Në shumicën e rasteve janë gjërat që ndodhin gjatë ditës që ju mbajnë të zgjuar. Është me rëndësi që të dini (shkruaje, mos u mundo ta mbash mend) se çka ke ngrënë dhe kur e ke ngrënë? Herët a vonë i ndodhë gjithsekujt: smund të fle. E atëherë kur të nxë gjumi alarmi bie dhe duhesh të zgjohesh, por, ti nuk mundesh. Ti vet e din se si dukesh kur në fund ia del të zvarritësh veten nga shtrati?
Nuk po mund të imagjinosh pse nuk të zuri gjumi? Mendo se çka ke ngrënë apo pir, thotë Elizabeth Somer autore e librit The Food & Mood Cookbook. Cilido nga ushqime në vijim mund të lërë trupin tuaj në një rrugë jo të lehtë për orë të tëra.
Ushqimet Djegëse
Hudhër, specat dhe biberi djegës e gjithashtu edhe ushqimet tjera djegëse janë të shijshme kur hahen, por ato mund të të mbajnë të zgjuar me djegie stomaku apo mostretje.
Një Darkë e Madhe
Një sistem i tretjes tejet i ngarkuar merr orë të tëra për tu qetësuar. Kur gjumi është kritik, bëje drekën ushqimin më të madh tuaj, dhe kënaqu me një darkë të lehtë jo më shumë se 500 kalori herët në mbrëmje.
Perimet e Rrepta
Ha ato ushqimet e mira për ty por me gaz – fasule, lulelakra, brokoli, lakra Brukseli – në mes të ditës. Një stomak plot me gaz mund të mbaj këdo të zgjuar tërë natën.
Të Ngrënit e Shpejt
Relaksohu dhe kënaqu me ushqim për të shmangur ajrin, një shkaktar tjetër i zakonshëm i problemeve të barkut gjatë mesnatës.
Pirja gjatë natës
Alkooli të bën të ndjehesh i fjetur në fillim por më vonë pengon gjumin dhe shpien në gjumë me zgjime të shpeshta dhe parehati. Një gotë verë gjatë drekës nuk të bën dëm, përderisa nuk e bënë një gjë të tillë dy orë para kohës së gjumit.
Kafe pas mëngjesit
Kafeina mund të mbes në trupin tuaj deri në 12 orë. Kështu që nëse shpesh je me sy hapur në shtrat kur duhesh të kesh të mbyllur, sigurohu që të jesh pa kafeinë në gjak për së paku 12 orë. (Gjithashtu kapërce çajin, çokollatën, kolat, apo fajtorë tjerë që përmbajnë kafeinë). Akoma po shikon orën në 2 të mëngjesit? Provo të mos pish kafe dhe shmang produktet që përmbajnë kafe për 2 javë. Nëse e zbulon se me të vërtet po flini më mirë, atëherë keni gjetur përgjigjen. Kafeina nuk duket të jetë miku juaj. Nëse rezultatet janë të përziera, “Provo të fusësh prapë një apo dy filxhan kafe apo çaj në mëngjes dhe shiko se çka ndodhë,” thotë Somer. “Por nëse pagjumesia kthehet, ndërpriteni.”
Ti bësh nga 6 deri 8 ore gjumë gjatë natës nuk ti bën vetëm sytë më të bardhë, edhe lëkura kënaqet, dhe mendja bëhet më e mprehtë, e gjithashtu mund të bëj të dukeni deri 3 vjet më i ri apo më e re nëse je femër e po e lexon këtë.
Vellau han shummm shpejt buk e han shummm po nuk trashet ndoshta e ka si mirret me fiknes .ushtron shummmvrapon shummm
Vellau perpos qe merret me ushtrime ai sigurisht e ka edhe metabolizmin e forte.
pershendetje. ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje te sakte. kam pas nje fytyre te paster jashte mase. ka te pakten 5 muaj qe me kane dale ca puqrra qe me shqetesojne jashte mase. ne pjesen e ballit, dhe te mjekra. nuk jane shume po kam frike se me perhapen. a thua duhet te bej ndonje vizite mjeksore. ne nese po, me informoni se ku. kam besim te ju.
@ANA: ndoshta per shkak te dietes dhe stresit qe keni tash… bej nje vizit mjeksore dhe shiko se cfar jane dhe ndoshta edhe te tregon arsyen pse te kan dal keto puqrra. Shendet dhe suksese
dua te di si te hupi pesh jam 14 vjeqe dhe kam pesh te terpuar me ndimioni ju lutem si ta zgjidhi ket problem
besoj se ke lexuar njerin nga artikujt qe kam shkruar se si te humbim peshe dhe e ke pare se ne te gjithe eshte permendur se per te humbur peshe duhesh qe te hash me pak se sa hargjon. Ha sa me shume peme dhe perime, pi uje se paku 1.5l gjate dites, shmang embelsirat, shmang buken e shpies e cila ka 0 vlera ushqyese dhe ne fund leviz sa me shume qe mundesh. Vrapo nese mundesh per 30 minuta ne dite. Nese kurr nuk ke vrapo me perpara fillo me ecje nga 30 min ne dite per javen e pare e pastaj vazhdon me vrap. Kjo eshte pra menyra me e shpejte…. pershendetje
Fatosi