Pyetja: Më është dashur ta largoj fshikëzën e tëmthit. Tani ndjej fryrje në stomak dhe mendoj se jam duke shtuar peshë si rezultat i largimit të fshikëzës. A duhet të ndryshoj dietën dhe çka mund të bëj?
Alma, Prishtinë.
Këta numra dhe fakti se në shumë vende të botës por edhe te ne largimi i fshikëzës së tëmthit konsiderohet gjë normale, e kjo ndoshta ju bënë të besoni se mund t’ia dilni të bëni jetë normale pa fshikëz, por ky organ në fakt ka rol të rëndësishëm në tretje. Ruan dhe liron biliare (vrerin), substancë që ndihmon trupin në përpunimin e yndyrave.
Kur fshikëza e tëmthit largohet vreri akoma qarkullon nga mëlçia (aty ku prodhohet) në zorrën e hollë. Por, lirimi i saj është kuturu dhe mund të ju shqetësoj pas ushqimit – veçanërisht pas një ushqimi me shumë yndyrë.
Rekomandimi nga mjeku David L. Katz, këshillues për revistën periodike Oprah Magazine, është të konsideroni të hani disa shujta të vogla ushqimi në ditë (disa vakte), dhe të zvogëlosh sasinë e konsumit të yndyrës ushqimore (nga ushqimet e zakonshme). Mund ta zbulosh se këto ndryshime të vogla janë e gjitha çka ju duhet.
Nëse kjo nuk funksionon, atëherë provo ngadalë duke e shtuar konsumin e fibrës – nga drithërat e plota, frutat, perimet, fasulet, dhe thjerrëzat. – të cilat ndihmojnë duke përshpejtuar lëvizjen e ushqimit nëpër sistem. Tretja më efikase gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e fryrjes.
Disa ndryshime të vogla graduale duhet të sigurojnë që ti dhe ushqimi nuk keni probleme edhe pse nuk e ke më fshikëzën e tëmthit që të intervenoj kur ti dhe ushqimi nuk pajtoheni.
Sidoqoftë, konsidero të gjitha opsionet e mundshme para se të marrësh vendim që përfundimisht të ndërhysh në procedurë për largimin e fshikëzës së tëmthit.
A eshte e vertet se nese nje Gruas shtatzene I bjen ne huj te haj diqka edhe preket pa dashje pastaj thone Qe I behet shenje femijes po ne ate vend ku eshte prekur femra ,,jom shtatzane edhe po bohem merak shum pres pergjigje ju faleminderit
Kto jan fjal plakash dhe kurrgjo t’vertet ska ketu.
ju lutem me tregomi kam problem me frymarjen qe 10 dit nuk muj me qu frymn der nfund
Per kete me mire do ishte te vizitoje mjekun, ose thjesht te eshte bere ves ngase mendjen e ke aty non-stop e te duket sikur nuk po ngopesh fryme. Sidoqofte, me mire te vizitosh mjekun e ta elimonosh ndoni problem te mundshem, e pastaj vesi largohet vetvetiu. Shendet dhe gjith te mirat.