Shëro Infeksionet, Zvogëlo Kolesterinën, Forco Imunitetin dhe Pastro Arteriet Me Këtë Recete Mrekullibërëse!

0
2514

Vlimi limonave
Ky ilaç popullor natyral që sugjerohet sot është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj pasi që forcon imunitetin, lufton infeksionet, zvogëlon nivelet e kolesterinës dhe pastron arteriet.

Në fakt kjo është një recetë popullore në Gjermani që përmirëson shëndetin në përgjithësi dhe përmban përbërës tejet të favorshëm që ofrojnë dobi shëndetësore: limon, hudhër dhe xhenxhefil.

Limoni sigurisht së është një nga frutat më të dobishme në planet. Është përplot me Vitaminë C dhe alkalizon trupin, kështu duke parandaluar një mori sëmundjesh, rregullon nivelet e pHs në trup, dhe forcon imunitetin.

Në anën tjetër hudhra ka përbërës të fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antiseptik. Përveç tjerash, përbërësi i saj aktiv, allicin, është tejet i dobishëm. Hudhra gjithashtu ka sasi të larta të vitaminës C, vitaminës B6, magnezit dhe fibrës.

Xhenxhefili lufton pezmatimet (inflamacionin), trajton problemet e tretjes dhe sëmundje tjera, e gjithashtu lehtëson dhimbjet. Përmban përbërës anti-inflamator duke përfshirë capsacin, carotene, salicylate dhe curcumin.

Kjo është mënyra si përgatitet ky ilaç natyral mrekullibërës:

Përbërësit:

  • 4 limona (pa qëruar)
  • 4 thelb hudhre;
  • 4cm rrënjë xhenxhefili;
  • 2l ujë;

Përgatitja:

Në fillim limonët, hudhrat dhe xhenxhefilin laj mirë. Copëzo limonin, heq lëvoret e hudhrës dhe xhenxhefilit, dhe pastaj bluaj të gjitha këto në blender (blurës). Pastaj bart këtë përzierje në një tigan, ngrohe, shtoj ujë dhe përziej deri sa të vloj. Pastaj, largo nga shporeti dhe lëre të ftohet. Fute këtë në shishe xhami dhe vendosi në frigorifer.

Përdorimi:

Pi një gotë çdo mëngjes në bark të thatë. Në mbrëmje pije prapë edhe një gotë dy orë pra gjumit. Shkund shishen para përdorimit pasi që xhenxhefili mund të bije dhe mbetet poshtë.

Gjithashtu, gjatë përgatitjes së këtij ilaçi popullor natyral, hudhra humb erën për shkak të limonit dhe xhenxhefilit, kështu që nuk ke pse bëhesh merak për këtë.

Ju bëftë mirë!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.