Secili duket të ket mendimet e tyre në atë se ‘cili është sekreti i jetegjatesise’.
Për shembull, Clare një 105 vjeqare thote ‘Sekreti i jetegjatesise eshte pa seks’. Ndoshta i ka kry punë asaj ky lloj sekreti, por shumica prej nesh do të thoshte, ‘e çka na u dashka ai sekret pa seks’. Jetë të gjatë, pa seks – faleminderit shumë.
Kurse, një Japonez 113 vjeqar sygjeron se ‘Çelësi për jete të gjatë është të abstenosh alkoolin’. Por, për ata nga ne të cilët nuk ua kënda këto mënyra të sigurimit të jetës së gjatë, me ler të ju njoftoj me Li Ching-Yun. Jo vetëm që ka besuar në seks (ka pasur 23 gra) por ky tip ka jetuar me oriz dhe verë. Me gjitha keto dhe ai ia ka dal të jetoj, sipas disa raporteve, deri në moshën 256 vjeqare! E kjo është cka e quaj jetegjatesi!
Sekreti i Li Ching-Yun për jetegjatesi…
“Mbaj një zemër të qetë, qëndro ulur si breshkë, ec gjallërisht si pëllumb dhe flej si qen.”
Me fjalë tjera mbaj një qetësi të brendshme dhe paqë të mendjes. Tingëllon si këshillë e mirë.
Natyrisht që ai ka jetuar në kohëra tjera (shekullin 18-20) kur jeta ishte më e ngadalshme dhe më pak e komplikuar – një shoqëri ku të gjesh paqën dhe qetësin e mendjes ishte shumë më lehtë.
Prapë se prapë, të mbash qetësin e brendshme (mos u trazo) dhe paqën e mendjes nuk do të ishte një gjë e keqe për të synuar (t’ia mësyni) këtë sezon pushimi. Shko në pushim njëmend për të pushuar!
shum mir