Ne te gjithe mundohemi qe te ham ne menyren e duhur. Nje diete e ushqyeshme eshte esenciale per te mirëmbajtur shendet te mire. Dhe keshtu zgjedhim edhe ushqimet, por, shpesh na ndodhë që ti anashkalojmë disa ushqime dhe mos t’i hamë. Cilat janë ato ushqime për të cilat do të flas në këtë artikull?
Top 10 Ushqime Te Shendetshme Që Ndoshta Nuk Po i Hani
- Lakra. Lakra është burim shumë i mirë i disa përzierjeve që detoksifikojnë qelizat kancerogjene sepse i lufton ato.
- Thjerrezat dhe bathet tjera si soja, përmbajnë amino acide, hekur, fiber, magnezium, potas dhe Vitamin B. Ato zvogëlojnë rrëzikun e sëmundjes së zemrës dhe gjithashtu parandalojnë kancerin. Ato gjithashtu forcojnë imunitetin.
- Patatet e ëmbla. Ato përmbajnë antioksidant, Vitamin A dhe E e gjithashtu edhe B6 dhe fiber.
- Compound Curcumin gjendet në shafran të Indisë. Është agjent anti-inflamator. Ndihmon në luftë kundër kancerit, sëmundjes së zemres, semundjes së alzhemerit, artritin si dhe shume semundje tjera
- Mjalti – është më shumë se ëmbëlzues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulcerave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin. Lexo me shume per te mirat shendetsore te mjaltit.
- Soja – Zvogëlon rrezikun e semundjes së zemres. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.
- Avokado – edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyres, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bënë shumë të mirë për zemer. Përveç tjerash ka sasi të lartë të fibres.
- Fig i tharë – Si te thare përmbajnë shumë fibër dhe janë të pasur me vitamin B dhe hekur. Përveç tjerash përmbajnë edhe kalcium dhe potas.
- Lakër-jeshilet (para) – Janë me sasi të vogël të kalorive dhe nuk kanë fare yndyra kurse përmbajnë vitamine A.
- Elbi – Përmban proteina, potas, fibër, hekur dhe fosfor.
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj një diete të shëndetshme por shpesh na ndodhë që ti anashkalojmë disa ushqime te shendetshme për arsye të kota. Këto ushqime janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë të dobishme për funksionin e duhur të trupit.
ushqimet qi i perdori
tung ju pershendes