A është e vërtetë se po mbrohemi nga pasterizimi i qumeshti apo e gjitha kjo është një mashtrim. Si e kanë bërë këtë? Këtë kanë arritur ta bëjnë vërtetë duke shkatërruar tërë qumështin e papërpunuar me anë të pasterizimit!. Interesant apo? Pasterizimi gjithashtu shton jetëgjatësinë, me fjalë tjera, afatin e qumështit kështu duke e bërë më të lehtë për tregun masiv dhe në të njëjtën kohë duke rritur maksimalisht fitimet e industrisë së qumështit. Qumeshti i vërtetë vije nga lopët apo dhitë që hanë barë në kullota pa kimikale. Përveç që ka shije më të mirë, qumeshti i papërpunuar është ushqim jetëdhënës. Por, temperaturat ekstreme që përdoren për të pasterizuar “vluar” qumështin në të vërtetë mundet që ta shndërrojnë atë në jetë-marrës. Pasterizimi shkatërron gati të gjitha vlerat ushqyese të qumeshti. Qumeshti që sot gati të gjithë pimë është larg nga e mira dhe bile sipas disa studimeve nuk është i përshtatshëm për tu pir nga njerëzit. Pasterizimi gjithashtu shkatërron edhe bakteret e dobishme që gjinden në qumësht. Vret enzimat e natyrshme dhe shkatërron ndërtimin kimik të kalciumit në qumësht të papërpunuar. Kalciumi është vital për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Pasterizimi është implikuar në gjithçka duke filluar alergjitë, sëmundja e zemrës e deri te kanceri. E kështu pra produkti final pas pasterizimit nuk është i natyrshëm dhe i gjallë por i shkatërruar dhe i vdekur.
Qumeshti i Papërpunuar: Pse Gjithë Kjo Zhurmë?
Zhurma që bëhet rreth qumështit të papërpunuar ka të bëj me patogjenë (sëmundjeshkaktuesit) – organizma që mund të shkaktojnë sëmundje si Salmonella. Por nëse qumeshti bartë apo nuk bartë këta patogjenë krejtësisht varet në atë se si prodhohet, si ushqehen kafshet, dhe kujdesi që bëhet për të mbajtur qumështin e pastër gjatë prodhimit. Qumështi i pasterizuar që kemi sot vije nga lopët e grumbulluara në kafaz dhe të mbushura me hormone sintetike dhe antibiotik. Homongjenizimi qëllimisht shkatërron mazen e qumështit të papërpunuar në përpjekje për të ndarë dhe fshehur mazën nga konsumatori. Studime Evropiane tregojnë se kjo është e rrezikshme dhe mund të jetë shkaktar i sëmundjes së zemrës. Natyrisht se kjo kundërshtohet dhe përmes reklamave të ndryshme provohet të frikohet konsumatori se qumeshti i lopës i papërpunuar është i rrezikshëm. Por fakti qëndron ndryshe… është qumështi i pasterizuar që është shumë jo natyral dhe i rrezikshëm! Shumë mjek besojnë se shëndeti i vërtetë fillon në zorrë të trashë. Se besoj se ke dëgjuar këtë më parë por ja që kështu është… dhe qumeshti i lopes apo, edhe më mirë, qumeshti i dhise i papërpunuar përmban sheqer të qumështit “laktozë” në formën e sajë më të pastër të mundshme, e laktoza ndihmon në tretje dhe eliminim. Si i tillë qumeshti i papërpunuar dhe organik është i vetmi ushqim që përmban atë (laktozë) në formën e përdorshme!
Dobitë Natyrale të Qumështit Të Papërpunuar
Ja disa nga dobitë natyrale të qumështit organik të papërpunuar
- Qumeshti i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale, vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme. Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
- Qumeshti i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
- Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
- Qumeshti i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
- Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
- Qumeshti i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.
Vështrim Historik i Qumështit Të Papërpunuar
Njerëzimi ka pirë qumësht të papërpunuar moti kohe para se të fillonte pasterizimi i tij. Shkurt këtu e keni një vështrim rreth historisë së qumështit të papërpunuar dhe asaj se si është përdor për shumë gjenerata para nesh.
- Shkrimet më të lashta tregojnë se njeriu ka çmuar qumështin tej mase, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumështin e lopës por gjithashtu edhe për qumështin e dhisë, devesë, pelave e bile edhe qumësht drnushe! E sigurisht që ka qenë i llojit jo të pasterizuar, i papërpunuar dhe organik. Çobanët në Azi kanë madhëruar qumështin shumë kohë para se të lavdërohet në Bibël “toka me qumësht dhe mjaltë.”
- Shumica e njerëzve nuk e dinë se qumështi organik i papërpunuar vërtetë është përdorë si ilaç (medikament) në vitet e hershme të 1920. Fondacioni Mayo ka përdor një dietë me qumësht të papërpunuar si ilaç për diabet, zemër, sëmundje të veshkave, trashje dhe lodhjen kronike.
- Që nga koha e Hipokratit deri pak pas luftës së dytë botërore ky ushqim i mrekullueshëm ka ushqyer dhe shëruar miliona njerëz. Sot në Gjermani terapia me qumësht të papërpunuar ofrohet në shumë spitale.
- Studimet tregojnë se qumështi i papërpunuar është shumë efikas në parandalimin e skorbutit (sëmundje që rezulton nga mungesa e vitaminës C) dhe mbron kundër gripit, difterisë dhe pneumonisë. Qumështi i papërpunuar parandalon prishjen e dhëmbëve, e bile edhe tek fëmijët që hanë shumë sheqer.
- Bullgarët dhe Rusët dinë mirë rreth shëndetit të mirë dhe jetës së gjatë dhe ata janë konsumuesit më të mëdhenj të qumështit të papërpunuar dhe produkteve të qumështit… të mos e përmendim fare faktin se ata hanë shumë pak mish!
Si Të Gjeni Qumësht Të Papërpunuar
Popullata po vetëdijesohet ditë e më shumë për dobitë shëndetësore të qumeshtit të papërpunuar e kështu edhe kërkesa për qumësht të papërpunuar dhe produkte të ati qumështi do të rritet. Shumica e atyre që jetojnë nëpër fshatra kanë lopë ose dhi dhe shumë mirë për ta sepse ata kanë qumështin e duhur. Juve që jetoni nëpër qytete mos u brengosni se sigurisht se keni ndonjë të afërm që jeton në fshat dhe ka kafshë shtëpiake… vizito të afërmit dhe bëj marrëveshje për blerje qumështi. Në ndërkohë lexo këshillën e njërit nga pionierët e lëvizjes për shëndet natyral në Amerikë, Dr. Paavo Airola.
Dr. Paavo Airola ka shkruar këtë në vitin 1971: “Nëse nuk mund të gjesh qumësht të kualitetit të lartë, organik të papërpunuar dhe papasterizuar, të garantuar që është nga kafshët e rritura dhe ushqyera 100% në mënyrë natyrale dhe pa aditiv kimikë si barna, detergjent dhe mbetje nga herbicidet dhe insekticidet, atëherë më mirë për ty të largosh qumështin dhe produktet e qumështit krejtësisht nga dieta juaj.” (¹).
Këto janë arsyet pse qumeshti i papërpunuar është shumë më i mirë dhe më i dobishëm për shëndetin se sa qumeshti i përpunuar. Urdhëro shpërndaj artikullin dhe tregoj miçve për të mirat shëndetësore që qumeshti i papërpunuar sjell shëndetit tuaj.
ate trash qumshti a se kam ndegju shumm njerz duke than mos pi qumesht se trashesh
Nese pihet ne sasi te medha normal qe te trash por nje got apo dy nuk te trashin.
qumeshti eshte shum i mir por shkakton kolit nqs perdoret pa limit dhe gjithashtu krijon rrete kur oihet ne sasi te medha
qumeshti esht shum i mir per fenijet dhe per zbardhimin e dhembeve
Ju falenderoj per informacionin,shum i dobishem.
Por dhe ne fshatra rrall gjen qe bagetit nuk i japin solucione kimike,dhe nuk eshte per tu pas shum bese.
Dhe bashkohem shum dhe me mendimin e { marineles },se keshtu nuk mund te bejme asnje kure se xhdo gje na del fallco.
Nqse qumeshti i perpunuar eshte thuajse i padobishem per mos te thene i demshem atehere perse ne shumicen e dietave, te terapive per jete te shendetshme te cilat jane te pranishme pikerisht edhe ne kete faqe keshillojne per perdorimin e qumeshtit me pak ose pa yndyre??? Si mund te realizohet kjo gje pa u kryer perpunimi industrial i qumeshtit??? Keto informacione i ngaterrojne shume lexuesit sepse bien ndesh me njera-tjetren dhe sidomos per ate person si puna ime qe kerkon metoda per ushqyerje te shendetshme pa yndyrna te demshme por qe rezulton se eshte menyre e gabuar. Ju lutem mund te na informoni ne menyre me te sigurt?
qumeshti i zier ose qumeshti i PASTERIZUAR garanton shendetin…. vetem vogelushet e kane ate te drejte te pine qumesht te pa perpunuar…..dhe ai eshte vetem qumeshti i NENES…..
faleminderit per informacionin ju uroj gjithe te mirat
nuke d i sa jan te informuar por rajfajzen holding u kan njera nga konpanit qe ka investu ne ks e saktsish ne therand
por i ter investimi i tyre ka qen ne nje qumshtore ku kan prodhar qumsht javor te pa perpunur dikujt ndoshata i kujtoher lakto theranda por kjo tashme nuk egziston ma