Deklarata si “gjithçka shkakton kancer” është bërë një hiperbolë mjaft e popullarizuar dhe një e till që njerëzit përdorin si arsyetim i dështimeve të tyre për t’u ushqyer shëndetshëm dhe bërë ndryshime pozitive në mënyrën e të jetuarit. Por e vërteta është se shumë gjëra ushqimore të zakonshme vërtetë shkencërisht janë treguar se shtojnë, disa prej tyre mjaftë shumë, rrezikun për kancer. Më poshtë mund të lexoni për ato 10 ushqimet e pashendetshme që tash e tutje asnjëherë nuk duhet ti konsumosh.
1. Organizma Gjenetikisht Të Modifikuar (OGM).
Nuk ka nevojë as të thuhet se OGM nuk kanë vend në një dietë pa-kancer, veçanërisht kur tash dihet si OGM ashtu edhe kimikalet që përdoret për ti rritur ato janë treguar se shkaktojnë zhvillim të shpejtë tumori. Por OGM gjendet gjithkund duke përfshirë këtu shumicën e derivateve ushqimor të bërë nga misri, fasulja e sojës, dhe kanola konvencionale. Por, ju mund ti shmangni ato duke përdor ushqime organike të certifikuara dhe ushqime vendore, pra ushqime që prodhohen në mënyrë natyrale pa bioteknologji. (http://www.naturalnews.com). [wp-like-locker]
2. Mishi Procesuar.
Shumica e produkteve nga mishi procesuar (sugjuk e hotdog), përmbajnë prezervativ kimik që i bënë të duken të freskët dhe tërheqëse, por ato kimikale gjithashtu mund të shkaktojnë kancerin. Si sodium nitrite dhe sodium nitrate dukshëm janë lidhur me shtimin e rrezikut të kancerit të zorrës dhe llojeve tjera të kancerit, kështu që sigurohu të zgjedhësh vetëm mish të paprekur të bërë pa nitrate dhe mundësisht nga kafsh të ushqyera me bar. (http://www.organicconsumers.org/foodsafety/processedmeat050305.cfm).
3. Kokoshka nga Mikrovala.
Janë të lehta për ti bërë por ato thes me kokoshka nga mikrovala janë të spërkatur me kimikale që lidhen me shkaktimin e jo vetëm shterpësisë (infertilitetit – paaftësi për të lind fëmijë) por gjithashtu edhe kancer të mëlçisë, testikujve dhe pankreasit. Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Ambientit (EPA) e njeh acidin perfluoroktanoik (PFOA) që gjendet në kokoshka nga mikrovala si “ndoshta” karcenogjenik, dhe disa studime të pavarura e kanë lidhur këtë materie kimike si shkaktues tumori. Njëjtë edhe kimikali diacetil që përdoren në kokoshka është lidhur me dëmtim të mushkërive dhe shkaktim të kancerit. (http://www.drweil.com/drw/u/QAA400701/microwave-popcorn-threat.html).
4. Soda pop – Pijet e karbonizuara.
Ashtu si mishi i procesuar edhe pijet e karbonizuara janë parë se shkaktojnë kancerin. Të stërmbushura me sheqer, kemikale ushqimore dhe ngjyra, pijet e karbonuara acidifikojnë trupin dhe, thënë fjalë për fjalë, ushqejnë qelizat kancerogjene. Kimikalet e zakonshme të këtyre pijeve si ngjyra karamele dhe derivati saj 4-methilimidazole (4-MI) gjithashtu janë lidhur në mënyrë specifike si shkaktues kanceri (http://www.naturalnews.com/031383_caramel_colorinng_cola.html)
5. Ushqimet dhe pijet Dietale.
Ushqimet dhe pijet të etiketuar si “Diet” janë akoma më të këqija se sa pijet e gazuara konvencionale të ëmbëlsuara me sheqer. Një studim shkencor i publikuar nga Autoriteti Evropian Për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) i bërë me më shumë se 20 studime të ndara ka zbuluar se aspartame, njëri nga ëmbëlzuesit më të zakonshëm artificial, shkakton një mori sëmundjesh duke përfshirë këtu edhe defektet e lindjes e gjithashtu edhe kancer. Sukraloza (Splenda), saccharin dhe lloje tjera ëmbëltuese artificial gjithashtu janë lidhur me shkaktimin kancerit. (http://www.dailymail.co.uk)
6. Mielli i bardhë i rafinuar.
Mielli i rafinuar është përbërës i zakonshëm në ushqimet e procesuara por përmbajtja e tepruar me karbohidrate është arsye serioze për tu brengosur. Një studim i publikuar ne revistat Cancer Epidemiology (Epidemologjia Kancerit), Mile Markers, dhe Prevention, tregon se ka zbuluar se konsumi i rregullt i karbohidrateve të rafinuara është lidhur me 220 përqind rritje të kancerit të gjirit tek gratë. Ushqimet me sasi të lartë glicemine në përgjithësi janë parë që shpejt rrisin nivelet e sheqerit në gjak, që drejtpërsëdrejti ushqen zhvillimin dhe përhapjen e kancerit. (http://www.naturalnews.com/001812_cancer_prevention.html).
7. Sheqernat e Rafinuara.
E njëjta vlen edhe për sheqernat e rafinuara të cilat dihet që shpejt rrisin nivelet e insulinës dhe ushqejn zhvillimin e qelizave kancer. Ëmbëltues e pasur me fruktozë si shurupi misri me shumë fruktozë (High-fructose corn syrup) janë tejet ofensive pasi që qelizat kancer janë parë që shpejt dhe me lehtësi metablizojnë ato në mënyrë që të përhapen. Dhe pasi që biskotat, tortat, sodat (pijet e gazuara), lëngjet, soset dhe drithërat e shumë ushqime tjera të popullarizuara, shumica të procesura, janë të stërmbushura me HFCS dhe sheqerna tjera të rafinuara, kjo ndihmon të sqarohet se përse përqindja e rasteve të kancerit është në rritje kohëve të fundit. (http://www.naturalnews.com/038071_cancer_sugar_sweets.html)
8. Mollët,rrushi i zakonshëm dhe frutat tjerë ‘të fëlliqur’.
Shumica mendojnë se po hanë shëndetshëm kur blejnë molla, rrush apo dredhëza nga një dyqan. Por, vetëm nëse këto ushqime janë organike dhe pa pesticide, edhe këto mund të jenë të rrezikshme si shkaktuese kanceri. Grupi Punues Ambientar (Environmental Working Group) ka zbuluar se deri në 98 përqind e të gjitha prodhimeve (frutave dhe perimeve) të zakonshme e në veçanti lloji i atyre frutave që bëjnë pjesë në listën e frutave ‘të fëlliqur’, janë të kontaminuar me pesticide që shkaktojnë kancerin. (http://www.ewg.org/foodnews/list/).
9. Peshku Salmon i Kultivuar.
Salmoni i kultivuar është një tjetër ushqim me rrezik të lartë kanceri, kjo sipas Dr. David Carpenter, Drejtor i Institutit për Shëndetësi dhe Ambient pranë Universitetit Albani. Sipas vlerësimeve të tij, peshkut salmon të kultivuar jo vetëm që i mungon vitamina D, por është gjithashtu i kontaminuar me kimikale karcinogjene si PCB (polychlorinated biphenyls), mbrojtës zjarri, pesticide dhe antibiotik (http://www.albany.edu/ihe/salmonstudy/pressrelease.html).
10. Vajrat e Hidrogjenizura.
Ato zakonisht përdoren për të ruajtur ushqimet e procesuara dhe zgjat afatin e përdorimit në rafte dyqanesh. Por vajrat e hidrogjenizuara ndryshojnë strukturën dhe fleksibilitetin e membranës qelizore nëpër gjithë trupin, e kjo mund të shpie tek një mori sëmundjesh dërrmuese si vet kanceri. Disa fabrikues po e nxjerrin jashtë përdorimit vajrat e hidrogjenizuara dhe po zëvendësojnë at me vaj palme dhe alternativa tjera më të sigurta, por trans yndyrat akoma gjerësisht përdoren në ushqime të procesura. (http://www.naturalnews.com/010095_hydrogenated_oils_unhealthy.html). [/wp-like-locker]
Pëlqe dhe Shpërndaje në Facebook, Goole + dhe Twitter, e rrjete sociale tjera për informim sa më të gjërë.