5. Çokollata e zeze fondente
Po, po, çokollatë. Mos u çudit! Mjaftojnë 2 kuadrantë të çokollatë së zezë fondente dhe furnizoheni me energji dhe humor. Por, kujdes! Mos u tundoni për më shumë se 2 kuadrantë të cilët kanë vlerën kalorike 44 kalori.
6. Krakers integral
Një pako krakers integral është një mesvakt klasik. Jua rekomandoj vetëm një ose dy herë në javë. Duke qënë një produkt industrial është më mirë të eliminohet. Për kë udhëton apo ka orare të gjata pune, e shumta ta konsumojë 1-2 herë në javë. Përmban kryesisht 110 kalori për një pako.