Si Ta Ndalojme Renien e Flokeve

0
2823

hudhrat_hudratSi Ta Ndalojme Renien e Flokeve

Përveç të mirave tjera shëndetësore, hudhra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon renien e tyre.

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Megjithatë ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.

Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndyrshëm komercialë që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake. Ja se si:

  • Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre derisa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre.
  • Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.
  • Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera.
  • Shpërlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës.

Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.

via Mjeku.net

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.