Nxehja para vaksinës së gripit shton efekasitetin

0
2172

Ndoshta ke dëgjuar që duhet të nxehemi para një loje futbolli, vrapimi e kështu me radhë, por hulutmuesit nga Universiteti i Sydney-it po shpresojnë se nxehja për vaksinë gripi mund të përmirësoj efektivitetin e saj dhe zvogëloj sëmundjen dhe vdekjen tek pleqtë.

Diku rreth 90% të vdekjeve nga gripi ndodhin tek ata mbi moshën 65 vjet, por me të moshuar edhe efikasiteti i vaksinës zvogëlohet, e për të luftuar këtë, hulumtues nga Universiteti i Sidneit në bashkëpunim me Center of STRONG Medicine në spitalin Balham, janë duke rekrutuar pjesëmarrës në studimin e parë botëror për të parë nëse një moment i shkurt i nxehjes para se të mirret vaksina mund të përmirësoj efektivitetin e saj.

“Mënyra tradicionale e përmirësimit të vaksinës ka qenë duke shtuar agjent farmaceutik imunologjik që modifikojnë efektin e agjentëve tjerë,” tha Dr. Kate Edwards, udhëheqëse e hulumtimit në projektin nga Fakulteti Universitar i Shkencave Shëndetësore.

Metoda veç është vërtetuar tek të rinjtë e shëndetshëm për të cilët efektiviteti i shtuar i vaksinës thjeshtë do të thotë mbrojtje ekstra. Por rezultatet mund të jenë transformative tek të moshuarit të cilët vërtetë kanë nevojë për mbrojtjen nga vaksina e gripit.

Tek të rinjtë vaksina parandalon gripin nga 70 deri në 90% të rasteve. Tek të vjetrit shihet efekti rënies së imunitetit nga mosha e shtyrë dhe përqindja e mbrojtjes nga vaksina është nga 30 deri 40 përqind.

“Të ushtrosh para vaksinimit është diçka që shumë lehtë mund të bëhet dhe tejet praktike, nuk kushton asgjë dhe ne mund të dizajnojmë ushtrime që gjithkush mund t’i bëj,” tha Dr. Edwards.

Nëse ka sukses, kjo qasje e re mundet gjithashtu të ketë implikime të mëdha në përdorimin e vaksinës në vendet në zhvillim e sipër – nëse metoda përmirëson përgjigjen nga imuniteti, doza e vaksinës mund të zvogëlohet kështu duke i vënë në dispozicion në ato vende ku kostoja e lartë parandalon përdorimin rutinë të tyre.

Ofruar nga Universitet i Sydney-t.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.