Mesvaktet: Çfarë Duhet Bërë Nëse Ju Merr Uria

1
2677

Uria untiNëse keni marrë vendimin për të qënë në dietë, sigurisht që keni bërë shumë mirë. Bashke me vendimin duhet të keni parasysh se nuk është e lehtë, ndaj para së gjithash duhet ti drejtoheni specialistit të fushës , i cili do tju sugjerojë dietën  e personalizuar dhe do të dijë si t’ju kombinojë ushqimet dhe vaktet. Është shumë e rëndësishme që në ditën tuaj ti përfshini të gjitha lëndët ushqyese duke i ndarë në 5 vakte ku tre janë vaktet kryesore dhe 2 janë mesvaktet e paradites dhe  pasdites.

Hyrida Basha-Dhima ju propozon disa këshilla profesionale për të plotësuar mesvaktet tuaja për linja trupi perfekte si ehde për shëndet të mirë.

1. Smoothie (Freskues)

Freskues smoothie e1508056777829Smoothie, janë një ndër trendet e fundit të nutricionizmit në të cilat imagjinata është çelësi kryesor. Ato janë lëngje të frutave apo perimeve të centrifuguara. Mund të kombinohen më kos ose qumësht. Kaloritë në varësi të përbërësve luhaten nga 75 deri 200 kalori.

2. Lenge Shege

Lengu i ShegesSuperfruti i stinës së vjeshtës. Kokrrat e kuqe me veti mrekullibërëse dhe lëng të shëndetshëm. i pasur me minerale dhe vitamina. Ideal për  t’ju furnizuar me energjinë e nevojshme. Ndihmon sistemin tretës dhe lufton urinë. Rekomandohet nje sasi prej 125 ml e cila përmban rreth 65 kalori.

1
2
3
4
5
Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.