Nje Menyre e Thjeshte Si Te Ulim Rrezikun E Kancerit Te Prostates

4
2608
Kanceri i prostates është njëri nga kancerët që më së shpeshti diagnostikohet tek burrat. Ja si mund të zvogëloni rrezikun ndaj kancerit të prostatës – nuk kërkon më shumë se 30 minuta kohë në ditë.

Kanceri prostatës është shkaktari i dytë kryesor i vdekjes tek meshkujt dhe se një prej njimbëdhjet meshkujve do të ketë kancer të prostatës gjatë jetës së tij. Statistika jo aq të mira! Fatmirësisht, me disa ndryshime të thjeshta dhe të lehta të mënyrës së jetesës njeriu mund të zvogëloj rrezikun që të përballet me këtë sëmundje.

Me 30 minuta në ditë ju mund të keni prostatë të shëndetshme.

Ky është lajm i mirë për ata të cilët pëlqejnë të dalin në sheti jashtë në ambient. Ju mund të ulni rrezikun që të keni kancer të prostatës për dy të tretat 2/3 thjeshtë duke ecur për minimum 3 orë në javë. Një studim që është publikuar në Journal of Urology tregon se njerëzit të cilët ecnin mes 3 deri 6 orë në javë kishin shkurtuar rrezikun e kancerit në prostatë për 66 përqind. Ecja për 30 minuta çdo tjetrën ditë me nga një ditë pushim mjafton për ti arritur këto dobi shëndetësore. Shumica e njerëzve gjejnë kohë ne orarin e tyre të ngarkuar për të bërë këtë ecje – jo thjeshtë për shëndetin e prostatës por edhe për shëndetin e zemrës.

Pse Ecja Zvogëlon Rrezikun E Kancerit Të Prostatës?

Akoma nuk dihet, apo më mirë të them, akoma nuk është e çartë pse ushtrimet zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës. Një ide ka të bëj me atë se ushtrimet e rregullta nxisin ndryshime biokimike që zvogëlojnë inflamacionin. Inflamacioni besohet të rris rrezikun e disa llojeve të kancerit. Disa studime tregojnë se njerëzit që marrin medikamente për të bllokuar inflamacionin, si medikamentet non-steroide anti-inflamacion, kanë rrezik të zvogëluar ndaj kancerit të prostatës. Sidoqoftë, këto medikamente nuk duhet të përdoren për atë qëllim pasi që mund të kenë efekte anësore serioze.

Ha Mirë Për Prostatë të Shëndetshme

Edhe dieta luan rol në shëndetin e prostatës. Një studim i bërë nga universiteti John Hopkins ku janë përfshirë 84.000 njerëz ka treguar se meshkujt që shtonin më shumë se 5kg gjatë një periudhe 10 vjeçare dyfishonin rrezikun që të kenë kancer të gjëndres së prostatës – ata që shtonin peshë më shumë se aq kishin rrezik edhe më të lartë. Të hash një dietë e cila është me pak kalori dhe e pasur me shumë pemë dhe perime shpie që të kesh prostatë më të shëndetshme. Kjo lloj diete ka efekte “anti-inflamacion”, përderisa ushqimi i keq, ushqimet e shpejta, dhe ato të cilat janë me sasi të lartë të sheqerit dhe trans-yndyrave rrisin inflamacionin dhe kështu ndoshta edhe rrezikun e kancerit të prostatës.

Ne fund

30 minuta të ecjes në çdo të dytën ditë jo vetëm se zvogëlon rrezikun që kanceri i prostatës te shmanget por, gjithashtu ndihmon që mos të shtoni peshë që llogarite si një faktor tjetër i kësaj sëmundje. Ecja e rregullt është njëra ndër gjërat më të mira që mund të bësh për shëndetin e prostatës. A nuk është koha të mbathesh dhe të dalësh për një ecje?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

4 KOMENTET

  1. Jam i interesuar te di per semundjen e prostates. Une kam bere EK..O, si dhe analiza te urines dhe PSA( e cila me ka dale 5.57)
    Kur kryej mardhenje seksuale sperma me del e shoqeruar me gjak.
    Per kete jam i shqetesuar. Ju lutem si te veproj ose ku te drejtohem?.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.