Shkenca ende në Gjumë Në Lidhjet Shëndetësore të Vajit Të Peshkut
Një gjë shumë mirë e dimë është që të përfshish vaj peshku në dietën tuaj është mirë për shëndetin tuaj, diçka që tani rekomandohet nga të gjithë nutricionistët. Por dobitë nga suplemet nga vaji peshkut ende janë të paqarta edhe pse kjo prapëseprapë nuk ka ndaluar vajin e peshkut të bëhet një biznes i madh siç është.
Sipas Nutrition Business Journal, Amerikanët shpenzuan 739 milion dollar në suplementar me vaj peshku në vitin 2008. Proponentët kryesisht kanë shquar atë si të shëndetshëm për zemër, dhe studimet e mëparshme gjithashtu kanë treguar efektet e peshkut dhe vajit të peshkut në rrezikun e kancerit të gjirit.
Por ky hulumtim ka qenë më pak se konkluziv. Në njërën anë, dy studime të mëdha prospektive dhe disa studime kanë sugjeruar rreth efektit mbrojtës në rrezik të kancerit të gjirit. Në anën tjetër, një numër studimesh nuk kanë gjetur lidhje (asocim) të till.
Dr. Kathy Helz, eksperte e kancerit të gjirit dhe drejtoresh e Qendrës Për Parandalim dhe Hulumtim në Mercy Health Services në Baltimore, tha se janë të paqarta arsyet pas zbulimit që suplement me vaj peshku ishin lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit kurse vetë konsumi i peshkut nuk është lidhur (asociouar).
Ajo gjithashtu e quajti lidhjen mes vajit të peshkut dhe parandalimit të kancerit të gjirit si “modest” dhe tha se është akoma herët të themi se këta suplementar meritojnë tërë këto merita.