Testi i Sistemit Të Imunitetit Mund Të Parashikoj Vdekjen e Hershme!

0
2302

Një test gjaku që matë një shënjues të aktivitetit të sistemit imunitetit mund të ndihmoj mjekët të identifikojnë njerëzit të cilët janë në rrezik të vdesin në moshë të hershme, sugjeron një studim i ri.

Hulumtuesit në Mayo Clinic kanë matur nivelet e molekulave të sistemit imunitetit të ashtuquajtura “free light chains” në 15,859 Minesotans të moshës 50 e sipër, dhe kanë zbuluar se njerëzit nivelet e të cilëve ishin në top 10% ishin për katër herë më shumë në rrezik të vdisnin brenda 13 viteve se sa pjesëmarrësit tjerë të këtij studimi.

Mjekët zakonisht testojnë për këta zinxhirët e lehtë të lirë për të diagnostikuar dhe menaxhuar çrregullimet e gjakut dhe kanceret e gjakut, sikur është mieloma e shumëfishtë apo limfoma. Ky studim, i cili është publikuar këtë javë në Mayo Clinic Preceedings, është i parë që lidhë nivelet e larta të “free light chains” me vdekje të hershme në grupin e njerëzve pa ndonjë çrregullim të njohur të gjakut.

Normalisht, zinxhirët e lehtë lidhen me të ashtuquajturit zinxhirë të rëndë për të formuar antitrupa që luftojnë infeksionet. Prezenca e zinxhirëve të lehtë të pa-lidhur (të lirë) që një kohë të gjatë është njohur si sinjal se sistemi imunitetit është çrregulluar, si shkak i ndonjë inflamacionit, infeksionit, apo të dyjave, thotë autori udhëheqës Vincent Rajkumar, hematolog në Mayo Clinic, në Rochester, Minn.

Nivelet e ngritura të zinxhirëve të lehtë të lirë janë vërejtur tek njerëzit me mosfunksionim të veshkave, e gjithashtu janë parë edhe tek çrregullimet e autoimuniteit siç është artriti reumatoid dhe lupus.

Nivelet e Zinxhirëve të lehtë të lirë dukeshin po aq efektivë në parashikimin e vdekjes nga shumë shkaqe tjera, përfshirë këtu kancerin, sëmundjen e zemrës, sëmundjen e mushkërive dhe diabetin.

Nga zbulimet akoma nuk është e çartë arsyeja pse saktësisht zinxhirët e lehtë të lirë janë të lidhur me rrezik më të lartë të vdekjes. Nivelet e larta mund të jenë shenjë e inflamacionit, diçka që është e lidhur me sëmundjen e zemrës dhe shumë probleme tjera shëndetësore. Por është gjithashtu e mundur që janë shenja normale të degjenerimit të sistemit imunitetit të lidhur me moshën, tregon studimi.

Në anën tjetër Neil Blumber, profesor i patologjisë dhe mjekësisë laboratorike në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Rochester-it, në Rochester N.Z, thotë se ai është skeptik se testet e zinxhirëve të lehtë të lirë janë më të fuqishëm se sa testet ekzistuese që masin funksionin e sistemit imunitetit siç është C-reactive protein.

Autorët e studimit nuk kanë krahasuar testet e zinxhirëve të lehtë të lirë me testet tjera, tregon Blumberg, dhe “ndoshta nuk matë asgjë më shumë se sa arrijmë të nxjerrim nga testi C-reactive prtoein dhe 15 lloje tjera testesh që janë më të lira dhe më të lehta për ti bërë.”

Përveç tjerash Blumberg thotë se nëse rezultatet e testit të një personi dalin tejet të larta, këshilla për të parandaluar një vdekje të hershme sigurisht do të jetë ajo çka pacientët dëgjojnë nga mjekët e tyre. “Vërtetë nuk kemi nevojë për teste që na tregojnë se duhet të humbim peshë, ushtrojmë, dhe të ushqehemi me një dietë më të mirë,” thotë ai.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.