Nje Hapë Më Afër Vaksinës Kundër Kancerit të Gjirit

0
2403

vaksinimiFonded tani janë siguruar për zhvillimin e vaksinës parandaluese.

Shkenca ka bërë një hap të madh drejt zhvillimit të vaksinës parandaluese ndaj llojit më të rrezikshëm të kancerit të gjirit

Cleveland Clinic Innovations ka filluar një kompani të re, Shield Biotech, për të zhvilluar një vaksinë të bazuar në kërkimet laboratoriket të kësaj klinike. Ky kërkim ka treguar se një vaksinë e dizajnuar për parandalim të kancerit trefisho-negativ (triple-negative breast cancer) mund të funksionoj si për të parandaluar ashtu edhe për të trajtuar këtë sëmundje.

Ne do provojmë të programojmë imunitetin që të mbrohet nga kanceri gjirit dhe kancer tjerë – në mënyrë të ngjashme se si funksionojnë vaksinat e fëmijëve për ti mbrojtur kundër polios dhe rubeolës.

Tash, pas tre vite udhëtim, grumbullim fondesh nga të gjitha burimet e mundshme që besonin në projektin tonë, në fund kemi siguruar fondet për të vazhduar zhvillimin e kësaj vaksine.

Mburojë kundër Tumoreve

Qëllimi ynë përfundimtar është ti dhurojmë femrave mbrojtje apo mburojë kundër zhvillimit të kancerit të gjirit me anë të stimulimeve të shënjestruar të sistemit të imunitetit. Rasti më i mirë i parandalimit të tumorit është duke ofruar imunitet preventiv i cili e e dallon qysh herët dhe e vret para se të rritet.

Hetimet tona të hershme ishin tejet premtuese. Të dhënat që kemi tregojnë se mbrojta imunitare kundër kancerit të gjirit mund të ofrohet me anë të vaksinimit kundër proteinave të cilat nuk shprehen në indet gjirit në mplakje, ndërsa shprehen në kancerin trefisho-negativ të gjirit (Triple-negative Breast Cancer).

Vaksinimi nuk ndërpriste vetëm rritjen e tumoreve para-ekzistues – por parandalonte edhe formimin e tumoreve të rinj.

Për sa kohë të zhvillohet vaksina?

Presim që të na marr deri në 10 vite kohë para se vaksina të jetë e gatshme për gra.

  • Kërkohen dy vite për të përfunduar studimet para-klinike për të marr leje nga FDA (Food and Drug Administration) për të testuar këtë bar.
  • Shield Biotech më pas do inicoj prova klinike në dy Faza për të përcaktuar dozën dhe sigurinë, e kjo do të marr rreth tre vite për ta përfunduar. Vaksina më pas do të testohet në dy grupe: grat me kancer gjiri trefisho-negativ të cilat janë shëruar me anë të kujdesit standard; dhe gra të shëndtshme pa kancer me rrezik të lart të zhvillimit të kancerit të gjirit që kanë vendosur të ndërhyjnë mastektomi bilaterale për të ulur rreziku.
  • Nëse këto prova tregojnë se vaksina nxit dhe shton imunitetin dhe është e sigurt, Faza II dhe III e avancuar më pas do na tregoj se sa efektive është vaksina. Besohet se kërkohen rreth pesë vite para se këto prova më të avancuara të fillojnë.

Zhvillimi i një vaksine që do të jetë në dispozicion për të gjitha gratë për të parandaluar kancerin e gjirit do marrë mjaftë kohë. Por ne jemi rrugës së duhur për të zbuluar nëse kjo vaksinë do të jetë efektive.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.