Pijet pa Sheqer Mund të Trefishojë Rrezikun për Goditje në Tru

0
2080

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), rreth 75 për qind e pacientëve që pësuan goditje për herë të parë kanë presion të lartë të gjakut. Për shkak të këtij korrelacioni, mjekët këshillojnë fuqimisht pacientët që të përqendrohen në uljen e presionit të gjakut për të ulur rrezikun e goditjes në tru.

Megjithatë, ulja e presionit të gjakut nuk është faktori i vetëm i rrezikut për goditje në tru. Studiuesit kanë zbuluar se një pije e zakonshme që shumica e njerëzve mendojnë se është e shëndetshme, në të vërtetë lidhet me një rrezik të shtuar të goditjes në tru dhe demencës.

Ky studim është bërë nga shkencëtarët nga Shkolla e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit në 2017.

Ekipi ekzaminoi efektin e pijeve të ëmbla artificialisht (ASB) në shëndetin e të rriturve mbi moshën 45 vjeç për një periudhë të gjatë. Rreth tre mijë pjesëmarrës morën pjesë në këtë studim. Ekipi mati konsumin e tyre ditor të pijeve nëpërmjet pyetësorit të frekuencës së ushqimit për dhjetë vjet.

Rezultati i studiuesve të Bostonit tregoi se njerëzit që pinin të paktën një pije të gazuar diete në ditë kishin dy herë më shumë rrezik për goditje në tru në krahasim me grupin që nuk e pinin këtë pije.

Pas analizave të mëtejshme, ekipi zbuloi gjithashtu se pijet pa sheqer, pra konsumuesit e pijeve të gazuara dietike kishin tre herë më shumë rrezik për të përjetuar një sulm ishemik.

Shkencëtarët pas këtij studimi vunë në dukje se gjetjet e tyre i shtohen provave në rritje që sugjerojnë se ASB-të rritin ndjeshëm rrezikun e një personi për goditje në tru, veçanërisht goditjen ishemike.

Ekipi analizoi rreth 1500 njerëz të moshës mbi 60 vjeç për efektin e konsumit të pijeve te gazuara (sodës dietike) në demencë. Rezultati tregon se pirja e qoftë edhe një sode në ditë mund të rrisë rrezikun e një personi për sëmundjen e Alzheimerit.

Ekipi gjithashtu theksoi se ky studim ishte i pari i këtij lloji që tregoi një lidhje të fortë midis pirjes së pijet e gazuara dietike dhe demencës së shkaktuar nga Alzheimer dhe formave të tjera të sëmundjes. Ata gjithashtu shpjeguan se duhet bërë më shumë kërkime për të ndihmuar ekspertët të kuptojnë lidhjen shkakësore të sodës dietike.

Ralph Sacco, ish-president i AHA, komentoi se rezultati i këtij studimi është shumë shqetësues sepse soda dietike tregtohet si një alternativë më e shëndetshme ndaj pijeve me sheqer. Dhe Sacco tha gjithashtu se ka një numër në rritje të studimeve që tregojnë se pavarësisht besimit popullor, pijet me sheqer dhe të ëmbëlsuar artificialisht mund të dëmtojnë trurin.

Ai shpjegon më tej se organet kryesore qeverisëse si AHA kanë miratuar zëvendësimin e sheqerit me ëmbëlsues artificialë për të menaxhuar diabetin, sheqerin e lartë në gjak dhe sindromat e tjera metabolike pa i kuptuar plotësisht efektet shëndetësore.

Vlen të theksohet se Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjetjet e studimit të Bostonit.

Sipas AHA, studime të ndryshme kanë lidhur pijet e ëmbla artificialisht me obezitetin, goditjet në tru, sëmundjet vaskulare dhe atakun në zemër.

Ekipi i Bostonit thekson se ata nuk gjetën një lidhje midis pirjes së pijeve me sheqer dhe goditjes në tru ose demencës. Arsyeja e këtij rezultati mund të jetë se konsumi ditor i pijeve të gazuara të rregullta nuk është aq i lartë sa pijet e gazuara dietike, shpjegon shkencëtari kryesor i këtij studimi, Dr. Matthew Pase.

Ai gjithashtu paralajmëron se njerëzit nuk duhet ta përdorin këtë rezultat si dëshmi se pijet me sheqer janë më të shëndetshme se sa soda dietike.

Nutricionistja Rachel K. Johnson nga Universiteti i Vermontit komentoi se njerëzit duhet të fokusohen më shumë në reduktimin e sheqerit të shtuar për një menaxhim më të mirë të peshës dhe të ushqyerit të përmirësuar. Dhe se pijet e ëmbla artificialisht duhet të konsumohen me masë derisa të ketë prova të tjera që vërtetojnë efektet e tyre shëndetësore. Ajo shtoi se është më mirë që njerëzit që duan të menaxhojnë diabetin ose obezitetin të konsumojnë ujë, qumësht me pak yndyrë ose pije të tjera pa sheqer.

Burimi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.