Mungesa e Gjumit Me Shume Godet Femrat

6
2444

keshilla_gjumiMungesa e gjumit rrit rrezikun e semundjes se zemres tek femrat me shume se sa tek meshkujt, sugjeron nje hulumtim i kryer. Te besh gjume me pak se sa oret e rekomanduara per nate eshte e lidhur me rritjen e rrezikut te problemeve te zemres.

Hulumtuesit kane gjetur nivele te indikatoreve inflamator te zemres qe ndryshojne kogja shume tek femrat varesisht nga gjumi, ndersa tek meshkujt jo.

Studimi i kryer nga University College London dhe University of Warwick, eshte publikuar ne revisten Sleep.

Hulumtimet e mehershme kane sugjeruar se njerezit qe flejne me pake se 5 ore gjume naten kane rrezik te ngritur qe te vdesin nga semundje kardiovaskulare, krahasuar me ata te cilet arrin te bejen 8 ore te plota gjume.

Studimet e fundit kane zbuluar nivele te molekules te quajtur interleukin-6 (IL-6), qe eshte e njohur per nxitje te inflamacionit, nivele qe ishin shume me te uleta tek femrat qe benin 8 ore gjume krahasuar me ato te cilat benin vetem 7 ore gjume.

Nivelet e nje molekule tjeter, proteina C-reaktive me sensitivitet te larte, (hs-CRP) – qe eshte e lidhur me problemet e zemres – ishin denjesisht me te larta tek femrat te cilat jane raportuar se kane bere gjume rreth pese ore apo edhe me pake.

Hormonet

Hulumtuesi Dr. Michelle Miller thote se zbulimet iu jane shtuar trupit te deshmive ekzistuese qe sugjerojne se kohezgjatja e gjumit luan role kyc ne shendetin e zemres.

Ajo tha: “Rezultatet jane gjithashtu konsistent me iden se te flini per shtate apo tete ore naten duket te jete optimale per shendetin.”

Dr. Miller thote se kerkohet me shume pune per te zbuluar se perse mungesa e gjumit kishte efekt me te madhe tek femrat sesa tek meshkujt.

Sidoqofte, ndryshimet ne nivelet e hormoneve munden te jen çelësi. Disa deshmi sugjerojnë se nivelet shënues  inflamator janë ndryshe para dhe pas menopauses tek femrat.

Studimi eshte bazuar ne te dhëna prej me shume se 4600 sherbyes civil te Londrës te moshave 35 deri 55, nga te cilat 73% e tyre ishin femra.

Dr. Janet Mullington nga Shkolla Mjeksis se Harvardit, thote se ka ende pytje qe kerkojne pergjigje per efketet e privimit nga gjumi.

Sidoqofte, ne te gjithe duhet te provojme te bejme nje nate te mire gjumi – pasi qe duket te jete mire per shendetin e zemres e gjithashtu edhe per shendetin ne pergjithesi.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

6 KOMENTET

  1. une bej nje gjume te crregullt sepse punoj turni tret dhe zgjohem heret per ne shkolle ,dhe kjo ndikon shum keq ne lekuren time,cfare mendoni se mund te me ndimoj

  2. kam probleme me artritet
    a eshte perdorimi vaji i linit nje alternative per tu sheruar dhimbjet e artriteve.
    flm shume

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.