Xixat
Xixat i gjejmë kudo! Dhe në qoftë se keni bërë ndonjëherë një projekt me fëmijët tuaj për një aktivitet shkollor, ju e dini shumë mirë, se xixat kanë një aftësi të çuditshme për tu futur kudo. Gjendet në kozmetikë, makiazh, produkte të flokëve, veglat për ahengje dhe madje edhe veshjet.
Xixat janë kategorizuar në të vërtetë si një “mikroplastik”, të cilat janë copa të vogla plastike më të vogla se 5 milimetra. Shkencëtarët po fillojnë të eksplorojnë rreziqet shëndetësore dhe mjedisore të shkaktuar nga dëmet kësaj plastikë të pranishme tek ne dhe ekosistemet tona.
Mikro-plastikat si xixat (sprinkat) kozmetike janë bërë nga lidhje alumini me polyethylene terephthalate (PET), i cili liron kimikatet endokrine-çrregulluese. Kur ato përfundojnë në sistemet tona të ujit dhe hyjnë në zinxhirin e ushqimit, ato përfundimisht përfundojnë në trupin tonë duke ngrënë ushqim deti.
Sipas një artikulli në Ecowatch:
“Ekziston efekti domino-i i mikroplastikës përmes zinxhirit ushqimor, sepse vëllimi i mikroplastikës i konsumuar nga njerëzit që duan ushqimin e detit është tronditëse. Ky studim i Universitetit të Ghentit zbuloi se evropianët që hanë butak mund të konsumojnë deri në 11,000 mikroplastikë në vit. “
“Me ritmin që po shkojmë, gjatë dhjetë viteve të ardhshme mund të kemi 500 gram plastike për çdo 1.4kg peshk në oqean, shkruan Nick Mallos, drejtor i Programit për Ruajtjen e Oqeaneve pa Plehra, në një email. “Dhe nëse nuk merren masa, problemi do të jetë më i madh”.
Sikur këto plastike që po ham nuk janë mjaft të këqija, PET-të (polyethylene terephthalate) kapsulojnë ndotësit organikë dhe patogjenët, gjë që i shton toksicitetit dhe kështu ne përfundojmë duke ngrënë si plastikën ashtu edhe ndotësit dhe patogjenët. Dhe ekziston një hulumtim gjithnjë e më i madh që po i lidh këto kimikate çrregulluese të endokrinit si me shëndetin riprodhues të peshkimit, ashtu edhe me njerëzit që jetojnë pranë fabrikave plastike.
Kur thamë se këto plastike ishin kudo, nuk ishim duke ekzagjeruar. Grimcat e plastikës janë gjetur në 83% të ujit të rubinetit (ujë shtëpisë) nga mostrat e ujit nga dhjetëra vende (shtete) të ndryshme (94% në mostrat amerikane), ato janë gjetur në kripë deti dhe mikrofibrat janë gjetur edhe në mjaltë, sipas një hetimi nga Orb Media.
Ka pasur ndryshime dhe veprime pozitive. Shumë studiues dhe aktivistë të mjedisit po bëjnë thirrje për ndalimin e xixave (sprinave) dhe mikrorruza të cilat shpesh gjenden në produkte si për eksfolim të lëkurës.
Në administratën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, xixat dhe mikrorruzat e plastikes u ndaluan që të përdoreshin në kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal. Dhe shpejt pas këtij vendimi edhe U.K dhe Zelanda e Re ndoqën dhe bënë të njëjtën gjë.
Shpresojmë që ky artikull do të rrisë vetëdijen për këtë shqetësim serioz për shëndetin dhe mjedisin dhe për të inkurajuar njerëzit që të ndalojnë përdorimin e produkteve që përmbajnë mikroplastikë.
MOS BLEJ DHE AS MOS PËRDORNI XIXA
#XIXAT
Burimi:
http://expand-your-consciousness.com/
https://www.ecowatch.com/glitter-banned-2507482052.html