Ushqimet E Pasigurta Per Foshnjen Tuaj

4
2119

Sa me shume qe rritet foshnja aq me shume i shtohet dëshira per te provuar gjera nga pjata juaj dhe ju gjithashtu deshironi ta njoftoni me gjera ushqimore te reja. Por jo te gjitha ushqimet jan te sigurta per foshnjën tuaj. Disa jan rrezik per ngufatje e disa tjerë nuk jane te mire per foshnjën stomaku e te cilëve është ende ne zhvillim e sipër.

Ushqimet qe duhet shmangur: 4 deri 6 muaj

Te gjithe ushqimet e ngurta: Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon ushqim vetem me gji apo formule (qumesht per femij) per gjashte muajt e pare.

Ushqimet qe duhet shmangur: 4 deri 12 muaj

Mjalti: Mjalti mund strehon spore te Clostidium botulinum, te cilat shkaktojne botulizmin qe eshte helmim fatal nga ushqimi qe karakterizohet me turbullim, vjellje, pamje te dobet, dobesim te muskujve dhe plogështi. Tek te rriturit trakti intenstinal mund te parandaloj rritjen dhe shumimin e ketyre sporeve por tek foshnjet keto spore mund te rriten dhe prodhojne toksin qe kercenon jeten e foshnjes.

Gjalp Kikiriku: Permbajtja ngjitese e gjalpes se kikirikut mund ta vështirësoje përpirjen e sigurt tek femijet e vegjel.

Qumesht Lope: Vazhdo me ushqim gjiri apo formule deri ne ditelindjen e pare te femis. Pse? Foshnja juaj nuk mund te tret qumeshtin e lopes gjate vitit te pare dhe nuk i ka te gjithe materiet ushqyese qe i duhen foshnjes e perveq tjerash permbane minerale ne sasi qe mund t’i demtoj veshket e foshnjes.

Kujdesi nga rreziqet e ngufatjes.

Cope te medha: Pjeset e vogla te ushqimit jane te sigurta – nuk mbesin ne fytin e foshnjes suaj. Perimet sikur karrota, selino, dhe grosha gjelber duhet te copetohen, grihen apo zihen dhe priten. Prisni frutat sikur rrushin, domated e kuqe dhe frutat tjera para se ti servoni. Prisni copezat e mishit apo djathit ne copeza shume te vogla apo grini.

Ushqimet e vogla dhe te ngurte: Kokrrat e arres dhe kikirikut, bombonet, rrushi thare, ushqimet tjera te vogla dhe thara dhe farat jane rrezik potencial per ngulfatje.

Ushqimet e buta: Ushqimet e buta sikur alta (marshmallow) dhe xhelatinet mund te ngecin ne fytin e femis tuaj.

Masa preventive shtese qe duhet keni parasysh:

  • Mos lejo femin qe te han ne veture. Eshte veshtire ta mbikqyresh gjersa ngasni automjetin.
  • Nese femiju perdor gome per daljen e dhembeve shikoje me kujdes pasiqe mund te mpij fytin e femis dhe keshtu shkakton pengesa ne perbirje.

Ushqimet qe duhet shmangur: 12 deri 36 muaj

Rreziqet e Ngulfatjes: Edhe pse femiju juaj po behet dita dites me i aft per te ngren prapeseprape egziston mundesia qe te ngulfatet nga ushqimi tij. Vazhdo te shmangesh rreziqet e ngulfatjes te permendur me larte dhe shkurajo femin tuaj qe te haje gjersa eshte duke ecur, shikuar TVn apo duke bere cfardoqoft tjeter qe mund te shperqendroj ate nga ushqimi tij.

Ushqimet qe duhet shmangur: mosha 3 e siper

Rreziqet e Ngufatjes: Femiju juaj tashme eshte nje ngrenes shume kompetent por ju ende duhet te keni sysh per copeza te ushqimit nga te cilat mund te ngulfatet. Vazhdo duke coptuar ushqimin e tij ne copeza te vogla e veqanarisht gjerat sikur rrushi dhe copeza te mishit qe te cilat plotsisht mund te bllokojne rruget e frymemarrjes.

Vazhdo duke shmangur kokoshkat (popkorn), kokrrat si arra e kikiriku dhe qamqakezat. Dhe shkurajo femin tuaj qe te haj gjersa eshte i shperqendruar.

Infot e fundit rreth alergjive te femijeve

Mjeket me pare rekomandonin pritje derisa femiju mbush nje vit apo edhe me teper per te perfshire ushqime te ngurta qe gjithashtu jane edhe alergjent te zakonshem e veqanarisht tek femijet me rrezik per alergji. Por Akademia Amerikane E Pediaterve ka ndryshuar ket qendrim mu pershkak se studimet tregojne se keto vonime ndoshta nuk ndihmojne ne parandalimin e zhvillimit te alergjive.

Prape se prape eshte ide e mire qe keto ushqime te ngurta tu ipen femis gradualisht duke pritur me disa dite qe te fusesh dicka tjeter ne menyn e femis keshtu duke siguruar qe femia nuk reagon ndaj tyre. Dhe nese besoni se femiu juaj ka gjasa te ket alergji nga ushqimet – per shembull nese alergjit jane pasues ne familje – shqyrto me mjekun e femis per te percaktuar strategjin me te mire te perfshirjes se ushqimeve alergjenik sikur vezet, qumeshti, gruri, soja, peshku dhe ushqimet tjera.

Keni parasysh se nuk ka falje tek moskujdesi ndaj femis andaj keni kujdes.

Ndani kete me te tjeret e sidomos me ato qe presin te lindin femin e tyre te pare.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

4 KOMENTET

  1. pershendetje admin.jam nje nene e re,femija im sapo ka mbushur 4 muajsh dhe deri tani e kam ushqyer vetem me qumeshtin e gjirit,.me peshen eshte mire 7,3 kg tani qe beri 4 muajsh.do doja te dija nese duhet ti filloj ndonje ushqim shtese dhe cilat jane ushqimet e para qe mund te perdore per femijen tim.me respekt.arbana

    • Arbana, vazhdo usheh femijen me qumesht gjiri dhe fillo ti japesh nga pak ushqime te zakonshme dhe bile edhe nga ato qe vet i han. Gjithashtu mundesh tash te fillosh ti japesh ushqime me perberje frutash qe zakonisht i gjen edhe ne supermarkete.
      Ju pershendes dhe uroj cdo te mire per ju.

  2. pershendetje desha tpys se per foshnjen 6 muajshe esht me ushqim plotsues pemet dhe perimet a e humbin vitaminat nese zihen dhe si esht ma mir per pergaditjen e pemve dhe perimeve per foshnjen 6 muajshe qe vitaminat te mos humbin ti pergatis te ziera apo te pa ziera flm permirkuptim

    • jehona, duhet te kesh sukses me foshnje dhe te mos i dhesh ushqime te forta te cilat nuk mund te pertyp (pa dhemb) keshtu qe zbuti duke i zier dhe me pas shtypi para se ti dhesh foshnjes per te ngrene. KUJDES, shume KUJDES. Shendet per ty dhe per foshnjen.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.