Ne të gjithë pajtohemi se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin tuaj dhe atyre rreth jush (një arsye pse irritohem kur më duhet të marr frymë në dhomë ku dikush pi duhan apo vende ku pihet duhani!). Por, një shet e ka quar këtë në ekstremitet duke e përjashtuar nga secili vend…. edhe në shtëpitë tuaja. Ndeze nëse do të arrestohesh!
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se në shtetin Budist Bhutan, pirja e duhani konsiderohet e keqe për karmën tuaj. Ky vend ka përjashtuar të gjitha produktet e tabakos që nga viti 2005, por kur tash është shtuar kontrabanda e tabakos nga India, autoritetet u kanë dhënë të drejtë policëve të futen në shtëpi dhe arrestojnë duhanpirësit.
OK, është e kuptueshme që njerëzit duhet ta lënë duhanin, por të arrestohesh pse e ke ndez një cigare? Kjo është çmenduri deri në ekstrem.
Sidoqoftë, çfarë është përgjigja kur lexojmë raporte që duhani i dorës së dytë ka dëmtuar shëndetit e mushkërive të fëmijëve në një apartament (banesë). Çfarë është mendimi juaj kur bëhet fjalë për efektet e pirjes së duhanit dhe lirinë personale?