Vitamina C është me plot fjalën është një mrekulli. Hulumtimet në përbërësit e kësaj vitamine që forcojnë imunitetin janë ekstensive. Sistemi imunitetit të trupit tuaj ofron mbrojtje nga një mori virusesh dhe sëmundje shëndetësore, për këtë është e rëndësisë së veçantë që të forcohet sistemi imunitetit të trupit tuaj në mënyrë që të shtohet aftësia e shmangies së shumë sëmundjeve. Trupi juaj bëhet i cenueshëm ndaj viruseve dhe rezulton në sëmundje kur keni imunitet të dobët. Mënyra më e mirë e forcimit të imunitetit është duke e përmirësuar mënyrën e të ushqyerit.
Vitamina C më e mira për imunitet
Vitamina C është vërtetuar si vitamina më fuqishme e forcimit të imunitetit të trupit tuaj. Kjo vitaminë mund të merret nga frutat dhe perimet siç janë: lulelakra, portokajtë, kivi, hudhra, lakra, speci kuq, majdanozi, papaja, guava, brukoli, patatet, spinaqi, lakra Brukselit dhe domatet. Vitamina C funksionon duke shtuar në trupin tuaj rruzat e bardha të gjakut e gjithashtu edhe antitrupat. Gjithashtu shton numrin e interferonit një antitrup i rëndësishëm që mbulon sipërfaqen e qelizës dhe parandalon hyrjen e viruseve. Ofron mbrojtje ndaj sistemit të imunitetit tuaj duke inkurajuar aktivitetin e qelizave të sistemit të imunitetit duke përfshirë këtu edhe neutrofilet dhe fagocitet.
Vitamina C i ndihmon sistemit të imunitetit në dy mënyra. I largon pushtuesit e jashtëm nga trupi juaj dhe ndihmon në zbulimin e ndonjë shenje tumori në trupin tuaj. Është komponent i rëndësishëm i kolagjenit, i cili mundëson atë që t’i ndihmoj masave mbrojtëse të imunitetit në shumë mënyra. Lëkura juaj që është e përbërë nga kolagjeni ofron vijën e parë të mbrojtjes kundër çfarëdo pushtuesi të jashtëm. Kolagjeni pik së pari parandalon bakteret dhe viruset që shkaktojnë sëmundje që të futen në trupin tuaj.
Vitamina C është esenciale për ty që të kesh shëndet të mirë. Duke qenë e tretshme në ujë trupi juaj nuk është në gjendje të ruaj (deponoj) vitaminën në sasi adekuate. Kështu pra është me rëndësi që ti të marrësh dozat e kërkuar të kësaj vitamine çdo ditë. Në ambientet e sotme të ndotura është e rëndësishme që trupi juaj të ketë mbrojtje të fuqishme kundër substancave toksike për të shmangur sëmundjet. E gjithashtu për të pasur një jetë aktive është me rëndësi që të kemi sistem imuniteti të fuqishëm.
Vitamina C kundër radikalëve të lirë
Vitamina C është e pajisur që të zvogëlojnë radikalët e lirë në trupin tuaj të cilët janë përgjegjës për një mori gjendjesh shëndetësore nga ato më të butat e deri tek ato më të shtira si për shembull kanceri. Të marrësh doza të larta të vitaminës C në fillim të ftohjes apo gripit është vërtetuar që zbut ashpërsinë e simptomave në një masë të konsiderueshme.
Edhe pse nga mjekët nuk rekomandohet më shumë se 500mg Vitaminë C për 3 herë në ditë, dy mjekë Dr. Steve Hickez dhe Dr. Andrew Saul kanë shkruar një libër të titulluar Vitamin C: The Real Story i cili tregon dhe mbështet arsyet për doza më të larta e gjithashtu tregon gabimet në studimet e bëra nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Amerikane.
Këto janë disa prej dobive që vitamina C, e në të ardhmën pritet që doza maksimale e lejuar të rritet ngase hulumtimet e fundit tregojnë që ia vlenë.
A demton Vitamina C veshkat?Ju lutem me ktheni nje pergjigje
Në sasi te mëdha mendohet se i dëmton por edhe kjo nuk eshte vertetu, por në sasin që rekomandohet në ditë nuk i dëmton fare.
ju lutem te me tregoni pak me shum se si eshte imuniteti i njeriut i dobet si ndihet njeriu kur i humb imuniteti…tungg flm.
po semuresh me leht, ftohesh dhe te bie gripi me leht dhe te mban me gjat e te lodh me shume