Si Largohet Stresi Nga Të Qeshurit? Nuk po tallemi

5
2521

teqeshurit_qeshjaKur bëhet fjalë se si largohet stresi me të qeshura, ja pse mjeku rekomandon sa më shumë gagarima dhe hahah

Nëse ke faj që plas së qeshur nga njëra nga seritë e fundit të stupcave apo pazhurmë zgërdhihesh nga ndonjë pamje e dikujt apo diçkaje, të qeshurat të bëjnë mirë. E qeshura është një formë shumë e mirë e lirimit të stresi,t dhe këtu nuk po tallemi.

Lirimi i stresit nga të qeshurat

Një sens i miri humori nuk mund ti shëroj të gjitha sëmundjet, por të dhënat po grumbullohet rreth gjërave pozitive që e qeshura mund të bëj.

Dobitë afatshkurtra

Një e qeshur e mirë ka efekte të mira afatshkurtra. Kur fillon së qeshuri, ti jo vetëm që shkarkon ngarkesën mendore por gjithashtu e qeshura nxit ndryshime fizike në trupin tuaj.

Të qeshurit mund të:
  • Stimuloj shumë organe, të qeshurit përmirëson pranimin pranimin e ajrit të pasur me oksigjen, stimulon zemrën, mushkëritë dhe muskujt, dhe shton endorfinen që lirohet nga truri juaj.
  • Aktivizon dhe liron përgjigjen tuaj ndaj stresit. Të qeshurit ju ndezin e më pas ju ftohin përgjigjen tuaj ndaj stresit e kështu rrisin ratën e zemrës dhe shtypjen e gjakut. Rezultati përfundimtar? Një ndjenjë e mirë pushuese (relaksim).
  • Zbut tensionin. Të qeshurit gjithashtu mund të nxis qarkullimin dhe ndihmoj në relaksimin e muskujve, që të dyja ndihmojnë në zvogëlimin e disa nga simptomave fizike të stresit.

Efektet afatgjata:

Të qeshurit nuk është e dobishme vetëm aty-për-aty. Është e mirë për ty për një periudhë të gjatë.

Të qeshurit mund të:
  • Përmirësoj sistemin e imunitetit. Mendimet negative manifestohen në reaksione kimike që mund të ndikojnë në trupin tuaj duke sjell më shumë stres në sistemin tuaj kështu duke e zvogëluar imunitetin. Në kontrast, mendimet pozitive në fakt lirojnë neuropetide që ndihmojnë në luftimin e stresit e gjithashtu edhe sëmundjeve tjera më serioze.
  • Largimin e dhembjeve. Të qeshurit lehtëson dhimbjet duke bërë që trupi të prodhoj analgjetikët (dhembje ndaluesit) e tij natyral. Të qeshurit gjithashtu munden të thyejnë ciklin e dhembjeve spazmë të zakonshme në disa çrregullime të muskujve.
  • Shton kënaqësinë personale. Të qeshurit gjithashtu mundet ta bëj më të lehtë që të përballeni me situata të vështira. Ajo gjithashtu ju ndihmon të lidheni më lehtë me njerëz tjerë e kështu të krijoni lidhje.

Si të përmirësosh – ose fitosh – sensin e humorit (Si të bëhesh më qesharak)

A frikohesh se ke sens humori të pazhvilluar apo jo-ekzistentë? S’ka problem. Humori mund të mësohet si çdo gjë tjetër që mësohet. Në fakt, të zhvillosh apo rafinosh (gdhendësh) sensin e humorit mund të jetë më e lehtë se sa mendon.

Vë humorin në horizontin tuaj. Gjej disa gjëra të thjeshta si foto apo strip qesharake që ju bëjnë të qeshni dhe vari në shtëpi apo në zyre. Mbaj filma qesharak apo albume komedi kur ke nevojë të mësosh diçka më shumë rreth humorit.

Qesh dhe bota qeshet me ty.

Gjej ndonjë mënyrë të qeshësh me situatat e tua apo ngjarjet që ju kanë ndodhur ndonjëherë dhe shiko se si ngadalë venitet stresi. Edhe nëse të duket se po qeshesh me zor në fillim, praktiko të qeshësh se prapë i bënë mirë trupit tuaj.

Ndaj të qeshurit me dikë tjetër.

Bëje shprehi të kalosh kohë me miqtë që ju bëjnë të qeshni. E sa herë që të jepet rasti ndaje ngjarjet dhe ndodhitë qesharake me ta apo trego ndonjë shaka me ata që të rrethojnë.

Tak-tak-tak. Trokit në dyert e librarive dhe gjej ndonjë libër me shaka e kështu pasuro reportazhin tuaj me shaka që më pas mund ti ndash me miqtë tuaj.

Mëso çka nuk është qesharake. Mos qesh në dëm të dikujt tjetër. Disa lloje humori nuk janë të mirë. Përdor gjykimin tuaj të dallosh një shaka të mirë nga ajo e keqja, apo ajo lëndon dikë.

Të qeshurit është ilaçi më i mirë.

Çfarë pret, fillo dhe provo. Lako skajet e buzëve tua, buzëqesh dhe fillo të qeshësh edhe po që se të duket se po bëhet me zor. Kur të qeshësh, mundohu të mbash mend se si po ndihesh. A janë muskujt tuaj më pak të tensionuar? A ndiheni më i/e relaksuar apo lehtësuar? Kjo pra është mrekullia e natyrshme e të qeshurit.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

5 KOMENTET

    • Avdyli, a ke provu ndonjeren nga keto keshilla qe ke lexu ne keto artikull ku ke komentu apo thjesht vetem i ke lexu e nuk i ke kuptu fare…. duhet bere ndryshim ne jeten tuaj, sjelljet e gjera tjera pak nga pak per te bere nryshim. Perfundimisht te sugjeroj te vizitosh edhe psikologun, atij apo asaj mund ti rrefehesh e kjo te ndihmon ta kalosh kete gjendje me shpetj. Shendet dhe cdo te mire.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.