Lë Duhanin Përgjithëmon Duke Pirë Më Shumë Cigare!

2
2503

cigarja elektrike1Po pra, lë duhanin duke pirë duhan; tingëllon çuditshëm? Mos ik, ke durim? Po flasim për cigare elektrike të cilat dita ditës po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara. Ato kanë goditur tregun me dy qëllime. Qëllimi i parë është të zëvendësojnë cigaret e zakonshme pa e ndryshuar shijen dhe aromën e tabakos, dhe qëllimi i dytë është të ju ndihmojnë të lëni duhanin.

Nëse shkojmë mbrapa në histori shohim se një numër i madh i duhanpirësve kanë pasur shumë vështirësi që ta lënë duhanin. Fatkeqësisht shumica dështojnë thjeshtë nga mungesa e vullnetit dhe nxitja nga tabako. Mjekët kanë përshkruar disa mënyra alternative si përtypja e çamçakëzit, çokollata dhe krijimi i shprehive tjera. Por vetëm disa arrijnë të dalin jashtë kësaj shprehije dhe ti thonë lamtumirë duhanit njëherë e përgjithmonë.

Sidoqoftë, disa shpikje të shekullit 21 kanë shpjer deri te ilaçi i ri i quajtur cigare elektrike apo e-cigarettes. Prodhuesit i kanë kushtuar kujdes të madh sigurisë së shfrytëzuesit. Së fundmi kam hasur në shumë komente në internet rreth e-cigarettes dhe për çudi mijëra shfrytëzues konfirmojnë se cigarja elektrike ju ka ndihmuar ta lënë cigaren e zakonshme.

Çka përmbajnë e-cigarettes (cigaret elektrike)?

Sikundër cigareve të zakonshme këto e-cigarettes nuk lirojnë tim. Shfrytëzuesit nuk kanë nevojë të ndezin ato për ti pirë. Zakonisht këto e-cigarettes përmbajnë:  mbushje nga nikotina dhe bateri nga litiumi me aftësi mbushje.

Si pihen ato?

Ato ndryshe quhen cigare avulluese. Së pari duhanpirësi duhet ti nxeh ato duke përdor mbushje të zëvendësueshme. Kjo mbushje liron dozën e nikotinës e cila do të jetë në formë të avullit nga uji. Së bashku me tabakon dhe mentol, duhanpirësi mund të zgjedh shijet si ajo e qershisë apo vanillë. Kur thithet trupi i njeriut absorbon nikotinën kurse avulli i padëmshëm lirohet.

Kështu njeriu mundet vërtet të pijë duhan pa u penguar dhe me më shumë pak efekte anësore. Përveç tjerash miqtë dhe të tjerët nuk kanë pse frikohen nga duhani pasiv apo efektet e këqija të tij. E kjo është mënyra se si ta lëni duhanin duke pirë duhan! Fascinuese apo jo?

Efektet anësore

Ju duhet të kuptoni që edhe pse më pak e dëmshme, e-cigarettes kanë efektet e tyre anësore. Tek disa janë shfaqur alergji të gojës dhe probleme dhëmbësh në fillim të përdorimit të kësaj cigare. Së fundi, komponentet si Diethylene Glycol dhe nitrosamine shkaktojnë dëmin maksimal. Hulumtimet mjekësore tregojnë se Diethylene Glycol është një komponent antifriz dhe tejet toksik për trupin e njeriut. Përdorimi i gjatë i Diethylene Glycol mund të shkaktoj kancerin, mendojnë mjekët.

Përveç Diethylene Glycol-it, e-cigarettes kanë edhe një substancë tjetër të dëmshme që quhet nitrosamine. Duhanpirësi është në rrezik të madh nëse thyhet kjo cigare dhe del jashtë nitrosamina.

Nikotina dhe sëmundja e zemrës

Edhe njëherë duhet ta përmendim se duhanpirësi mund të përballet me rrezikun e sëmundjes së zemrës pasi që nikotina është gjithnjë e dëmshme për venat e zemrës pa marr parasysh cigaren. Prapë po e themi se mjekët mendojnë se edhe e-cigarettes mund të ju qojnë drejt arrestit kardiak.

Cila është cigarja elektrike (e-cigarette) më e mirë?

Është vështirë dhe jashtë qëllimit të këtij artikulli të përmbledhim këtë artikull me një listë të 10 e-cigareve më të mira. Arsyeja është se ekzistojnë 100 kompani që ofrojnë llojlloj cigare me shije të ndryshme. Kështu që mund të themi se nuk ka një që mund të quhet më e mira e që i përshtatet e i pihet secilit duhanpirës. Këshilla jonë është të kërkosh në internet, në forume dhe faqe tjera dhe të lexosh vlersimet e vet shfrytëzuesve të këtyre e-cigareve.

Në fund do të doja të lexoja komentet tuaja nëse keni përdor cigare elektrike dhe të na tregoni për ndonjë brand (emër) të veçantë. Thjesht na tregoni në komente më poshtë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. e perdora 55 dit cigaren elektronike e cila mbushej me nikotin, ne 10 ditet e para nuk e jeksha prej dore tan kohen necdor e kum pas dhe tan kohes e perdorsha pas 20 dite e kalla nje cogare te zakont dhe me erdhi shum e hidhur dhe e keqe sepse kjo elektronikja nuk e ka shijen e keqe aromen e shishme e ka plus nuk te vjen era e gojes era cigare nuk te vjen kur i bera 55 dit duke e perdorur me than qe mu det te behet pneudemia semundje e mushkrive mbledhja e ujit ne mushkri dhe e largova mu gerdi por qfar ndodhi 24 ore durova me kapi nje kriz e vogel dhe e kalla nje cigare kur e kalla cigaren e ngreha si zakonosh me dhembi gjokai mrena sikur shtin gur mrena edhe shum e itht me erdh e gjuajta dhe tash i kam bere 4 muaj qe nuk perdori asnje cigare por prap sun bana rahat ama e di qe nuk ban me pij dhe nuk ma ban organizmi por prap me mungon diqka me duket qe pres diqka tan kohen po edhe ket se harova per kater muaj kam shtuar 5 kg

  2. Jo, nuk eshte kaq e thjeshte sa mund te duket ne pamje te pare. Ne momentin qe i provova ndjeva se kurajoja per te lene duhanin u rrit ne doza shume te medha dhe vendosa te provoj. Nga 60 cigare ne dite per rreth 20 vjet rrjesht ishte e pamundur qe sa hap e mbyll syte ti zevendesoje me cigaren elektrike. Ne momente te caktuara ajo te shtonte dozen e nervozizmit sepse tjeter gje kerkonte trupi e tjeter shije ofronte ajo. Kjo qe eksperienca ime jo me vone se dy dite me pare. Megjithate pas nje fare kohe, kur une te kem ulur gradualisht sasine e duhanit dite pas dite per nje periudhe kohe te caktuar dhe do ta ndjej veten se jam gati per ti thene lamtumire, do ta rive perseri ne karikim cigaren elektrike.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.