Si Ti Pastrojme Veshet Me Vaj Ulliri

0
3050

Do ju tregojmë se si mund ti pastroni veshët, largoni dyllin nga veshi me vaj ulliri (apo vaj bajamesh). Kjo procedure është natyrale, efektive dhe shumë e lirë e përveç tjerash mund të përdorësh çfarëdo vaji ulliri që ke në shtëpi apo gjen në dyqan – me fjalë tjera nuk ka pse të jetë vaj ulliri virgjin i llojit më të mirë.

Para se të fillosh këtë procedure vendos pika hedhësin (të mbushur me vaj ulliri) në temperaturë dhome që të shmangësh dëmet e vajit të ngrohtë/ftohtë.

pika-hedhesi

Së pari lako kokën anash dhe tërhiq veshin sipër që të drejtosh kanalin e veshit.

Përdor pika hedhësin që të hedhës ca pika me vaj ulliri në vesh.

pastrimi_veshit

Pastaj mbaj kokën në të njëjtën pozitë për[wp-like-locker] 4 apo 5 minuta gjersa i bënë masazh (ngjesh) vendin përreth veshit e kjo bëhet për të çliruar muskujt dhe dyllin në vesh.

Pas 5 minutave mund ta kthesh kokën në tjetrën anë dhe me një leckë nxjerr e fshij gjithçka që del nga veshi.

Përsërit të njëjtën procedure në veshin tjetër po pate nevojë.

Duhet ta përsëritësh këtë procedure 4 herë në ditë gjersa i gjithë dylli të ketë dal nga veshi. Nëse problemi nuk largohet për më gjatë se një javë atëherë ju duhet të vizitoni mjekun për të larguar dyllin nga veshi.[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.