Ushtrimet E Bejne Duhanin Me Pak Te Deshirueshem Per Duhanpiresit

0
2288

Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj. Ndoshta nuk është diçka që ju bën të çuditeni kur dëgjoni se ushtrimet ndihmojnë që të leni duhanin dhe ndoshta qysh moti keni dëgjuar për këtë dhe për pasojat e duhanit. Por një studim që është bërë së fundi ka diçka më shumë për të thënë. Ky studim nga Univerziteti Exter është unik në atë se tregon efektet e ushtrimeve në imazhe të pirjes së duhanit. Vazhdojmë më tutje…

  • Studimi – i publikuar ne Revisten Addiction, ka shikuar 20 duhanpirës mesatarisht të rëndë. Duhanpirësit nuk kanë pirë duhan për 15 orë para testit.
  • Të gjithë pjesëmarrësve u janë treguar imazhe që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit dhe imazhe neutrale para se ata ose bënin 15 minuta qëndrim ulur apo ushtrime mesatare në biçikletë të palëvizshme.
  • Më pas atyre prapë u janë treguar imazhet. Ekipi hulumtues ka përdorë teknologjinë e fundit të përcjelljes së lëvizjeve të syrit. Ata mundën të tregonin jo vetëm gjatësinë e kohës që njerëzit shikonin imazhet që kishin të bënin me pirje të duhani por edhe se sa shpejtë fotot me cigare arrinin të rrëmbenin vëmendjen e tyre krahasuar me imazhet që skishin të bënin me pirje të duhanit.
  • Studimi ka treguar një ndryshim prej 11% në atë se sa gjatë ata që ushtronin kundrejt atyre që nuk ushtronin shikonin në imazhet që kishin të bënin me pirje të duhanit.
  • Gjithashtu, pas ushtrimeve, pjesëmarrësve iu duhej më shumë kohë që të shikonin në imazhe që kishin të bënin me pirje të duhanit.
  • Kështu pra ushtrimet duken të zvogëlojnë fuqinë e atyre imazheve që të rrëmbejnë vëmendjen e atyre që ushtrojnë.

Shumë studime deri më tani kanë konfirmuar se ushtrimet mund të zvogëlojnë dëshirën dhe përgjegjësin ndaj sinjaleve të pirjes së duhanit, prandaj nëse dëshiron ta lësh duhanin ushtro.

A i ka ndodh dikujt nga ju që të përdor ushtrimet apo çfarëdo lloji të aktivitetit fizik për të lënë duhanin?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.