.