Vaji Peshkut është një suplementar që miliona njerëz përdorin çdo ditë mbarë botës duke shpresuar se do ulin rrezikun e sëmundjes së zemrës. Por së fundi një shqyrtim i hulumtimeve sugjeron se vaji i peshkut mund të mbroj edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit.
Studiuesit Kinez kanë shikuar në mbi 21 studime dhe kanë gjetur se një përdorim i lartë i vajit të peshkut, jo domosdoshmërisht vet peshku, dukej se ishte i lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë gjatë jetës. Në mënyrë specifike ata zbuluar se konsumi i lartë i acideve yndyrore që gjenden në vaj peshku ishte i lidhur (asociuar) me 14 përqind zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë post-menopauze.
Nëse kjo del të jetë e vërtetë atëherë kjo lidhje duket të ketë implikime të mëdha për gratë dhe shëndet tyre. Kanceri gjirit është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar në Amerik, dhe njëherit edhe kanceri më vdekjeprurës, kjo sipas U.S Centers for Disease Control and Prevention.
“Këto zbulime mund të kenë implikime në shëndetit publik për parandalimin e kancerit të gjirit përmes ndryshimeve dietale dhe në jetë-stilit,” shkruan autorët në studimin.
Përderisa është e ditur se një jetë dhe dietë e shëndetshme zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, studimet e mëparshme kanë arhë në një përfundim ndryshe kur bëhet fjalë për konsumimin e vajit të peshkut dhe rrezikut të kancerit në gji.