Nada al-Ahdal është një vajzë 11 vjeçe vjeçare nga Jemeni, por në vend se të luante me shoqet e saja pas përfundimit të shkollës ose të bënte detyrat shtëpisë si moshataret tjera, ajo thotë se nuk ka pasur tjetër zgjidhje pos që të ik nga shtëpia në mënyrë që të mos martohej për një njeri shumë më të moshuar se ai. Tregimi dhe kërkesa e saj e fuqishme kundër martesës së fëmijëve është postuar në Youtube.
Ajo shumë mirë sqaron se më mirë do ishte e vdekur se sa të martohej si 11 vjeçare dhe dënohej të harroj fëmijërinë, edukimin dhe ëndrrat e saj për të ardhmen. Kërkesa e saj në youtube tani ka arritur 4 milion shikime.
Video u postua pardje në rrjet social Reddit dhe shpejt ka arritur të nxirret edhe në portale tjera si MSN dhe Huffington Post. Sipas NOW News, Nada tani jeton me dajën e saj tek i cili kishte ikur kur prindërit e saj provuan ta martonin.
Fjalimi i Nadas për terrorin e saj e detyruar të martohet me një njeri shumë më të moshuar se ajo, për padrejtësinë e privimit të saj nga edukimi, është fjalim imponues dhe i bërë në mënyrë elegante. Sytë e saj janë të fokusuar në lens të kamerës dhe fjalimi i saj është i ngutshëm por i qartë.
“Do mbetesha pa jetë, pa edukim. Si nuk kanë mëshirë?” Pyet ajo.
Kjo video po bëhet një mjet efektiv për të sqaruar tmerret e martesës së detyruar të fëmijëve në këtë vend.
Sipas Kombeve të Bashkuara, një prej nëntë vajzave në vendet në zhvillim do të martohet që në moshën 15 vjeçare, një numër i vlerësuar prej 14.2 milion vajza në vit mendohet se do bëhen nuse si fëmijë në dekadën e ardhshme.
Në Jemen, gati gjysma e femrave martohen si fëmijë, raporton Human Rights Watch. Përveç tjerash në Jemen nuk ka moshë minimale e lejuar për martesë dhe kjo i lë shumë vajza si Nada të cenueshme ndaj dhunimit, abuzimit, varfëris dhe shumë problemeve tjera shëndetësore.
Në një intervistë me National Geographic, fotografja fituese e çmimit Pulizer Prize, Stephanie Sinclair, sqaron se martesa e fëmijëve “nuk është e dëmshme vetëm për vajzat. Është rrënja e shumë problemeve tjera shoqërore si: varfëria, sëmundjet, vdekja në lindje, vdekja e foshnjave dhe dhuna kundër gruas.”
Interneti ka ndihmuar duke i dhënë zë kësaj vajze, zë që po dëgjohet anembanë globit. Por është me rëndësi të mos harrojmë se ka shumë vajza tjera mu sikur Nada të cilat nuk mund t’i ikin fatit të tyre dhe fytyrat e të cilave nuk i gjejmë në video si kjo, dhe emrat e të cilave kurrë nuk do ti mësojmë.
Nga pershkrimi ne titull e vendosur ne videon vijuese, vajza e vogel eshte vrare pasi ka bere kete video! (11 years old bride speaks out before being killed )