Sfungjerat e Kuzhinës Janë Shumë më të Ndotur se sa Mendoni!

0
2515
Sfungjeri i kuzhines
Sfungjeri

Sa i vjetër është sfungjeri që po përdorni për të pastruar enët tuaja? Oh, edhe të fshini tavolinën (pultin) e kuzhinës dhe tryezën? E pse jo edhe për të mbledhur rrëmujën e derdhur – eu, sfungjeri duke me të vërtetë një mjet për të gjitha qëllimet, apo jo? Nëse ju nuk mund të mbani mend (thjeshtë nëse mundeni), është ndoshta koha për ta hedhur atë dhe për të përdorur një të ri. Kjo sepse, sipas studimit të parë gjithëpërfshirës, sfungjeri i kuzhinës është shumë i ndotur. Dhe e vetmja mënyrë për të rregulluar atë është ta hedhim dhe të përdorim një të ri.

A mund të nuhasësh se çfarë po përgadit sfungjeri?

Një studim i botuar në raportet shkencore të revistës natyrore, hulumtuesit kryesuar nga Markus Egert i Universitetit Furtwangen në Gjermani sekuencuan ADN mikrobore në 14 sfungjer kuzhine të përdorura për të kuptuar saktësisht se çfarë lloj situate bakteriale kishin në duart e tyre. Ata gjithashtu sënuan mikrobet mbarështimit me markues fluoreshente në mënyrë që mund ti observojne duke përdorur teknika të imazhit të veçantë.

Ata goditën gjakpotin: Nga më shumë se 223,000 sekuenca të ADN-së, sfungjerët kishin deri 362 lloje të ndryshme bakteresh. Në fakt, ata gjetën se vetëm në një centimetër kub mund të paketoheshin me më shumë se 5×1010 baktere; që është një dendësi që shkencëtarët thonë se gjendet vetëm në fekale.

Shumica e baktereve nuk ishin të dëmshme. Fundi fundit, ne jemi të rrethuar nga bakteret çdo sekondë të ditës. Mostrat u dominuan nga bakteret Moraxellaceae, të cilat gjenden në të gjithë lëkurën e njeriut dhe në kuzhinë. Është përgjegjës për aromën e thartë të rrobave (dhe të sfungjerave të vjetruar, të cilët e njihni?).

Por disa nga bakteret ishin të dëmshme. Pesë nga 10 bakteret që u gjendën në sfungjer kuzhine ishin patogjene të mundshme. Më e keqja është se ato baktere më të këqia (të dëmshmet) u gjetën në përqindje më të larta në sfungjer kuzhine që rregullisht ishin sanitarizuar (pastruar). Kjo vërtetë merr kuptim kur mendoni për të: Nëse me futjen e një sfungjeri në pjatalarëse ose mikrovalë vret 99 për qind të baktereve që fshihen brenda tij, do të thotë se 1 përqindëshi i mbetur në sfungjer janë prej atyre bakterieve më të forta – dhe tani janë pa konkurrenc që të shumohen.

Cfarë duhet bëni ju që i doni sfungjerat e kuzhinës?

Pra, çfarë duhet beproni tani që kuptuat se sa i ndotur mund të jetë një sfungjer kuzhine? Opsioni i qartë-por-i vështirë është të ndalosh krejtësisht përdorimin e sfungjerit. Enëlarëset që kemi sot me sukses vrasin bakteret shumë më tepër dhe më mirë se sa larja e enëve me duar, kjo për shkak se mund të përdorë ujë më të nxehtë se lëkura juaj mund të duroj. Sa i përket pastrimit të pultit të kuzhinës (banakut) dhe tavolinave tjera, leckat antibakteriale mund të përdoren (i kërkojmë falje Nënës Tokë për mbeturinat).

Por këto sugjerime të gjitha supozojnë që ju keni një shtëpi me enëlarëse dhe të ardhurat të mjaftueshme për leckat e lagëta antibakteriale. Nëse nuk mundeni kështu, atëherë shkoni me atë që thonë autorët e studimit. “Ne sugjerojmë një zëvendësim të rregullt (dhe lehtësisht të përballueshëm) të sfungjerit të kuzhinës, për shembull, një herë në javë”.

Herën tjetër që gjeni veten duke nuhatur sfungjerin e kuzhinës, mbani mend çfarë këtë: Nëse dyshoni se është vjetruar, hudheni atë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.